Jump to content

Nexhat Abazi

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Nexhat Abazi (22 maj 1948 - 2 tetor 2009) ishte një profesor universiteti dhe figurë e shquar në fushat e arsimit, shkencave pedagogjike dhe kulturës shqiptare në Maqedoninë e Veriut.[1]

Biografia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Nexhat Abazi lindi në fshatin Kolibar, Komuna e Zajazit (Rrethi i Kërçovës), ku përfundoi edhe shkollën fillore ndërsa shkollën normale e kreu në Shkup (1967). Ai vazhdoi studimet universitare në degën e pedagogjisë në Fakultetin Filozofik të Prishtinës (1973), kreu studimet pasuniversitare në degën e historisë në Fakultetin Filozofik në Prishtinë (1985) dhe u doktorua në Fakultetin e Shkencave Sociale në Universitetin e Tiranës (1995).

Karriera e Abazit filloi si mësues, duke vazhduar si këshilltar pedagogjik në Gostivar dhe profesor në Fakultetin Pedagogjik të Universitetin "Shën Kliment Ohridski" në Shkup. Më pastaj punoi si profesor edhe në Universitetin e Tetovës ku për një kohë shërbeu edhe dekan i Fakultetit Pedagogjik të këtij universiteti. Në studimet e tij ai trajtoi çështjet teorike dhe praktike në arsim, pedagogji, didaktikë, edukim parashkollor dhe veçanërisht historinë e arsimit dhe mendimit pedagogjik shqiptar.[2]

Trashëgimia e tij është e pasur, duke përfshirë mbi 200 artikuj të botuar, pesë libra dhe dorëshkrime të shumta. Me një bibliotekë që përmban më shumë se 5,000 tituj, ai mbetet një studiues dhe hulumtues i shquar në pedagogjinë dhe kulturën shqiptare. Mjeshtëria e tij në mësimdhënie ishte e jashtëzakonshme, duke tërhequr studentët me leksione të qarta dhe të menduara mirë. Mirësia, bujaria dhe urtësia e tij e bënë atë të dashur për të gjithë. Megjithëse u nda nga jeta në vitin 2009, por emri dhe kontributet e tij vazhdojnë të jetojnë, duke formësuar të ardhmen e arsimit tonë.[3]

Publikime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  • "Zhvillimi i arsimit, shkollave dhe mendimit pedagogjik shqiptar në Maqedoni (1830-1912)",
  • "Sali Lisi" (monografi)
  • "Poezia didaktike e Josif Bagerit"

Shih edhe[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ Mustafa, Avzi. "Prof. dr. Nexhat Abazi: Personalitet i shquar i shkencave pedagogjike dhe i kulturës shqiptare". Zemra Shqiptare. Marrë më 2024-06-24.
  2. ^ http://www.idividi.com.mk/Shqip/Maqedoni/559200/index.html
  3. ^ https://en.macedonism.org/Macedonian-Encyclopedia/abazi-nexhat/