Nikola Gruevski
Nikola Gruevski ka lindur më 31 gusht 1970 në Shkup, është politikan maqedon.
Biografia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Nikola Gruevski u diplomua në ekonomi në Fakultetin e Ekonomisë në Prilep në 1994 dhe më vonë përfundoi një kurs diplomimi në Institutin e Produkteve të Bursës, Londër. Ai filloi karrierën e tij profesionale në 1995, kur ai u bashkua me Bankën Ballkanike në Shkup. Ai më vonë u bë shefi i departamentit të likuiditetit financiar të këtij institucioni.
Në dhjetor 1999, Gruevski u emërua ministër i financave në qeverinë e VMRO-DPMNE të drejtuar nga Ljubko Xhorxhievski. Arritjet gjatë afërsisht tre vjetëve të tij në detyrë përfshijnë futjen në përdorim në vendin e tij të TVSH-së dhe zbatimin e reformave financiare, duke përfshirë masat që kishin për qëllim luftën e evazionit fiskal.
Gruevski është anëtar i ACI – Shoqatës të Tregjeve Financiare dhe FOREX KLUB të Maqedonisë.
Pasi VMRO-DPMNE humbi zgjedhjet parlamentare të shtatorit 2002 ndaj Bashkimit Social Demokrat të Maqedonisë, pasuan muaj grindjesh politike brenda partisë. Gruevski u shfaq si lideri i ri i partisë, duke zëvendësuar Gjorgjievskin në maj 2003.
Mbas gati katër vjet në opozitë, VMRO-DPMNE dhe aleatët e saj të koalicionit Për Një Maqedoni Më Të Mirë dolën të parët në zgjedhjet parlamentare të 5 korrikut 2006, duke fituar 44 kandidatura në parlamentin prej 120 anëtarësh.
Mbas javë konsultimesh, drejtuesi VMRO-DPMNE formoi një koalicion prej katër partish – Partia Demokratike e Shqiptarëve (PDSH), Partia e Re Social Demokrate (NSDP), Partia Socialiste (SP) dhe Partia Liberale (LP).
Gruevski flet anglisht dhe ka disa njohuri mbi frengjishten dhe gjermanishten. Ish-kryeministër i Maqedonisë.
Ky artikull në lidhje me Biografia është i cunguar. Mund të ndihmoni Wikipedinë duke e përmirësuar.