Myqereme Rusi
Myqereme Rusi (1958, Tetovë) është psikologe dhe profesorëshë universiteti, aktiviste shqiptare nga Maqedonia e Veriut.[1]
Biografia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Myqereme Rusi lindi në Tetovë ku kreu edhe arsimin fillor dhe të mesëm, më pas studioi për psikologji në Universitetin e Shkupit. Pasi magjistroi, doktoroi në Universitetin e Tiranës në vitin 1997. U shqua si veprimtare e dalluar për të drejtat e shqiptarëve në Maqedoni, ku ishte edhe kryetare e Lidhjes së Gruas Shqiptare në këtë vend, ka dhënë kontribut edhe për themelimin e Universitetit të Tetovës, ku më pas punoi si asistente, pastaj mësimdhënëse e lëndëve psikologjike. Punoi gjithashtu edhe në Fakultetin Filozofik në Prishtinë. Veç pjesëmarrjes në konferenca shkencore dhe botimeve të tjera, ajo është autore ose bashkautore e disa publikimeve.[2] [3]
Publikime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- "Metodika e edukimit parashkollor” (1999)
- “Psikologjia medicinale" (2012)
Shih edhe
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ Koliqi, Hajrullah (2022). Fjalor enciklopedik i edukimit M - ZH. Vëll. 2. Universiteti i Prishtinës. fq. 1337-1338. Marrë më 2024-04-26 – nëpërmjet botimpex.com.
- ^ Rizvani, Xhemazije (2024-03-23). "Myqereme Rusi profesoresha që kaloi pa frikë mes kordonëve policorë dhe mbajti ligjëratat e para në UT". Portalb. Marrë më 2024-04-26.
- ^ Loku, Qëndresa (2021-04-15). "Prof.Dr. Myqereme Rusi nënshkruese e demostratave të para në Tetovë për UT". Pa Censurë. Marrë më 2024-04-26.