Jump to content

Kompleksi i Mullirit të Haxhi Zekës

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Mulliri i Haxhi Zekës)
Kompleksi i Mullirit të Haxhi Zekës
LlojiArkitekturore
VendndodhjaPejë, Kosovë
Koordinatat42°39′46″N 20°17′58″E / 42.662878°N 20.2994258°E / 42.662878; 20.2994258
NdërtuarShek. XIX
Emri zyrtar: Monument /Ansambël
LlojiNën mbrojtje
Përcaktuar01 - 98/81
Nr. i referencës8

Kompleksi i Mullirit te Haxhi Zekes është një monument i trashëgimisë kulturore në Pejë, Kosovë.[1] Ky monument është i kategorisë "Arkitekturor", i miratuar me numër 01 - 98/81.

Mulliri i Haxhi Zekaës është mulliri i parë në rajon , teknologjia e të cilit është sjellë nga Austria. Nëse e vizitoni do të shihni prej ku ka filluar të zhillohej industria në rajon. Ja, prandaj është mirë mos ta lëshoni mundësinë . Mulliri i Haxhi Zekaës është kompleks i madh i trashëgimisë industriale i cili i takon pjesës së dytë të shekullit të 19-të. Është ndërtuar me ndihmën e austro-hungarezëve. Ndërtesa përbëhet nga mulliri dhe hambari. Për kohën në të cilën u ndërtua ishte objekti më i lartë i cili posedonte tre kate. Fasada është nga guri i kombinuar, tulla, dritare hark dhe korniza. Mulliri i Haxhi Zekaës është mulliri i parë në Kosovë dhe rajon i cili ka pasur teknologji më të përparuar të sjellur nga Austria. Fillimisht mulliri ka punuar me ujë, pastaj është përdorur energjia elektrike. Aty ka filluar ekonomia industriale në Pejë. Në të kaluarën i gjithë regjioni ka kryer shërbimet e bluarjes së drithit dhe prodhimit të miellit.

Pas vdekjes së Haxhi Zekaës, udhëheqës u bë nipi i tij, Jashar Pasha. Në vitin 1997 u mor në mbrojtje nga shteti. Gjatë luftës së vitit 1998-1999, mulliri u dogj por u restaurua dy herë: në vitin 2004 pjesa e mullirit dhe në vitin 2016 pjesa e hambarit.

  1. ^ LISTA E TRASHËGIMISË KULTURORE PËR MBROJTJE TË PËRKOHSHME (PDF). Republika e Kosovës, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit. Marrë më 17 gusht 2016.
Një kategori në Wikimedia Commons përmban dokumente multimediale për Kompleksi i Mullirit të Haxhi Zekës.

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]