Ikbal Çika
Ky artikull ose seksion duhet të përmirësohet sipas udhëzimeve të Wikipedia-s. |
Ikbale Çika (? - 1957) ka qenë gazetarja e parë dhe publiciste shqiptare,[1] e motra e Nebil Çikës dhe e shoqja e Aleks Mavraqit.
Jeta dhe kontributi
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Vitet 1925-1926, e gjejnë Ikbalen mësuese në shkollë fillore. Viti 1926 si gazetare aktive në gazetën “Demokraci”. Aty kishte hapur një rubrikë të veçantë ku në çdo numër shkruante artikuj që kishin lidhje me problemet e grave dhe vajzave. [2] [3]
Ajo dha një kontribut të rëndësishëm ne rritjen e emancipimit shoqëror dhe edukimit të gruas. Ka qenë kryeredaktorja dhe administratorja e parë e gazetës “Arbëria” dhe pronare e gazetave si “Java”, “Shpresa Kombëtare”, “Ylli i Mëngjesit” dhe “Gruaja Shqiptare”.[4]
Ajo ishte kontribuese dhe drejtuese e gazetave “Minerva”, si dhe “Arbenia”, “Rilindja e Arbërisë”, “Vullneti i Arbërisë” etj. Në gazetat që ajo drejtoi vihej re interesimi i vecantë në tema që trajtonin gruan shqiptare dhe e vinin atë në qendër[5].
Së bashku me vëllanë e saj Nebil Çika u dedikuan në luftën kundër analfabetizmit dhe kulturë, duke hapur kurse kundër analfabetizmit në qytete të ndryshme të vendit.[3]
Në mesin e viteve 30’, në revistën “Java” filluan përpjekjet për përpilimin e një ligji që i detyronte gratë dhe vajzat të hiqnin perçen e fytyrës. Kjo çështje u bë kaq publike sa mori formën e një lëvizjeje reformatore, e cila u kurorëzua me miratimin e ligjit në vitin 1937.[3]
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ↑ https://telegrafi.com/ikbal-cika-gazetarja-e-pare-shqiptare/
- ↑ ""Në periudhën e Monarkisë, revista 'Shqiptarja' shkruante se këto zonja organizuan disa gara noti dhe një garë të madhe të automobilave në Korçë…"/ Historia e panjohur e publicistes Ikbal Çika". Marrë më 2026-01-14.
- 1 2 3 Kovaçi, Raina (2026-01-11). ""Në periudhën e Monarkisë, revista 'Shqiptarja' shkruante se këto zonja organizuan disa gara noti dhe një garë të m". Memorie.al. Marrë më 2026-01-14.
- ↑ "Kopje e arkivuar". Arkivuar nga origjinali më 18 tetor 2018. Marrë më 28 mars 2019.
{{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri|language=(Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja) - ↑ https://klankosova.tv/nje-foto-e-qeshur-e-gazetares-se-pare-shqiptare/