Nitrati
Appearance
Nitrati me formulën kimike NO3 quhen kripërat e acidit nitrik, i cili është i ndërtuar prej një atomi të azotit dhe 3 atomeve të oksigjenit . Zakonisht janë me ngjyrë të bardhë ose pa ngjyrë në formë pluhuri ose kristali dhe treten shumë mirë në ujë.
Nitratet përdoren në shumë degë të ekonomisë:
- Si plehra artificiale të lira dhe efektive në bujqësi
- Si konzervansë në industrinë ushqimore
- Për prodhimin e ngjyrave, ilaçeve, eksplozivit etj.
Njerëzimi me shumicë i përdor nitratet për konzervimin e ushqimit por ato mund të metabolizohen në produkte kancerogjene të ashtuquajtura nitrozaminë.
Lidhje të jashtme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Ky artikull nga Kimia është i cunguar. Ti mund të ndihmosh Wikipedian duke e përmirësuar këtë artikull.