Jump to content

Neuroni

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Diagrama e pjesëve përbërëse të një neuroni

Brenda sistemit nervor, një neuron, neuroni ose qeliza nervore është një qelizë e nxitshme elektrikisht që godet sinjale elektrike (të quajtura potenciale të aksionit) përgjatë një rrjeti nervor. Neuronet komunikojnë me njëri tjetrin nëpërmjet sinapseve, që janë lidhje të specializuara të cilat përdorin sasi tepër të vogla neurotransmetuesish kimikë për të përçuar sinjalin elektrik nga neuroni para-sinaptik tek qeliza shenjë nëpërmjet hendekut sinaptik.

Neuronet janë përbërësit bazë të indit nervor tek të gjitha kafshët përveç sfungjerëve dhe filiumit Placozoa. Mbretëritë e bimëve dhe kërpudhave nuk kanë qeliza nervore, e megjithatë kjo nuk do të thote se mund të mos kenë aftësi të të ndierit. Provat molekulare ofrojnë dëshmi se aftësia për të gjeneruar sinjale elektrike u shfaq të paktën 700 deri në 800 milionë vite më parë.

Neuronet klasifikohen zakonisht në tre tipe bazuar tek funksioni i tyre. Neuronet ndijore u përgjigjen stimujve si prekja, tingulli ose drita që prekin qelizat e organeve ndijore dhe ato dërgojnë sinjale tek korda shpinore ose truri. Neuronet motore (të lëvizjes) marrin sinjale nga truri dhe korda shpinore për të kontrolluar çdo gjë nga kontraktimet e muskujve deri tek daljet e gjëndrave. Ndërneuronet lidhin neuronet me neuronet e tjera brënda një rajoni të trurit ose të kordës. Kur shumë neurone lidhen funksionalisht, ato formojnë atë që njihet si qark nervor.

Në më të shumtën e rasteve, neuronet gjenerohen nga qelizat staminale nervore gjatë zhvillimit të trurit dhe fëmijërisë. Neurozanafilla rresht pas adoleshencës në më të shumtën e zonave të trurit.

Ndërtimi dhe klasifikimi i tyre

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Elementet kryesore te sistemit nervor janë qelizat nervore. Neuronet janë qeliza me specializim te larte , të cilat formohen që para lindjes. Pasi formohen ato humbasin aftësinë e ndarjes. Neuronet kanë forma dhe aftësi te ndryshme. Ato mund te jenë : njëpolare, dypolare dhe pa aksone. Neuroni eshte i ndërtuar nga këto pjesë:

1- Trupi i qelizes

2- Dentridet

3- Aksoni

Në varësi të mënyrës se si neuronet percjellin impulsin nervor klasifikohen në :

1- Neurone motore

2- Shoqëruese

3- Ndijor