Jump to content

Millosh Obrenoviqi

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Millosh Obrenoviq)
Millosh Obrenoviqi

Millosh Obrenoviqi I (cirilik serbisht: Милош Обреновић; shqiptohet [mîloʃ obrěːnoʋit͡ɕ]; 18 mars 1780 ose 1783 - 26 shtator 1860) i quajtur edhe Milosh Teodoroviç (cirilik serbisht: Милош Теодоровић; shqiptohet [mîloʃ teodǒːroʋit͡ɕ nga Serbia]) Princi i Serbisë 1815 deri në 1839, dhe përsëri nga 1858 deri në 1860.

Ai mori pjesë në kryengritjen e Parë Serbe, udhëhoqi Serbët në kryengritjen e Dytë Serbe dhe themeloi Shtëpinë e Obrenoviqit. Nën sundimin e tij, Serbia u bë një principatë autonome brenda Perandorisë Osmane. Gjatë sundimit të tij, Miloš I bleu një numër pasurish dhe anije nga turqit osmanë dhe gjithashtu u bë një tregtar i shquar. Ai ishte njeriu më i pasur në Serbi dhe një nga më të pasurit në Ballkan, me prona në Vjenë, Serbi dhe Vllahi.

Kur i vdiq i ati, e ëma e tij Vishnja u martua me Obren Martinoviç tregtar bagëtish, nga i cili mori edhe mbiemrin Millosh.

Miloš Obrenović i lindur Miloš Teodorović është ndër inspiruesit e parë të Doktrinës së shejt serbe për asgjësimin dhe dëbimin e shqiptarëve nga trojet e tyre që nga ifiltrimi i popullit sllav në këto anë në shekullin XII.

Obrenoviqi konjretisht ishte inspirues i përzënjes së shqiptarve nga Qupria, Aleksinci[1] dhe pjesë tjera të këtyre anëve. Për largimin e shqiptarve nga këto troje etnike ai përdori metodat të cilat më vonë gjatë historis do të përdoren nga shumë të serb tjerë. Kjo ide më vonë filloi të institucionalizohet në qarqet shovene serbe dhe të bëhet preokupim qenësor i tyre.

Burim i të dhënave

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]