Molla Ahmet Kalaja
Mollà Ahmet Kalaja (Shkodër, v. 15 rebiul-evvel 1294 H) ka qenë hoxhë i përmendur për patriotizmi dhe guximin e tij në gjysmën e dytë të shekullit XIX kundër reformave të Tanzimatit.[1]
Biografia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Familja e tij e kishte prejardhjen nga lagjja Kala e Drishtit, prej ku vjen edhe mbiemri i tyre. Ai vetë u shqua nga gjysma e dytë e shekullit XIX, u bë i njohur pas vitit 1850. Në fillim banonte në lagjen Ndocej, por pasi u emërua imam në Xhaminë e Rusit të Vogël, u shpërngul në këtë lagje. Mësimet teologjike i kreu në Stamboll, sipas kronikës së Daut Boriçit.[1] Porta e Lartë që nga viti 1839 -1876 vazhdonte politikën e reformave të Tanzimatit, sepse vetëm në këtë rrugë shihte daljen nga kriza e thellë politike dhe ekonomike, në të cilën ishte zhytur Perandoria Osmane. Politika e reformave të qeverisë i ashpërsoi edhe më shumë kontradiktat e papajtueshme shoqërore dhe kombëtare midis Stambollit dhe popujve të nënshtruar prej tij.
Në Shqipëri Porta vendosi t'i zbatojë reformat me disa vjet vonesë, sepse ajo e kuptonte gjëndjen e vështirë këtu dhe i druhej shpërthimit të rezistencës popullore' Reforina e Tanzimatit prekte jo vetëm pronësinë mbi tokën, por sillte organizimin e ri të administratës, shërbimin e detyrueshëm ushtarak, riorganizimin e taksave, ndryshime në fushën juridike e arsimore.
Tanzimati u solli shtresave të gjëra të popullit si në fshat, si në qytet taksa të reja më të rënda, shërbim ushtarak të zgjatur, brutalitetin e pashallarëve turq e të nëpunësve të huaj burokratë e të korruptuar.
Politika centralizuese e Turqisë i dha shkas zgjerimit të mëtejshëm të kryengritjeve popullore. Përsëri Shkodra, si qendra më e rëndësishme ekonomike e administrative e veriut të vendit, përsëriti traditën e para pak viteve si qendër e lëvizjeve popullore.
Pakënaqësive të vjetra iu shtuan edhe të rejat, të krijuara nga shpërdorimet e nëpunësve turq, të cilët, të pasigurt për të nesërmen e tyre përpiqeshin të përvetësonin sa më shumë me anë taksash të reja. Kryengritja nuk pat vonuar : në gushtin e vitit 1854 u dha sinjali përines kërkesës ultimative që iu pat dërguar valiut për trafikun e paskrupullt të drithit. Është e njohur revolta e gierë popullore nën udhëheqjen e klerikut të mirënjohur Sheh Shamia. Vegjëlia e armatosur pat shpërthyer në atë demostratë të fuqishme nën udhëheqjen e Shehut të ditur, por ai pat dhe përkrahjen e tre përfaqësuesve të elitës intelektuale, siç qenë tre klerikët: Sali ef. i Madh, Sali ef, i Vogël (H.Sali Hylja) dhe M.Ahmet EL Kalaja, emri i të cilit shfaqet për herë të parë në zhvillimet politike të kohës. (në kronikat e kohës del dhe me emrin Ahmet Fahri ef.).
Ahmet Efendi Kalaja rridhte nga familja Kalaja, zbritur në qytet nga lagjja "Kala" e fshatit Drisht të Postrribës. Në ditarin e tij D.Boriçi shënon se në vitin 1844 e ka takuar Ahmet Kalanë para se të nisej për në Stamboll dhe i ka dhënë një shumë të hollash për t'i blerë libra. Kuptohet që Kalaja ishte atje për studime teologjike, por vinte për pushime. Edhe në pranverën e vitit 1846 ndodhej atje. Pas kësaj përvoje, kur u kthye në atdhe, filloi karrierën e imamit më së pari në xhaminë e lagjes "Ndocej", pastaj në xhaminë e Begos.
Një ndër kërkesat e revoltës së vitit 1854 pat qenë zëvendësimi i Masar Pashës, çka qe realizuar. Koniukturat politik-e e detyruan Portën e Lartë të ndiqte taktikën e lëshimeve, në pritmëni për të larë hesapet me organizatorët e kryengritjes së mësipërme. Rasti nuk vonoi: në vitin 1856 u mbyll konflikti me Rusinë dhe në Shkodër arriti ekspedita ushtarake e kryesuar nga Mustafa Teufik Pasha me një fuqi prej 10 mijë trupash. Pashai i ri mori masa ndëshkimore ndaj prijësve të ngjarjeve të vitit 1854, si dhe të aksioneve të tjera që kishin cënuar autoritetin e qeveritarëve turq.
Në grupin e të arrestuarve, krahas Hamz Kazazit, vëllezërve Hoti, etj. dhe tre hoxhallarëve të njohur, Sali ef. i Madh, Sali EL i Vogël, J.Tabaku, bënte pjesë edhe Ahmet Kalaja; të gjithë u intemuan në Stamboll, të shoqëruar me kalorës. Gjatë udhëtimit qenë trajtuar në mënyrë të tillë, saqë vetë instancat më të larta të kryeqytetit ua tërhoqën vërejtjen shoqëruesve të zellshëm jashtë mase. Në fundin e vitit 1859, disa prej të intemuarve u liruan, ndër ta ishte dhe M.Ahmeti. Më poshtë pojapim fragmente të dy këngëve popullore, ku i bëhetjehonë intemimit të prijësve të lartpërmendur, si dhe persekutimit të tyre çnjerëzor:
"Aferim, Molla Ahmet Kalaja,
Hamz Kazazit i jep fetva,
Kur të dalim te Shuraja,
Me shtatë krajlat kam dava.
Kur asht ra sahati ndanë
Hamz Kazazin e kanë nxanë
E çelë dita në Tiranë
Hallkat në qafë, prangat në kambë" 2)
Në praktikën e Portës së Lartë ishte normale që një personaliteti të persekutuar, pas goditjes, t'i jepej edhe dorajo vetëm për ta neutralizuar në të ardhmen, por edhe për konsum politik përballë opinionit. Sipas një kronike 3) të intemuarvet që u falen nga Sulltani, iu paguan shpenzimet e udhëtimit (kthimit), kurse A.Kalasë dhe një rrogë mujore 500 groshësh. Mirëpo krejt rrjedha e jetës së mëvonshme dëshmon se A. Kalaja qe koherent me vetveten deri në fund.
Pas Luftës së Krimesë (1 853-56) Rusia u bëri thirrje të hapta popujve sllavë, që të hidheshin në luftë kundër Turqisë. Malazeztë, në luftën e tyre të drejtë për të bashkuar trojet e veta të pushtuara nga Turqia, lakmonin të aneksonin edhe trojet tona me popullsi shqiptare të pastërt etnikisht. Gjendja e keqe ekonomike që përjetonin fiset malazeze i shtynte ata të grabisnin toka, kullota, bagëti, duke provokuar shkaqe konfliktesh të vazhdueshme në zonat kufitare.
Interesi i politikës turke ishte që të nxiste vazhdimin e këtyre grindjeve, veç deri në atë gradë, sa të mos cënohej seriozisht kufiri shtetëror. Në këtë rast shfrytëzohej atdhedashuria e shqiptarit, i cili, ndër dy të këqija, më të pranueshme zgjidhte të dytën, dmth të radhitej përkrah turqvet, kundër malazezve. Kjo ishte edhe një nga arësyet që malësorët e Mbishkodrës gëzonin disa privilegje, si: mbajtja e armëve, mosrekrutimi në ushtri për të qenë kurdoherë në gatishmëri në mbrojtje të kufinive.
Një situatë kritike u krijua me rastin e luftës turko-malaziase të vitit 1862. Grupi i vullnetarëve shkodranë që shkuan në Kërnicë, pas një beteje të përgjakshme pësoi humbje të ndjeshme. Në këtë kohë u shkrua në Vraninë dhe epopeja e Oso Kukës, akti vetëmohues i të cilit u shndërrua në legjendë. Në këtë vit shkodranët morën pjesë dhe ne një aksion tjetër luftarak, në zonën e Shpuzës, ku disa herësh janë zhvilluar përleshje të forta. Këtë radhë në betejën për mbrojtjen e Katundit të Ri, në krye të vullnetarëve u vu Ahmet Efendi Kalaj a. Është hera e dytë që i njëjti klerik, brenda një harku kohor jo të gjatë pas 8 vitesh, na shfaqet në ballë të luftëtarëve, përsëri kundruall rrezikut, sepse për të dashuria për "vatanin" ishte një me idealin fetar. Këtë mbështetin edhe vargjet popullore kushtuar kësaj lufte:
Molla Ahmet Efendia
Gajret bani me shkodranë,
Ulqinaku e hazbia (vullnetarët-N.B.)
I këcyen tabes anë për anë.4)
Të dhënat e traditës na ndihmojnë që ta kemi sa më të plotë parafytyrimin tonë mbi personalitetin e A. Kalasë. Kulturës së ti duhet t'i shtohet, krahas përkushtimit fetar dhe atdhedashurtsë së thellë, aftësia e tij për ta sugjestionuar masën e luftëtarëve me gojtarinë e tij të spikatur, me entuziazmin spontan, me besimîn në kauzën dhe me shembullin personal. Thuhet se në një moment dekurajimi të luftëtarëve ai diti ta zotërojë situatën, doli para tyre dhe mbajti një fjalim të zjarrtë, që e mbylli me thirrjen : "Ai që vdes sot për vatanin, i ka të çeluna dyert e xhenetit". Mjaftoi ky predikim dhe trimat u hodhën në sulm furishëm, që u solli atyre fitoren pas përleshjes së përgjakshme. 5)
Tradita gojore ka fiksuar dhe në episod tjetër lufte, ku guximi dhe vetëbesimi i protagonistit merr përmasa jo normale, sepse mveshet me tisin e mrekullisë: "Në luftën e Shpuzës malazestë po qëllonin me artileri dhe rrezikohej të hidheshin në erë arkat e municionit. A.Kalaja, pa iu trembur syri, shkoi e u ul pikërisht mbi arkat. Kur gjylet binin rreth e rrotull dhe ushtarët shikonin me ankth se, kur mund të ndodhte katastrofa, myderrizi indiferent nuk tundej nga vendi dhe çdo gjyle që i kalonte mbi kokë, e shoqëronte me një buzëqeshje mospërfillëse". Kështu turma i mveshte atij atributet e një shenjti.
Në vitin 1863 e gieimë profesor në Ruzhdien e qytetit, sëb shku me Sali Ef. e Madh dhe J.Tabakun si anëtar i Komisionit Provues.
Dihet që turqit kishi si pikësynim realizimin e reformave të Tanzimatit aq më tepër që, për vetë specifikën e Shqipërisë Veriore, kishin ecur fare pak. Nxitës i shumë revoltave, protestave e përleshjeve qe karakteri centralizues i reformave që, me masat e reja shtërnguese politike, ekonomike, juridike, prekte interesat e shumicës së popullatës shqiptare. Me këtë rast reagimi i masës qytetare e fshatare qe mjaft i fortë dhe i suksesshëm, saqë herëpashere reformat pezulloheshin, ndërsa pashallarët turq ndryshoheshin vit për vit.
Duhet pasur parasysh se në grumbullin e reformave centralizuese kishte edhe masa të atilla, që larg karakterit shtëmgues, i jepnin dorë zhvillimit shoqëror dhe kulturor. Me dt. 10. 1. 1869 erdhi si vali i Shkodrës gjenerali turk Esat Pasha, me një bagazh kulturor evropian, si pasojë e studimeve jashtë shtetit.7) Në vazhdën e politikës së parardhësve të vet, edhe ky vali shpalli paketën e masave të reja. Ndërsa karakteri i masave të reja nuk dihet, është i njohur fakti që kundër vendimeve të qeveritarit po përgatitej një Iloj peticioni për t'ia dërguar qendrës, duke kërkuar shkarkimin e tij. Agjentura e tij ra në gjurmët e peticionit, e shtiu në dorë, pasi ishte plotësuar me nënshkrimet përkatëse, duke mbetur.-Ië zotërim të guvematorit të indinjuar prova komprometuese.
Sipas kronikës së M. Sirrit 8), menjëherë u kalua në arrestimin e nismëtarëve, midis të cilëve figuronte edhe myderrizi Ahmet Kalaja (në tekst : Ahmet Fakri efendi). Në mes të infortnatorëve bënte pjesë dhe D.Boriçi, atëherë drejtor arsimi, mirëpo me anë të një alibie të sajuar me mprehtësi, i shpëtoi dënimit. Kështu M.Ahmeti pësoi intemimin e dytë, që zgjati 10 muaj (16.5.1869 - 24.3.1870).
Tradita gojore gjithashtu inforinon 9) mbi një rast, kur ai nuk ishte solidarizuar me trazirat e gushtit të vitit 1871, ngjarje që u patën paraprirë përleshjeve të përgjakshme të po atij viti, zhvilluar te Mulliri i Vrakës, në mes të malësorëve kryerigritës që sulmuan qytetin dhe nizamëve turq. Këtu Valiu Ismet Pasha kishte dekretuar taksa të reja si "karagjymrykun" etj., si dhe heqjen e të drejtës së mbajtjes së arrnëve nëpër qytet.
Kjo "tërheqje" e M.A.Kalasë nga ana e të moderuarve nuk është interpretuar në atë kohë si shenjë dobësie ose shfaqje kompromisi, të huaja për karakterin e tij, por ishte argumentuar me funskionin human të klerikut që mbajtja e pamotivuar e armëve me vete, kudo jashtë shtëpie, në situata të qeta e të patensionuara në qytet e në kufi, ishte një shkak parësor incidentesh e konfliktesh vëllavrasëse në qytet. Këtë qëndrim të tij e mbrojti me vendosmëri, i bindur se kjo masë do të frenonte krimin dhe hakmarrj en; për këtë arsye pat edhe çaste ballafaqimesh të ashpra me shtresën intransigjente të qytetarëve.
Lufta e Medunit (Podgoricë), viti 1877, do t'i paraqesë një rast të ri A.Kalasë, që, ndonëse në moshë jo të re, do të ngjeshë përsëri armët dhe të jetë pranë luftëtarëve shkodranë, në ballë të luftës. Forcat turke u thyen, ndërsa për mungesë koordinimi veprimesh, mbetën të zbuluar të 500 vullnetarët shqiptarë nën komandën e Hodo B.Sokolit dhe të A.Kalasë. Nga frika se mos ngelnin të rrethuar nga armiku, me detyrën e oficerit madhor Hodo Beu urdhëroi që të bëheshin përgatitjet për tërheqje. Në këtë mes, në sajë të përvojës së mëparshme luftarake, Ahmet Kalaja e pau të udhës që të mos bëhej asnjë lëvizje për sa të ishte ditë, pëmdryshe armiku mund ta kuptonte manovrën e shqiptarëve dhe duke përfituar nga situata mund të ndërmerrte një sulm të befasishëm. Me logjikën e një prijësi të mençur e të sprovuar, ai ua ngriti moralin shokëve, i bindi që të mos nxitonin dhe të prisnin që, duke përfituar nga errësira, të realizonin tërheqjen. Kështu vullnetarët shpëtuan nga një disfatë e mundshme, në sajë të gjakftohtësisë së A.Kalasë.10)
Nësa në vitin 1862 shkodranët u angazhuan për të mbrojtur trojet e veta nga synimet shoviniste malazeze, gjatë periudhës (1 8631869) ata i përsëriten veprimet e arinatosura dhe në bashkëpunim me malësorët 11) krijuan gjendj e të tensionuara dhe kritike edhe për valinjtë turq, që detyroheshin të largoheshin si rezultat i kërkesave këmbëngulëse të qytetarëve. Ndërkohë A. Kalaja pësoi internimin e dytë. Ndonëse nuk disponojmë burime direkte për periudhën e fundit të jetës, është me vend të mendohet se edhe në rrjedhën e ngjarjeve të këtyre viteve myderrizi A. Kalaja duhet të ketë luajtur një rol të rëndësishëm, pasi që, prej viteve 1854 e tutje ai qe në kreshtën e valëve të lëvizjeve të ndryshme me fjalën dhe veprën e tij. Nga letërsia historiografik 12) kemi një pohim të tërthortë mbi këtë problem. Mbështetur në një relacion të konsullit austriak Lippich, në mes të tjerash thuhet: "Pjetër Gurakuqi hartoi një memorandum në adresë të F.M. në të cilin thuhej se shqiptarët myslimanë e të krishterë nuk pranonin në asnjë mënyrë të hynin nën shtetin malazes, prandaj kërkonin mii-atimin e F.M. për të formuar nj ë shtel kombëtar të veçantë, nën vasalitetin e Sulltanit, si Serbia e Rumania. Gjithnjë simbas konsullit austro-hungarez, Pjetër Gurakuqi dëshironte që këtë mémorandum me rëndësi të j ashtëzakonshme ta nënshkruanin edhe qarqet shqiptare të moderuara. Por, thoshte ai, përfaqësuesi i tyre, myderrizi Ahmet Kalaja refuzoi, veçse shtoi se një mémorandum të tillë ai do ta nënshkruante vetëm kur të shihte fundin e perandorisë osmane". 13)
Një informacion i tillë konfirmon mendimin e shprehur më lart se A.Kalaja gëzonte konsideratat e një personaliteti me reputacion. Argumenti i dytë i këtij informacioni është ai i qëndrimit të tij të moderuar që e çoi në hezitim ose më mirë të themi në një refuzim të kushtëzuar.
Në këtë qëndrim mund të kenë ndikuar shkaqe subjektive, të kushtëzuara nga mosha ose pozîcioni i tij shoqëror prej kleriku, por që duhen marrë me mjaft rezervë për dy arësye të forta. Së pari, se në një vështrim retrospektiv të jetës së tij ai na shfaqet njeri i aksionit, i guximshëm dhe pa kompekset e lëshimeve dhe të kompromiseve. Së dyti, për shkaqet objektive që po parashtrojmë:
Përvoj a e tij direkte në betej at për Podgoricën, di sfatat turke në Medun, Nikshiq etj. e bindën atë, sikur dhe popullatën e viseve kufitare se në kushtet e degradimit, në të cilat ndodhej Perandoria Osmane, nuk duhej të shpresohej në ndihmën e saj efektive për mbrojtjen e trojeve shqiptare. Kishte ardhur koha që vetë shqiptarët ta merrnin në dorëzim këtë çështje jetësore.
Ishin vitet 1875-76, vitet e së ashtuquajturës "Kriza Lindore", e cila krijoi një situatë të disfavorëshme, madje me plot rreziqe të paevitueshme për tërësinë tokësore në rast të një kryengritjeje antiosmane çlirimtare nga shqiptarët. Copëtimi i tokave tona nuk mbetej një mundësi, por një rrezik i vërtetë, i dukshëm. 14) Në këto kushte qarqet politike radikale, si dhe ato të moderuara, n uk e përkrahën projçktin e principatës autonome të Shqipërisë Veriore që patën parashtruar Preng Bibë Doda dhe intelektualët katolikë shkodranë (Z.Jubani, P.Doçi, P.Gurakuqi etj.), duke konstatuar tendenca séparatiste, karakter krahinor dhe me rrezikun potencial të përçarjes fetare.15)
Patriotët që përfaqësonin hapsirën mbarëkombëtare, si zgjidhje optimale në ato kushte përkrahnin idenë e krijimit të një vilajeti atitonom shqiptar, si shkallë e parë drejt pavarësisë së mëvonshme. Ata arsyetonin se në situatën ndërkombëtare aspak dashamirëse, përballë urisë lakmitare të fqinjve shovenë, në kushtet e mungesës së madhe në armatime dhe të mungesës së bashkimit dhe të organizimit, ishte vetëvrasje të kërkoje konflikt të hapur me turqit si mjet i realizimit të vetëqeverisjes.
Të përballuarit e rrebesheve shovisnte me forcat e veta dhe përpjekjet për të arritur në vetëqeverisje do të realizoheshin pas shumë muajsh, kur me Lidhjen e Prizrenit, në situata të reja, rrokullisja e ngjarjeve do ta vinte në rend të ditës të shtruarit qartë e me forcë të idesë kombëtare.
Sipas kronikës së Jusuf Ef.Tabakut, Molla Ahmet Kalaja ka ndërruar jetë me 1878 (ditë e martë, me 15 rebbi-yl-evel) dhe është varrosur në varrezat e Xhamisë së Rusit të Vogël).16) Duke shfrytëzuar faktin që në vitin 1844 ai gjëndej në Stamboll17), duhet të ketë lindur rreth vitit 1823-24, kështu që vdekja qe e parakohëshme, sepse e mori në një moshë kur ai mund t'i sillte ende mjaft shërbinië të vyera si fesë, si çështjes kombëtare.
Kontributi i tij si klerik e si patriot, që nuk u kursye as me fjalë, as me vepra për të mbrojtur të mirën dhe të drejtën, duke qenë i gatshëm disa herë dhe për vetëmohim në interesin mbarëqytetar e mbarëkombëtar, e rendit me dinj ittet bri personalîteteve më në shenj ë të Shkodrës, por që fatkeqësisht, në historiografinë zyrtare ("Historia e Shqipërisë", Tiranë, v. 1 965 dhe 1984) injorohet padrejtësisht. Me sa dimë, i takon autorit Hamdi Bushati që, për rolin e kësaj figure të shkruhej që me 1928 (shih. rev. "Diturija", v.c.), duke i bërë një jetëshkrim të gjatë në veprën e tij "Shkodra dhe motet" (dorëshkrim), të dhënat e së cilës ne i shfrytëzuam gjerësisht në punimin e mësipënn. Është në nderin e autorëve të tjerë që, më vonë, ndonëse në kushtet e politizimit të historisë, patën kurajon ta vinin në pah rolin e A.Kalasë (shih biblio'grafinë : Z.Shkodra, J.Kastrati, Xh.Repishti, K.Frashëri.
M.A.Kalaja qe kleriku i diër që shkriu më një idealin fetar me atë atdhetar, politikani që kundërshtoi dy herë reformat e Tanzimatit, duke u intemuar dy herë, luftëtari që tri herë mori pjesë në betejat për të mbrojtur trevat shqiptare dhe që, në agoninë e vdekjes, tha: "Kam pasë uzdajë me dekë para dushmanit të vërtetë" e që, aqhijshëm e ngriti në art, përjetësisht, i madhi De Rada, permes thirrjes së Milosaos:
"Erdhi dita e Arbërit!
Domosdo: vdekja do vijë
dhe mbi shtrat, po të mos bijem
përpara shtëpive tona!"
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ a b Bushati, Hamdi (1998). Shkodra dhe motet. Vëll. 1. Shkodër: Idromeno. fq. 478–483. OCLC 645720493.