N.W.A

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Grafiti me logon e N.W.A

N.W.A (shkurtim për Niggaz Wit Attitudes)[1] ishte një grup amerikan hip hop nga Compton, CA. Konsiderohet një nga grupet më të hershme dhe më të rëndësishme të nën zhanrit gangsta rap. Gjithashtu N.W.A janë konsideruar gjerësisht një nga grupet më të mëdha dhe më me ndikim në historinë e muzikës hip hop.[2] Aktiv nga 1986 në 1991, grupi gjeneroi shumë polemika dhe kritika për shkak të teksteve të këngëve, që u konsideruan si mungesë respekti ndaj vajzave, si dhe për krijimin e miteve rreth drogës dhe krimit.[3] N.W.A ishte i njohur edhe për urrejtjen e tyre të thellë të të policisë, duke e shprehur këtë me këngë si Fuck tha Police. Kjo sjellje ka ngjallur akoma më tepër polemika gjatë viteve në vijim. Si rezultat këngët e grupit u censuruan nga shumë stacione radiofonike amerikane. Megjithatë, grupi ka shitur mbi 10 milionë albume vetëm në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Anëtarët e grupit[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Formacion origjinal formuar në vitin 1986 përbëhej nga Arabian Prince, Dr. Dre dhe Eazy-E. Ice Cube, MC Ren dhe DJ Yella u bashkuan më vonë. Arabian Prince iku nga grupi pak para publikimit zyrtar të Straight Outta Compton, i cili doli në vitin 1988, ndërsa Ice Cube vijoi menjëherë në dhjetor 1989. Eazy-e, Dr. Dre, Ice Cube dhe MC Ren më vonë shitën miliona albume si artistë solo gjatë viteve 1990.

  • Arabian Prince;
  • DJ Yella;
  • Dr. Dre;
  • Eazy-E;
  • Ice Cube;
  • MC Ren.

Vlerësime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Rolling Stone rendit N.W.A në numrin 83 në listën e "100 Artistëve më të mëdhenj të të gjitha kohërave".[4] Në vitin 2016, grupi u bë pjesë e Rock and Roll Hall of Fame, pas tre nominimeve.[5]

Diskografia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Albumi i tyre debutues Straight Outta Compton shënoi fillimin e epokës së re rap gangsta. Albumi i dytë Niggaz4Life tyre do të jetë albumi i parë hardcore rap për debutimin në numrin një në Billboard 200.

  • Straight Outta Compton (1988)
  • Niggaz4Life (1991)

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ http://www.allmusic.com/artist/nwa-mn0000314793
  2. ^ "Kopje e arkivuar". Arkivuar nga origjinali më 23 qershor 2016. Marrë më 18 qershor 2016. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja)
  3. ^ http://www.nwaworld.com/biography.php
  4. ^ "Kopje e arkivuar". Arkivuar nga origjinali më 7 prill 2010. Marrë më 18 qershor 2016. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja)
  5. ^ http://www.nytimes.com/2016/04/08/arts/music/nwa-ice-cube-rock-and-roll-hall-of-fame.html?_r=0