Nikaia
40°32′25″N 19°44′15″E / 40.54028°N 19.73750°E
Nicaea ose Nikaia (greqisht : Νίκαια) ka qënë një qytet antik grek në rajonin Ilirisë [1][2].
Historia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Ky artikull ose seksion duhet të përmirësohet sipas udhëzimeve të Wikipedia-s. Ju lutemi ndihmoni edhe ju në përmirësimin e këtij artikulli. |
Nicaea është e vendosur 1500 metra ne jug te Byllis[1] ne afërsi Fier.[3] Stefan bizantini e quante atë një polis. Ishte tepër i madh për tu quajtur kome dhe kishte mure te fortifikuar ne shekujt e 5 dhe te 4p.e.s. Planifikimi i gjytetit i ngjan një qyteti tjetër antik ilir atë të, Amantia. Siç dëshmon një shkrim i shekullit të dytë të erës sonë flet për (Σώστρατος... Βυλλίων απο Νίκαιας), qyteti ka qënë anëtar i Koinon të Byllinëve. Në tërësi shumica e emrave te gjetur në Nikaia kanë qënë ndikuar nga greqishtja si psh, (Alexander, Andriscus, Archelaus, Kebbas, Maketa, Machatas, Nikanor, Peukolaos, Phalakros, Philotas, Drimakos dhe Alexommas) me disa emra ilirë.[1]
Ky qytet rrethohet nga një mur i gjatë rreth 1850 m, duke mbuluar një sipërfaqe prej rreth 18 ha. Muri përfaqëson një nga fortifikimet e hershme të gjysmës së dytë të shek të V para Kr. Ka një hyrje të vetme dhe tre kulla mbrojtëse. Disa nga monumentet kryesore janë teatri i vogël, shëtitorja (Stoa) dhe gjurmët e stadiumit. Teatri ka pasur një kapacitet prej rreth 800 - 1000 spektatorë ku ruhen 14 mbishkrime për dhënie qytetarie, dhe daton në shekullin e III para Kr. Shëtitorja ishte e gjatë rreth 40 m dhe e gjerë rreth 10 m. Jeta në Nikaia mbaron në 167 para Kr, kur ushtria e Paulus Aemilius pushtoi Epirin dhe një pjesë të Ilirisë së Jugut.
Një mbishkrim helenisti regjistron një strategos eponymos (greqisht: Στρατηγός επώνυμος) a general of the Koinon of the Bylliones. This Koinon of the Bylliones did not refer[4] to an ethnos, but to the coalition of Byllis and Nikaia to which it was restricted.[5] Byllis considered[4] Nikaia to be one of its demes. Inscriptions at both Byllis and Nikaia begin in the middle of the 4th century BC and are both in ancient Greek, as are institutions and the gods worshiped.[1]
Historia e zbulimit
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Epigrafisti francez L. Robert, i cili, pasi “zbërtheu” një nga mbishkrimet e gjetura këtu, zbuloi se vendbanimi antik i përkiste qytetit të NIKAIA-s. Planimetrinë e parë të shtrirjes së Nikajës e bëri në vitet e Luftës së Parë Botërore arkeologu austriak Kamilo Prashniker, të cilin e botoi së bashku me të dhëna të tjera në librin e tij “Mallakastra dhe Myzeqeja” në vitin 1922 në Vjenë, ribotuar së fundmi edhe në gjuhën shqipe. Ndërsa gërmimet arkeologjike nisën shumë vonë për të përfunduar njëkohësisht shumë shpejt.
Historia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Nikaja ishte qyteti i dytë për nga rëndësia brenda Koinonit bylin, i cili ishte themeluar si vendbanim diku në shekujt VIII-VII p. K., gjatë periudhës arkaike. Dalëngadalë ai u shndërrua në qytet rreth shekullit të V p. K. Nikaja ishte vendosur në pjesën më të lartë të kodrës së sotme të fshatit Klos, e cila përbëhej nga dy maja dhe një pjesë e gjerë dhe e rrafshët midis tyre. Ajo arrinte një sipërfaqe prej 18 ha dhe rrethohej nga mure që arrinin një gjatësi prej 1850 m. Por meqenëse kodra ku shtrihej qyteti i Nikajës ishte e vogël dhe nuk u përgjigjej kërkesave për zgjerim të banorëve, autoritetet vendosën që rreth 1,5 km më në perëndim të saj të ngrinin një qytet të ri, në një tjetër kodër buzë të Vjosës. Kështu lindi qyteti i Bylisit, fillimisht në formën e një dyqytetëshi, diku gjatë shekullit IV p. K. dhe që i ngjante shumë qytetit “nënë”. Nikaja kishte banesa, shëtitore, akropol, teatër, stadium dhe gjimnaz, të vendosura në mënyrë të rregullt sipas planit arkitektonik të Hipodamnit, arkitektit të njohur të lashtësisë. Nga gërmimet arkeologjike janë gjetur vula qeramikeme emra të tillë si: BAΛANEIOY4, BANAKSI, DIMOΣIA, ΛΩNIDA, etj ; si dhe një sërë mbishkrimesh si ato të teatrit, ku ndeshim emra pritanësh e dekrete për lirim skllevërish dhe dhënie qytetarie. Teatri është monumenti i ruajtur më mirë i këtij qyteti. Ai është i vendosur 60 m larg mureve me pamje nga veriu në kurriz të kodrës mbi muret rrethuese. Me një kapacitet prej 700 spektatorësh, ai përbëhej prej 17 shkallaresh me diametër prej 11,30 m, të gdhendura të gjitha në shkëmb.
Të tjera monumente që kanë mbetur nga Nikaja janë porta e qytetit në pjesën veriore dhe një pjesë muresh në pjesën jugore të qytetit, ku në segmente të caktuara kemi mure ciklopikë, poligonalë dhe trapezoidalë. Tipi i banesave të gdhendura në shkëmb dhe një stoa me gjatësi 40 m, e cila nuk u zbulua plotësisht plotësojnë guidën e këtij siti arkeologjik Në pjesën veri-perëndimore, mbi portën kryesore ruhen muret edhe të një kulle rrethore, të cilat i kanë shpëtuar deri diku shkatërrimeve.
Merita e gërmimeve arkeologjike në Nikaja, zbulimi dhe restaurimi i monumenteve të saj u bë, nga Llazar Papajani në vitet 1970-1975. Rezultatet e tyre ai i botoi në formë studimesh në revistën Studime Historike në vitin 1979, me titull “Qyteti Ilir në Klos”, tek revista shkencore Buletini Arkeologjik në vitin 1974, me titull: “Raport mbi gërmimet arkeologjike të vitit 1973 në qytetin Ilir në fshatin Klos të Mallakastrës”, si dhe në revistën Monumentet nr. 18 në vitin 1979, artikullin: “Teatri në qytetin Ilir në Klos të Mallakastrës dhe punimet restauruese në të”. Në vitin 168 ndryshe nga Bylisi, Nikaia së bashku me Orgeson ( Margëllicin ) dhe Tyarkanos (Cakran-Gurëzezën) ju bashkuan aleancës së mbretit ilir, Gentit dhe Perseut të Maqedonisë në luftë kundër Romës. Pas fitores mbi aleancën, në vitin trupat romake kryen raprezalje mbi armiqtë. Gjatë fushatës ushtarake të vitit 167 p. K, konsulli romak, Paul Emili, dërgoi kundër Nikaias dhe qyteteve byline që ishin bashkuar me armiqtë, komandantin e tij Nasikën dhe të birin Kuint Maksimin për tu hakmarrë duke i djegur ato. Pas këtij akti Nikaja, Tyarkanos dhe Orgesos mund ta ketë marrë veten por jo në përmasat dhe rëndësinë që kishin. Kjo gjë vërtetohet nga rrënojat e kishave paleokristiane të gjetura në Orgesos dhe Gurëzezë (Tyarkanos), si dhe disa monedhave Bizantine të gjetura në Nikaia. Pikërisht në këtë kohë duhet të ketë lindur edhe emri latin Clusum d.m.th. i mbyllur, ngushticë që vjen sot në trajtën Klos, për shkak të kanionit të ngushtë që krijon lumi i Povlës, i cili kalon në jug të kodrës së Nikajës.
“Grushtin dërrmues” qytetit ja dhanë dyndjet barbaro-sllave të cilat e grabitën, dogjën dhe e shkatërruan atë. Edhe këtu Clusumi-Clisania apo Clisura sic e quanin bizantinët nuk pati “fatin” të rindërtohej si Bylisi fqinj, i cili u ringrit nga arkitekti i Justinianit, Viktorini.
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Inline citations
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ a b c d Hatzopoulos, Sakellariou & Loukopoulou 1997, p. 144.
- ^ Hansen & Nielsen 2004, p. 346.
- ^ Klos (Fier).
- ^ a b Pleket, H. W. Supplementum Epigraphicum Graecum, Volume XXXIX: 1989.
- ^ Robert, L. "Discours inaugaural", L' Illyrie meridionale et L'Epire dans l'antiquite, Actes du colloque international de Clermont-Ferrand. Clermont-Ferrand, 1984, p. 14
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Hatzopoulos, M. B.; Sakellariou, M.; Loukopoulou, L. D. (1997). Epirus, Four Thousand Years of Greek History and Civilization. Ekdotike Athenon. ISBN 9602133775.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - Hansen, Mogens Herman; Nielsen, Thomas Heine (2004). An Inventory of Archaic and Classical Poleis. Oxford University Press. ISBN 0198140991.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)