Jump to content

Minerva (revistë)

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Minerva (1932-1936) ishte një revistë letrare, fillimisht si e përdyjavshme dhe më pas përmujore, u drejtua prej gazetarit të njohur Nebil Çika.

Revista "Minerva" mblodhi bashkëpunëtorë dhe emra të shquar të publicistikës shqiptare si Tajar Zavalani, Odise Paskali, Ikbal Çika, Stefan Shundi etj.. Sipas studiuesit Fevziu, ishte revista më luksoze e jetës moderne shqiptare botuar në Tiranë, një nga më të rëndësishmet dhe me një ndikim të madh në kulturën e jetën shoqërore të kohës. Numri i saj i parë doli më 1932 dhe u botuan 38 numra deri në vitin 1936.[1] Revista merrej kryesisht me kritikë letrare dhe recensione librash artistikë.[2]

  1. ^ Fevziu, Blendi (1996). Histori e shtypit shqiptar 1848-1996. Brezi 22. fq. 57.
  2. ^ Shuteriqi, Dhimitër (1971). Historia e letërsisë shqipe. Enti i teksteve dhe i mjeteve mësimore i Krahinës Socialiste Autonome të Kosovës.


Stampa:Cung/livadhi