Ndrekë H. Zalli

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Ndrek Zalli u lind më 22 dhjetor, 1961 në Bushat të Shkodrës. Në vendlindje ai kreu shkollën 8-vjeçare dhe të mesme. Vetëm një muaj pas provimeve të maturës dëmton aksidentalisht shtyllën kurrizore. Megjithatë kjo fatkeqësi fizike nuk e pengon Ndrekën që të shprehë shpirtin e tij përmes krijimtarisë letrare. Krijimet e tij të para i gjejmë të botuara që në vitet ’80 në gazetën “Drita” e në revistën “Hosteni”.

Vazhdon me materiale letrare për estradë, shkrime publicistike në gazetën lokale “Antena Z” si dhe në organe të tjera të shtypit, Ndreka ka shkruar edhe disa libra artisikë. Gjithashtu ka dhënë ndihmesën e tij edhe në botimin e mjaft librave të tjerë nga autorë të ndryshëm të zonës.

Njihet edhe si përkthyes i disa librave dhe shumë materialeve të ndryshme nga gjuha italiane.

Është anëtar i Akademisë Europiane të Arteve të Bukura me seli në Bruksel.

Krijimtari letrare[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  • “Një ditë gjuetie” – skenar për film-pantomimë me metrazh të shkurtër (1990).
  • “Speciale me… spec!” – roman humoristik (2002).
  • “Të 99-tat e tre shokëve” – poezi humoristike (2001), në bashkëautorësi me dy shokët e tij, L. Lukaj e P. Rrotani.
  • “Tre shokët e të 99-ave” – poezi humoristike (2003), në bashkëautorësi me dy shokët e tij, L. Lukaj e P. Rrotani.
  • “TOP SEKRET – për përdorim të brendshëm … e ndërkombëtar” – libër me bejte e humor nga grupi “E shtuna gazmore” (2004).
  • “Burri i leshit” – poezi humoristike (2008).
  • “Tetë me dy” – tregime e novela (ende i pabotuar)

Perkthime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  • “Nënë Tereza, sfida më e madhe”
  • “Jetë me Nënë Terezën”
  • “Atë Pio, njeriu i shpresës”