Nathuram Godse
Nathuram Godse | |
---|---|
![]() | |
U lind në | 19 Maj 1910 |
Nathuram Vinayak Godse (19 maj 1910 - 15 nëntor 1949) ishte një aktivist nacionalist Hindu nga India, i cili është i njohur për vrasjen e Mahatma Gandhi. Ai e qëlloi Gandin në gjoks tre herë nga afër më 30 janar 1948 në Nju Delhi. Lindur në Pune, Maharashtra, ai kishte qenë një anëtar i Rashtriya Swayamsevak Sangh (RSS) dhe Hindu Mahasabha. Sipas Vinayak Chaturvedi dhe Thomas Hansen, Nathuram e la RSS në fillim të 1940 për të formuar një organizatë militante Hindu Rashtra Dal[1][2]. Megjithatë Gopal Godse, vëllai i Nathuram i cili ishte gjithashtu i akuzuar për vrasjen e Gandit, ka pohuar që Nathuram vazhdoi të jetë një anëtar i RSS. Nathuram nuk e pëlqeu qëndrimin Gandit ndaj myslimanëve të Indisë dhe komplotoi vrasjen me Narayan Apte dhe gjashtë të tjerë. Pas një gjyqi që zgjati më shumë se një vit, Godse u dënua me vdekje më 8 nëntor 1949 dhe u var një javë më vonë.
Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
- ^ Chaturvedi, Vinayak (2011). "Vinayak and me - Hindutva and the politics of naming". përmbledhur nga Boehmer, Elleke; Chaudhuri, Rosinka (red.). The Indian Postcolonial: A Critical Reader. Routledge. fq. 145. ISBN 978-0415567664. Marrë më 2014-07-28.
Godse abandoned the RSS after some years, claiming that it lacked proper levels of militancy, and co-founded the Hindu Rashtra Dal (Hindu National Party)...
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Hansen, Thomas Blom (1999). The Saffron Wave: Democracy and Hindu Nationalism in Modern India. Princeton University Press. fq. 249. ISBN 9781400823055. Marrë më 2014-07-28.
In the early 1940s Godse left the RSS to form a militant organization, Hindu Rashtra Dal, aimed at militarizing the mind and conduct of Hindus...
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)