Neil deGrasse Tyson

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Jump to navigation Jump to search
Neil deGrasse Tyson

Neil deGrasse Tyson ( lindi më 5 tetor 1958) është astrofizikant amerikan, autor dhe studiues i shkencave të komunikimit. Që nga viti 1996, ai ka qenë drejtor i Frederick P. Rose në Hayden Planetarium, Qendra Rose për Tokën dhe Hapësirën në qytetin e New York-ut. Gjithashtu, ai ishte edhe mbikqyrës i  projektit rikonstruktues prej 200 milion dollarësh të tij, që u përfundua në vitin 2000. Qendra është pjesë e Muzeut Amerikan për Historinë e Natyrës, në të cilin Tyson themelojë Departamentin e Astrofizikës në vitin 1997 dhe u bë kërkues i asociuar i departamentit që nga viti 2003.

Arsimi[redakto | përpunoni burim]

Tyson ka studiuar në Universitetin e Harvardit, Universitetin e Teksasit në Austin dhe Universitetin e Kolumbias. Nga viti 1991 deri në 1994 ai ka qenë kërkues i asociuar postdoktoral në Princeton University. Në vitin 1994, Tyson u bashkua me Hayden Planetar si pjesë e stafit shkencor dhe fakultetit të Princeton si kërkues shkencor vizitues dhe lektor.

Botime[redakto | përpunoni burim]

Nga viti 1995 deri në vitin 2005, Tyson shkroi çdo muaj ese mbi "Universin", për revistën e Historisë së Natyrës, disa prej të cilave më vonë janë botuar në librat e tij "Vdekja nga një Vrimë e Zezë" (Death by Black Hole) (2007) dhe  Astrofizika për njerëzit në nxitim ( Astrophysics for People in a Hurry) (2017). Gjatë kësaj periudhe, ai shkruante çdo muaj një kolon në revistën Star Data, duke iu përgjigjur pyetjeve rreth universit nën pseudonimin "Merlin". Artikujt nga kjo hapësirë u publikuan në librat e tij "Turi i Merlin-it në Univers" (1998) dhe "Thjeshtë duke vizituar këtë planet" (1998).

Aktivitete publike dhe çmimet[redakto | përpunoni burim]

Tyson ka qenë në vitin 2001 pjesë e komisionit qeveritar për të ardhmen e industrisë hapsinore të SHBA-ve dhe në 2004, në komisionin "Hëna, Marsi dhe Përtej" ( Moon, Mars and Beyond). Në të njëtin vit, atij iu dha medalia e NASA-s për "Shërbim të Shquar në Publik". Nga viti 2006 deri në vitin 2011, ai ka drejtuar emisionin televizivë NOVA ScienceNow në PBS. Që nga viti 2009, Tyson ka drejtuar programin javorë  StarTalk. Një emision i dytë, i quajtur gjithashtu StarTalk, filloi transmetimin në National Geographic gjatë vitit 2015. Në vitin 2014, ai drejtoi seritë televizive Cosmos: A Spacetime Odyssey, pasuese e serive të Carl Sagan në vitet 1980 Cosmos: A Personal Voyage. Akademia Amerikane e Shkencës e dekoroi Tyson-in me medalien e Public Welfare në 2015, "për rolin e jashtëzakonshëm në nxitjen e entuziasmit të publikut mbi mrekullitë e shkencës".

Neil deGrasse Tyson në qershor 2017