Jump to content

Njësitë administrative të Islandës

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Ky artikull paraqet ndarjet administrative të Islandës.

Ndarjet bashkëkohore

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Zonat zgjedhore të Islandës.

Deri në vitin 2003, zonat zgjedhore për zgjedhjet parlamentare ishin të njëjta si dhe rajonet, por me një ndryshim të kushtetutës ato u ndryshuan dhe tani janë gjashtë zona zgjedhore. Ndryshimet u bën me qëllim për të balancuar peshën e rretheve të ndryshme të vendit pasi një votë në zonat e populluara më pak do të vlente shumë më shumë se sa një votë në Rajonin e Kryeqytetit. Mungesa e ekuilibrit midis rretheve është zvogëluar nga sistemi i ri, por ende ekziston.

Rajonet e Islandës.

Ka tetë rajone të cilat përdoren kryesisht për qëllime statistikore; juridiksionet e gjykatave të qarkut gjithashtu përdorin një version të vjetër të kësaj ndarjeje. Kujdesi shëndetësor në Islandë është i ndarë në 7 rrethe të kujdesit shëndetësor të cilat korrespondojnë me 8 rajonet e Islandës me përjashtim të Rajonit Veriperëndimor dhe Rajonit Verilindor  të cilët janë një zonë e vetme e kujdesit shëndetësor.

Komunat e Islandës.

Gjithsej janë 74 komuna në Islandë të cilat drejtojnë çështjet më të të rëndësishme vendore si janë kompshtet e fëmijëve, shkollat fillore, menaxhimin e mbeturinave, shërbimet sociale, strehimin publik, transportin publik, shërbime për të moshuarit dhe për njerëzit me aftësi të kufizuara. Ata gjithashtu qeverisin me zonimin e tokave dhe vullnetarisht mund të marrin në funksione të tjera në qoftë se ata kanë buxhet për të. Autonomia e komunave mbi çështjet e tyre është e garantuar me Kushtetutën e Islandës.

Ndarjet historike

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]