Jump to content

Ninat

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Ninati)
Ninat

Ninat është një fshatkomunën Markatrrethin e SarandësShqipërisë. Ky fshat është i zonës së Konispolit, (krahina e Çamërisë) që bën pjesë në komunën e Markatit, në rrethin e Sarandës. Fshati Ninat është vendlindja e dijetarit të madh enciklopedist Hasan Tahsini, ish rektori i parë i Universitetit të Stambollit, dhe e Bilal Xhaferrit, poet, prozator dhe publicist i shquar disident.

Nga veriu fshati Ninat kufizohet me Gravën, nga jugu me Dishatin, nga lindja me Karroqin, nga jug-lindja me Janjarin dhe nga perëndimi me Markatin. Ninati ndodhet në rrëzën e mali të Mullezit (1041 m të lartë). Me saktë fshati Ninat ndodhet në lartësinë 750 m mbi nivelin e detit. Ai shtrihet në pjesën juglindore të malit të Mullezit. Shtrirja e tij në bazë të emërtimeve fshatare është nga Mullezi ne Lalosh dhe nga Dukati deri në Markat. Është një vend kodrinoro-malor me klime të lehtë mesdhetare ku, nuk mungojnë edhe dëbora në dimër dhe nxehtësia e madhe ndonjëherë në stinën e verës. Ninat ka këto lagje: Ibro, Duiaj, Ahmetaj, Hasanaj, Mullai, Saliaj, Tahaj, etj.[1]

Nder toponimet me te njohura te fshatit janë :

  • Portotia - është vendi ku janë varrezat e fshatit.
  • Xhamia - mendohet të jetë 340 vjeçare dhe ndodhet në qendër te fshatit.
  • Munguli - është ish vendbanimi i hershem i fshatareve të Ninatit.
  • Gerthet - është kufiri lindor i fshatit dhe vendi i kullotave të mëdha.
  • Dukatet - bregorja e fshatit, e cila simbolizon pasqyrën e tij, pasi shnderin nga diell ne dreke e deri në darke.
  • Pavla - është lumi Pavel që lag fushën e Ninatit ne gjithë luginën ne fund të fshatit.


Toponimet të fshatit Ninat:[2]

  • Armudhe/a - (arë mbi udhë) – arë, në VL.
  • Ballareja – pllajë, në J.
  • Bostanet - ara e baça, në V.
  • Blesh/i – kullotë, në VL.
  • Bregu i Biles – breg, në V.
  • Bregu i Bostanit - breg, në VL.
  • Bregu i Daules – breg, në L.
  • Bregu i Këngjalit - bregore me lisa, në L.
  • Bregu i Kripës - breg i veshur me sfakë ku u hidhnin kripë bagëtive, në J.
  • Bregu i Lopëve - bregore, në L. Aty populli kullot lopët.
  • Bregu i Mullirit - breg që shërben për kullotë, në JL.
  • Bregu i Sejkanit – breg, në L.
  • Bregu i Sheshmadhes - breg, në JL.
  • Bregu i Varikoit - breg, në L.
  • Bregu i Vrenit - bregore në mal, në L.
  • Bregu i Zhakës - bregore e veshur me pyll, në L.
  • Brezi (i) Dukatit - brez shkëmbor, në L.
  • Burim i Balilit — burim, në L.
  • Burim i Bostanit — krua, në VL.
  • Burim i Gropës Elbit — burim, në L.
  • Burim i Gurëzës – burim, në V.
  • Burim i Gjurmulekës - burim, në P.
  • Burim i Shelqit – burim, në L.
  • Burim i Shesë – burim, në L.
  • Buta – pllajë, në JL.
  • Buza e Çakos - buzë shkëmbore, në J.
  • Buz’ e Gjonit - buzë shkëmbore, në J.
  • Buz’ e Kokomares - buzë shkëmbore, në L.
  • Buz e Kondatit - buzë shkëmbore, në L.
  • Buz’ e Malit - buzë shkëmbore, në P.
  • Buz’ e Qersit - buzë shkëmbore, në J.
  • Çaçe – arë, në fushë, në V.
  • Çalahoxhe - arë në fushë, në P.
  • Çalango/ua - vend gropë në fushë, në L.
  • Çep i Gravës - gërxh, mali, në L.
  • Çep i Gurit – bim, shkëmbenj, në J.
  • Çep i Gjiklekës – shkëmb, në J.
  • Çuk’ e Gravës – kodër, në J.
  • Çuk’ e Kofolluqit – kodër, në L.
  • Çuk’ e Laroshit - kodër, në V.
  • Çuk’ e Mesme – kodër, në V.
  • Çuk’ e Viglës – kodër, në VL.
  • Daule - ara në fushë, në V.
  • Demire - ara në fushë, në V.
  • Der’ e Shkallës - udhë shkëmbore, në VP.
  • Dërmith/i - përrua i veshur me rrepe, në VL.
  • Dërras e Manit - vend pllakë, në VP.
  • Dërras e Zhibës - dërras e madhe, në L.
  • Dukat/i - ara e pyll në kodrinë, në L.
  • Fiku i Baços - fik i vjetër, në VL.
  • Fiqet - arë, në L.
  • Gërth/i - kullotë kodrinore, në L.
  • Goglat - arë, në V.
  • Gojdavë/a – arë, në P.
  • Grav’ e Xhesë - shpellë, në J.
  • Grop’ e Ahurit - gropë në pllajë, në L.
  • Grop’ e Bleshit - vend gropë, në VL.
  • Grop’ e Boshkës - vend guror me pyll, në V.
  • Grop’ e Çalangos - vend gropë në fushë, në L.
  • Grop’ e Çizes - vend gropë, në L.
  • Grop’ e Elbit - vend gropë, në J.
  • Grop’ e Gravës - vend gropë, në J.
  • Grop’ e Rrapit - vend gropë, në L.
  • Grop’ e Thellë - vend gropë, në VL.
  • Gropat e Hukate – ara, në VL.
  • Gropat e Stanit - vend gropë, në L.
  • Gropaz – gropa, në L.
  • Gurrëzat – luginë, ara, në V.
  • Gur i Djalit Kadriut — shkëmb ku ndodhet një varr i vjetër, në V.
  • Gur i Dhesit – shkëmb, në V.
  • Grav’ e Gërthit – shpellë, në L.
  • Gur i Koronesë — shkëmb, në V.
  • Gur i Selmos – shkëmb, në V.
  • Gur i Shesë – shkëmb, në L.
  • Gur i Shëmitres - vend shkëmbor, në L.
  • Gur i Zgjebur – shkëmb, në V.
  • Gjillane - kodër me ara, në L.
  • Hukate – arë, në VP.
  • Hund e Govozit - hundë kodrinore, në J.
  • Kaçabaze - arë, në VL.
  • Kaçaneza – pyll, në V.
  • Kallm/i - luginë me pyll drizash e përralli, në L.
  • Karabiçe - kodrinë me një vend gropë, në L.
  • Karahasan/i - pllajë, në J.
  • Karasite - vend gropë, në L.
  • Kazana - pllajë me vend gropë, në L.
  • Këmba e Drizës - këmbë mali, në J.
  • Këmb’ e Rrikës - pllajë e veshur me sfakë e valanidh, në J.
  • Këmbët e Shakes - këmba me pyll, në L.
  • Kiçot – arë, në VL.
  • Klish’ e Fitezës - gërmadhë kishe, në L.
  • Klish’ e Kondatit - gërmadhë kishe në fushë, në L.
  • Klish’ e Mungulit - gërmadhë kishe, në P.
  • Këmb’ e Viglës - këmbë kodrinor, në VL.
  • Klish e Vorinës — gërmadhë kishe, në L.
  • Kodër – kodër, në V.
  • Kogolluq/i — pyll me shkurre, në L.
  • Kokotraf/i – përrua, në J.
  • Kolet – ara, në mal, në V.
  • Kondat/i – pyll, në L.
  • Koritë/a - arë, në V.
  • Korone - arë, në V.
  • Kotere – ara, në VL.
  • Kreugur - brez shkëmbor, në V.
  • Kroi (i) Dërmithit – krua, në VL.
  • Kroi (i) Dukatit – krua, në L.
  • Kroi (i) Eshos – krua, në J.
  • Kroi Gazi - krua, në L.
  • Kroi Gjillanes - krua, në L.
  • Kroi (i) Hoxhanjit – krua, në P.
  • Kroi (i) Kofolluqit - krua, në L.
  • Kroi (i) Kondatit - pyll me shkoza e lisa, në L.
  • Kroi (i) Muçit – krua, në L.
  • Kroi Plak – krua, në L.
  • Kroi Rrapit – krua, në L.
  • Kroi Shënikollës – krua, në P.
  • Kroi Thëllënxës – krua, në VP.
  • Kroi Vorinës - krua, në L.
  • Laço/ua – kullotë, në VL.
  • Lalosh/i - pllajë e veshur me shkurre, në V.
  • Lëm i Dukatit - lëm i gurtë, në VL.
  • Lëm i Gurtë - lëm me pllaka guri, në L.
  • Lëm i Kordhules – lëm, në L.
  • Lëm i Rrihërës – lëm i gurtë, në V.
  • Lëm i Sheshmadhes - lëm i gurtë, në J.
  • Lëm i Zgavrës - lëm i gurtë, në VL.
  • Mirash/i - vend gropë, në P.
  • Monopat i Bregut Vasë – monopat, në J.
  • Monopat i Dukatit – monopat, në L.
  • Monopat i Grobishtes — monopat kodre, në VP.
  • Monopat i Hallambronës - monopat mali, në J.
  • Monopat i Qafës Peshkos - monopat mali, në L.
  • Monopat i Sheshit Ujit — monopat, në JL.
  • Monopat i Tërtores - monopat malor, në J.
  • Mulliri (i) Fikos — mulli, në V.
  • Mulliri (i) Merkos – mulli, në V.
  • Mulliri Veli Muzit - gërmadhë mulliri, në V.
  • Mulliri Xhindit - mulli i vjetër, në V.
  • Munguli - fushë, në P.
  • Nisto/ua - arë, në VL.
  • Nomeja e Nazmiut - mone e vjetër, në L.
  • Palofshate - pllajë ku ndodhen gërmadhat e një fshati të vjetër, në L.
  • Palokatundi – ullishte, në VL.
  • Peshko – pyll, ara, në L.
  • Pill i Dukatit – pyll, në L.
  • Pill i Flamës - pyll me përrall, në L.
  • Pllaj’ e Kasos - pllajë, në V.
  • Pllakoti/a - udhë malore me shtresë pllakash guri, në VP.
  • Praçulle/a - vend pjerrësire, në L.
  • Prototi/a - vend me varreza, në fshat.
  • Prrall i Hauzit.
  • Prrelet - kodër me përrall, në J.
  • Prroj i Bishtlës – përrua, në L.
  • Prroj i Dhoganjit – përrua, në L.
  • Prroj i Kokotrafit — përrua, në J.
  • Prroj i Qershisë — përrua mali, në L.
  • Prroi i Shënikollës – përrua, në P.
  • Prroj i Shtogut - përrua mali, në J.
  • Prroj i Thanës – përrua, në J.
  • Prroj i Vasilikoit – përrua, në V.
  • Pus i Hoxhanjit - pus i vjetër i ndërtuar me gurë, në P.
  • Qaf’ e Dules - qafë në të cilën ndodhet një arë, në L.
  • Qaf’ e Koronesë – qafishte, në V.
  • Qaf’ e Moshes - qafë, në L.
  • Qaf’ e Rigonit - qafë mali, në J.
  • Qaf e Strëmblaqes - qafë kodrinore, në L.
  • Qaf e sheshit Katiut - qafë kodrinore, në L.
  • Qaf’ e Varfanates - qafë kodrinore, në L.
  • Qelbës/i – pllajë, në J.
  • Qeramidhet - ara, në V.
  • Qiteteza - vend gropë, në VP.
  • Qivurët – vorreza, në V.
  • Qivur/i - varr i vjetër, në P.
  • Radheza - vend shesh, në fshat.
  • Rragoxha i Math - vend gropë me shkurre, në J.
  • Rragoxha i Vogël - vend gropë me shkurre, në J.
  • Rrahu i Çukut - pllajë kullotë e ara në mal, në J.
  • Rrahu i Hoxhës – pllajë, në L.
  • Rrape – ara, në V.
  • Rrap/i - rrap shekullor, në V.
  • Rrap i Gogës - rrap shekullor, në V.
  • Rrap i Shipes - rrap i lashtë, në V.
  • Rrathe – arë, në VL.
  • Rrihera — pyll me shkurre, në V.
  • Sane - vend gropë me pyll, në L.
  • Sefero – arë, në fushë, në V.
  • Siskull/i - pllajë që përdoret si kullotë, në L.
  • Smartë - vend gropë që ka smarte, në V.
  • Sparte e Lufit — pllajë me shkurre etj., në L.
  • Stamogua/oi — pllajë, në L.
  • Stan i Minxh Ahmetit — stan i vjetër, në L.
  • Sterr e Arës Kondos – sterrë, në J.
  • Sterr’ e Martokurtes – sterrë, në L.
  • Sterr’ e Radhoit Gjonit – sterrë, në J.
  • Sterrokullë/a – sterrë në mal, në J.
  • Shesh i Dardhave - shesh me shkurre, në VL.
  • Shesh i Evgjitëve - vend shesh afër qendrës fshatit.
  • Shesh i Pulave - kodër, kullotë, në J.
  • Shesh i Thellë - vësht në një vend gropë, në JP.
  • Shesh i Ujit – vend shesh, në J.
  • Sheshmëdhatë - ara në mal, në J.
  • Shet – burim, në L.
  • Sheshet e Gërthit - shesh kodrine, në L.
  • Shëmitre - arë në kodrinë, në L.
  • Shënikollë/a - grykë kodrinore, në P.
  • Shkall’ e Dukatit – krua, në L.
  • Shkall’ e Katiut - rrugë shkëmbore, në J.
  • Shkall’ e Kokotrefit - rrugë shkëmbore, në J.
  • Shkall’ e Qersit - shkallë shkëmbore, në J.
  • Shkall’ e Vreshtave – shkallë, në V.
  • Trap i Aredinit - vend grykë, në L.
  • Turbe/ja - gërmadhë tyrbeje, në L.
  • Thëllënxë/a - brinjë kodre, në VP.
  • Thier i Vohës - pllajë e veshur me fier, në V.
  • Ullire – arë, në L.
  • Varfanate - ara kodrinore, në L.
  • Variketë – luginë në mal, në L.
  • Varikua/oi i Dukatit — vend moçal, në VL.
  • Varret – ara, në VL.
  • Vigëlat - pllajë me shkurre, në VL.
  • Vireze - vend gropë, në L.
  • Viroi i Kazanës - virua i madh në përrua, në J.
  • Vlashe/ia – arë, në VL.
  • Vorina - kodër me shkurre, në L.
  • Vreshtat - ara e ullinj, në V.

Ne Ninat sot ka rreth 146 shtepi dhe banohet nga 237 njerëz. Është kryepleqeri dhe varet nga komuna e Markatit.

Ekonomia varet kryesisht nga te ardhurat Blegtorale dhe bujqësore. Një ndihme të madhe japin emigrantet nga fshati Ninat te cilët herë pas herë ndërtojnë në fshatin e tyre.

Pjesa e poshtme e luginës në brg te "Pavlos" është fushe pjellore dhe shume e rëndësishme për fshatin.

Nga thëniet gojëdhëna figuron se emri Ninat është vënë nga pronari i hershem i tokave në atë zonë. Ai quhej Marko Nino. Kure ishte gjallë i emëroi të dy vendbanimet Markat (fshati me i afërt me Ninatin 500 m) dhe Ninat.

Një tjetër gojëdhëna thotë se një prift kaloi aty dhe u inatos shume, nga rruga e keqe, dhe kure e pyeten se ku kaloi, u përgjigj ne inat. Pra aty ku u inatosa. Dhe ngeli [Ninat].

Ndërsa në dokumente Osmane, emri Ninat përmendet në një dokument arresti qe kish lëshuar asabaja e Gjirokastrës për kapjen e shumë të kërkuarit nga Filati Ali Hyseni. Ky thotë dokumenti, ndodhet në Ninat në shtëpinë e së motrës. Ky dokument mban vitin 1747 (arkivi i Ministrisë se luftës Turqi Stamboll. Nr 12 56 - b-26) ky është i vetmi dokument që fletë për emrin Ninat.

Njerëzit e shquar të Ninatit dhe muzeu

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Hasan Tahsini është pa dyshim njeriu me i shquar i fshatit. Ai u lind e u rrit në Ninat dhe studioi në Stamboll. Në jetën e tij ai ka qene deri rektori i pare i Universitetit te Stambollit.

Ai ishte autor i Kalendarit te parë teknik ne Turqi. Nje kontribute te madh ka dhëne në hartimin e alfabetit dhe fjalorit te gjuhës Shqipe.

Në qendër të fshatit është Muzeu kushtuar këtij rilindësi të madh të Shqipërisë. Në muze krahas veprës dhe jetës së Hasan Tahsinit, është pasqyruar edhe historiku i Fshatit Ninat.

Bilal Xhaferi ishte disidenti çam nga Ninati, i cili guxoi te vinte para përgjegjësisë regjimin komunist. Kjo e beri te ikte i detyruar në arrati dhe të punonte dhe te jetonte në mërgim. Vetëm pas vdekjes eshtrat e tij, u kthyen në Atdhe me kontributin e bashkë fshatareve te tij.

Ninati ka dy dëshore të atdheut ; Nazmi Taho dhe Qemal Tushe. Që të dy këta trima e dhanë jetën në radhët e ushtrisë nacional çlirimtare, në lufte kundër pushtuesve nazifashiste.

Nder njerëzit me të shquar të fshatit Ninat, mund të përmendim gjithashtu : Fuat Dilo, i cili ishte në ngritjen e flamurit në Vlorë si përfaqësues i Gjirokastrës. Nuri Cene, i cili në periudhën e urisë së madhe në vitet e para te shekullit te 20, dha kontributin e tij ne gjithë zonën e fshatrave Çame, këtej kufirit, në përballimin e situatës së pashprese të krijuar nga ndërrimi i kufjeve në 1913. Me vendosjen e kufjeve u be e vështire komunikimi tregtar me pjesën tjetër te Çamërisë se mbetur nen shtetin [Grek]. Zoti Sadik Ahmet Demo ishte Cami nga Ninati, që u vu në radhët e kundërshtareve dhe disidenteve çame "ne mbrojtje të identitetit shqiptar". Shumë djem e vajza të fshatit Ninat, sot janë në të katër anët e globit, si në Amerikë, Evrope, Australi, Kanada, etj.

Me ndryshimin e sistemit nga socialist në shoqëri demokratike në Shqipëri, edhe ninaqotet u ingranuan në ingranazhet e ekonomisë së tregut. Nder firmat e para tregtare që në vitin 1992, ishte edhe firma tregtare "CENE". Kjo firme mban datën e krijimit me dhjetor 1992, kure nuk ishin krijuar akoma kushtet ligjore dhe teknike ne Shqipërinë post komuniste. Megjithëse aktiviteti i saj u ndërpre, gjatë trazirave të vitit 1997, kontributi i saj në ekonominë e re e të brishte kapitaliste, ishte i pa diskutueshëm ! Drejtuesi i saj Z. Partizan Cene mban autoresine për hapjen e të parit Supermarket në Shqipërinë post komuniste ; "Papastratos-Cene" në Vlorë dhe me vone në Tiranë.

Nder familjet me autoritet, me prejardhje nga [Ninati], janë dhe Vëllezërit Muderrizaj. Gjithashtu nga [Ninati] është dhe dëshmori i demokracisë, i shpallur me 1994, Xhemali Hasani. Edhe ky disident dhe kundërshtare i sistemit socialiste.



Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
  1. ^ Fatos Mero Rrapaj (1995). Fjalori Onomastik i Epirit. Eurorilindja. f. 89. Shënim: F.M. Rrapaj mund të ketë gabuar emrat e lagjeve për ato të familjeve në fshatin Ninat.
  2. ^ Rrapaj. Fjalori Onomastik i Epirit. 1995. f. 89-93. Treguan: 1) Azbi Taho, 71 vjeç, me arsim fillor nga Ninati. 2) Islam Yzeir Saliu, 57 vjeç, me arsim të mesëm nga Ninati.