Jump to content

Mulliri i Hajrizit (Mulliri i Zotnisë)

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Muri i Zotnisë (Vushtrri))
Mulliri i Hajrizit (Mulliri i Zotnisë)
LlojiArkitekturore
VendndodhjaSmrekonicë, Vushtrri, Kosovë
NdërtuarShek. XIX
Emri zyrtar: Monument /Ansambël
LlojiNën mbrojtje
Nr. i referencës3990

Mulliri i Hajrizit (Mulliri i Zotnisë) është një monument i trashëgimisë kulturore në Smrekonicë, Vushtrri, Kosovë.[1] Ky monument është i kategorisë "Arkitekturor", i miratuar me numër .

Në lagjen “Mustafa” të fshatit Smrekovnicë, komuna e Vushtrrisë, në pjesën veriore, në distancë nga qyteti i Vushtrrisë 7,5 km, gjendet (sipas njësimit në popull) Mulliri i Zotnisë. Mullirin thuhet se e ka ndërtuar Zotëria i fshatit, i cili edhe ka qenë përgjegjës i gjithë fshatit gjatë shek. XIX. Mulliri i Zotnisë ka shërbyer për bluarjen e drithërave (misër, grurë). Mulliri me dimensionet afërsisht 10x5 metra është ndërtuar nga guri i përforcuar nga hatulla horizontale druri me një konstrukt kulmi katërfaqësor të mbuluar me tjegulla mediterane. Në brendësinë e tij gjenden dy gurë së bashku me dy kosha të punuara nga konstruksioni i drurit, por të ndarë fizikisht njëri me tjetrin, ku njëri ka shërbyer për bluarjen e misrit, ndërsa tjetri për bluarjen e grurit. Që të dytë kanë punuar në të njëjtën kohë, duke falënderuar sasinë e ujit të bollshëm, që vinte nga përroska përmes një kanali që në popull njihet me emrin jaz. Vlen të ceket që në brendësi të mullirit ka qenë edhe dhoma, e cila ka shërbyer për qëndrimin e kujdestarit që ka qëndruar deri në mbarimin e bluarjes. Këtë mulli e kanë frekuentuar banorët e katundit Smrekovnicë si dhe katundeve përreth: Kçiq, Rashanë, Pasomë, Torllabuq etj. Mulliri, i cili është pronë e familjes Mustafa, fatmirësisht i ka shpëtuar sfidave të vështira të kohës. Intervenime në mulli nuk ka pasur deri pas lufte, (në përjashtim të gurëve të brendshëm që kanë shërbyer për bluarje). Në vitin 2002, me mjete vetjake të familjarëve i është ndërruar kulmi dhe është riparuar mesi i sipërm i murit të mullirit.[2]

  1. ^ LISTA E TRASHËGIMISË KULTURORE PËR MBROJTJE TË PËRKOHSHME (PDF). Republika e Kosovës, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit. Marrë më 17 gusht 2016.
  2. ^ Mulliri i Hajrizit - Mulliri i Zotnisë (Vushtrri) Arkivuar 7 janar 2020 tek Wayback Machine, Databaza e Trashëgimisë Kulturore të Kosovës, Vizituar më 27.11.2016.

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]