Muhammed el-Munaxhid
Muhammed Salih El-Munexhid (Arabisht: محمد صالح المنجد; lindi më 7 qershor 1960) është dijetarë dhe themelues i uebsajtit IslamQA.info. Sipas Al Jazeera, Muhammedi është një nga dijetarë të njohur në lëvizjen të Selefizmit. Sipas Alexa.com, uebsajti i tij është më i popullarizuar.
Jeta dhe edukimi
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Muhammed Salih El-Munexhid lindi më 1960 në Aleppo, Siria dhe u rrit në Arabia Saudite. Ai diplomoi në Universitetin e Naftës dhe Mineraleve Mbreti Fehd. Ai mësoi islamin nën dijetarët Abdul Aziz Ibn Bazi, Muhammed ibn Uthejmin, Abdullah ibn Xhibrin, Salih el-Feuzan dhe Abdul-Rahman el-Barrak. Ai është imam i xhamisë Omer ibn Abdul Aziz në Al-Khobar dhe ishte personi i parë që nisi një faqe në internet që përfaqësonte Islamin në Arabinë Saudite.
Aktivitetet
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Mësimet
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Ai ka mbajtur një sërë klasash, si:
- Tefsiri i Ibn Kethirit
- Sharh Sahih Buhariu
- Fetaua Shejhul Islam Ibn Tejmije
- Sharh Sunen et-Tirmidhi
- Sharh Kitaab et-Teuhid nga Shejh Muhamed ibn Abdul Vehabi
- Sharh 'Umdat al-Ahkaam fi'l-Fiqh nga el-Hafiz' Abdul Gani el-Makdisi
- Sharh Kitaab Manhaj as-Saalikeen fi’l-Fiqh nga Shejh es-Sa‘di[1]
Ai jep ligjërime mbi karakterin islam të mërkurave dhe mban mësime mujore në Riad dhe Xhide.
Ai ka shfaqje në stacionin radio el-Kuran el-Kerim të quajtur Bayna an-Nabi wa Ashaabihi, transmetuar të shtunave në orën 2.05 pasdite, dhe Khutuwaat 'ala Tareeq al-Islaah, transmetuar në të mërkurave në orën 1.00 pasdite, të përsëritura të hënave në 6.45 pasdite.
Ai është shfaqur në një numër shfaqjesh televizive dhe video që prezantojnë mësime të ndryshme, gjithsej më shumë se 4500 orë audio gjatë një periudhe 23 vjeçare.
Librat
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Koonu ‘ala al-Khayr A‘waanan (Bëhu ndihmëtar në vepra të mira)
- Arba‘oona Naseehah li Islaah al-Buyoot (Shtëpia e Muslimanit: 40 Rekomandimet)
- 33 Sababan li’l-Khushoo‘ (33 Mënyra për ta arritur Përulësinë (Khushoo)) në Namaz)
- Al-Asaaleeb an-Nabawiyyah fi ‘Ilaaj al-Akhtaa’ (Metoda e Profetit në Korrigjimin e Gabimebe të Njerëzve)
- Saba‘oona Mas’alah fi’s-Siyaam (70 Çështje në lidhje me Agjërimin)
- ‘Ilaaj al-Humoom (Ballafaqimi me Shqetësimet dhe Stresin)
- Al-Manhiyaat ash-Shar‘iyyah (Çështjet e Palejuara)
- Muharramaat istahaana biha Katheer min an-Naas (Ndalimet që merren me shumë lehtësi)
- Madha taf‘alu fi’l-Haalaat at-Taaliyah (Çfarë duhet të bëni në situatat e mëposhtme)
- Zaahirat Da‘f al-Eemaan (Dobësia e Besimit)
- Wasaa’il ath-Thibaat ‘ala Deen-Illah (Mjetet e Qëndrueshmërisë: Vendosmëria e Përhershme në Islam)
- Ureedu an Atooba Walaakin… (Dua të pendohem, por…)
- Shakaawa wa Hulool (Problemet dhe Zgjidhjet)
- Siraa‘ ma‘a ash-Shahawaat (Përpjekja kundër tekave dhe dëshirave)
Lidhje të jashtme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Referimet
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ Biography of the site's General Supervisor islamqa.info About our site