Jump to content

Mikroplastika

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Mikroplastikat janë copa shumë të vogla plastike që ndotin mjedisin. Mikroplastikat nuk janë një lloj specifik i plastikës, por ato janë fragmente të plastikës që kanë gjatësi më pak se 5 mm. Burimet nga të cilat mikroplastikat lirohen janë  nga industritë e ndryshme sikurses ajo e kozmetikës, veshjeve, paketimeve, transportit dhe shisheve të plastikës. Termi "mikroplastikë" u prezantua së pari në vitin 2004 nga Profesor Richard Thompson, një biolog detar në Universitetin e Plymouth në Mbretërinë e Bashkuar.[1]

Ekzistojnë dy klasifikime të mikroplastikave, mikroplastikat primare dhe ato sekondare. Mikroplastikat primare janë çdo fragment plastik ose grimcë që ka madhësi 5,0 mm ose më pak përpara se të hyjë në mjedis. Këto përfshijnë mikrofibrat nga industria e veshjeve, mikrobeads nga kozmetika, produktet e kujdesit personal sikurse pasta e dhëmbeve dhe kërkimet biomjekesore dhe shëndetësore. Mikroplastikat sekondare janë mikroplastikat që krijohen nga degradimi i produkteve më të mëdha plastike pasi ato të hyjnë në mjedis përmes proceseve natyrore të motit. Burime të tilla të mikroplastikave dytësore përfshijnë shishet e ujit dhe pijeve, rrjetat e peshkimit dhe qeset plastike.[2]

Sipas Fondacionit Ellen MacArthur, vlerësohet se rreth tetë milion ton plastikë derdhen në oqeane çdo vit.[3] Nërsa nga një raport i botuar në emër të Kombeve të Bashkuara pretendon se deri në vitin 2050 mbetjet plastike do të tejkalojnë peshqit në oqeanet e botës. 51 trilionë është shifra e grimcat mikroplastike të pranishme në oqeane. Great Pacific Garbage Patch, një rrymë oqeanike në të cilën mblidhen copa të mëdha mbeturinash plastike e cila gjndet ndërmjet Kalifornisë dhe Hawaiit, besohet të përmbaj 1.8 trilionë copëza plastike të cilat shtrihen në një sipërfaqe prej 617,000 milje katrorë.[3] Mikroplastikat kanë ndikim të drejtpërdrejt në jetën detare. Siç tregojnë raportet e fundit, krijesa të mëdha dhe të vogla ujore po gllabërojnë materiale plastike, duke menduar se është ushqim dhe po vdesin gjatë procesit. Mikroplastikat veprojnë si helme në zorrë, ndërsa vetë prania e tyre mund të shkaktojë probleme të rënda të tretjes që çojnë në vdekje. Po ashtu zogjtë e detit  janë të prekur: sipas hulumtimeve të ndërmarra nga Jennifer Lavers të Universitetit të Tasmanisë, çdo zog në Ishullin Lord Howe të Australisë tani posedon plastikë në stomak.[3]

  1. ^ Connor, Steve (13 korrik 2014). ""Mbeturinat mikroplastike: Ky kërcënim masiv (i vogël) për jetën e detit tani është në çdo oqean"". The Independent (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 31 janar 2021. Marrë më 4 janar 2021.
  2. ^ Cole, Matthew; Lindeque, Pennie; Fileman, Elaine; Halsband, Claudia; Goodhead, Rhys; Moger, Julian; Galloway, Tamara S. (2013). ""Gëlltitje mikroplastike nga Zooplankton"" (PDF). artikull (në anglisht): 47 (12): 6646–6655.
  3. ^ a b c Matsangou, Elizabeth (2 korrik 2018). "Duke llogaritur koston e ndotjes plastike". World Finance (në anglisht).