Milto Sotir Gurra
Milto Sotir Gurra (Marjan të Oparit, 16 maj 1884 - Tirana, 1972), ishte atdhetar, shkrimtar e publicisti, që botoi revistat "Shkëndija", "Zekthi", "Mituria" dhe shkroi veprat: "Rrëjenjë", "Kur rilindej Shqipëria", vëllimin poetik "Dëshirë", etj. Gjithashtu ai përktheu mjaft shkrimtarë të mëdhenj botërorë dhe është autori i të parës pjesë proze historike në letërsinë shqipe, novelës Goca e Kaçanikut.[1]
Biografia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]U lind Marjan afër Oparit në krahinën e Korçës. Vitet më krijuese të jetës i kaloi jashtë vendit: në fillim në Odesë buzë Detit të Zi, kurse më pas në Amerikë, Stamboll, Sofje dhe Konstancë. Ai bashkëpunoi aktivisht me shumë organe shtypi kombëtare e letrare në mërgim shpesh me pseudonimet Nomadhi, Gjon Zeza dhe D. Toçkas. Ndërkaq vetë qe botues apo bashkëbotues i një numri revistash të tilla si i organit politik e letrar Atdheu të Konstancës më 1912 dhe të Durrësit më 1914, i së përmuajshmes Shkëndia të Korçës më 1921, i organit satiro-humoristik Zegthi të Korçës më 1922, dhe i së përdyjavshmes Zëri i popullit të Korçës më 1922. Në këto organe Gurra botoi tregimet e para, më të mirat e të cilave qenë shkruar gjatë viteve që jetoi në Rusi. Pjesën më të madhe të jetës Gurra e kaloi në mërgim, dhe kështu e kuptonte fare mirë vetminë e mërgimtarëve. Prandaj dhe mjaft nga tregimet e tij, të shkruara me një stil narrativ pa pretendime, pasqyrojnë mallin dhe hidhërimin e shqiptarëve të jugut, të shtrënguar për të lënë atdheun e për të vajtur në mërgim për punë e jetë më të mirë. Një përmbledhje me njëzet e dy nga këto tregime u botua me titullin Plagët e kurbetit, Tiranë 1938. Milto Sotir Gurra, sikundër Mitrush Kuteli më pas, përktheu letërsi ruse, ndër të tjera vepra në prozë të Ivan Turgenievit (1818-1883), Leon Tolstoit (1828-1910), Anton Çehovit (1860-1904) dhe Maksim Gorkit (1868-1936). Dashuria e Matildes Autori: Milto Gurra ... koha kur shkrimtari yne i njohur, Milto Sotir Gurra, botoi 90 vjet me pare ne Sofie dy vellime me rrefenja, rralle here shkrimtare te tjere kane shkelur ne kete lendine te bukur, qe mbeti keshtu thuajse djerre, per t'u leruar gjate dekadave te mepastajme .ishte bashkepuntor me sotir gjiken e ndihmoi shume.
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ Kalo-Shëngjergji, Valbona (2016). Romani historik: tipologjia dhe veçantia e poetikës së tij në letërsinë shqipe (PDF). Tiranë. fq. 24. Arkivuar nga origjinali (PDF) më 13 janar 2021. Marrë më 4 janar 2021.
{{cite book}}
: Mirëmbajtja CS1: Mungon shtëpia botuese te vendodhja (lidhja)