Jump to content

Novoseja

Checked
Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Novosejë
Noimage.png

Novoseja është një fshat në Shqipëri ne Qarkun Kukës.

Novoseja është fshati i trete qe hasim ne komunën e Shishtavecit gjithnjë duke shkuar nga Kukesi nëpërmjet grykës se vanave. Ky fshat kufizohet me ; Shishtavecin ne lindje, me Borjen dhe Oreshkën ne verilindje dhe veriperëndim, me Kollovozin dhe Shtrezen ne perëndim dhe me Turajn ne jug. Novoseja ka një bukuri te rralle natyrore e shtrire ne një pllaje pranë vargmaleve te Sharrit ndërmjet maleve Kallabak, Pashtrec e malit te dushkut. Ka ujera te bollshëm e te pastër kristal. Poshtë Novosejes kalon përroi i llugjave e me tutje dhe përroi e recicave (qe shquhet sidomos për ujin e pastër). Pyjet e Novosejes janë te bollshëm e te pasur. Aty ka shume meshteken dhe ah por, ka edhe një pyll shekullor me dushk te cilin Novosejasit e kane kujdesur ne mënyre te veçante. Pyjet e rimorën veten pas viteve 90. Si çdo fshat edhe këtu ka pika referimi qe përdoren nga banoret. Me te famshmet janë ; guri i kullës, guri i derdhur, guri i mendjesit, guri si qen, lisi i keres kodra e bregjit zabeli i fushës, hurdha e shume e shume te tjera. Rezervuari i Novosejes veçanërisht është shume i bukur një vend fantastik për piknik dhe peshk te pastër.

Banoret e fshatit Novosej (flasim gjithnjë për ata qe banojnë ne këtë fshat) merren me bujqësi dhe blegtori. E famshme ne te gjithë Shqipërinë është patatja e prodhuar nga ana e tyre. Me ardhjen e demokracisë vihet re dhe një shtim i ndjeshëm i bagëtive (kryesisht dele dhe lope te racës se vogël). Gjithashtu vitet e fundit vihet re prirja e novosejasve drejt zhvillimit te turizmit malor (sigurisht te ndihmuar nga bukuria e rralle natyrore qe ofron kjo zone.

Nuk janë bere kërkime te veçanta ose te ketë te dhëna te mjaftueshme se kur daton fillimi i popullimit te Novosejes. Një gjë është e sigurte ; ky fshat përpara se te jete kthyer ne 100 % fesë islame ka qene i besimit katolik. Këtë e tregojnë edhe toponimet. Ne këtë fshat ka një mjedis te caktuar qe banoret edhe sot e kësaj dite e emërtojnë kisha. Emri Novosej vjen nga sllavisht ;novo-i ri dhe sello-fshat pra fshat i ri. Novoseja është fshati i fundit shqiptar ne krahinen e Gores, pastaj vijnë fshatrat e tjera te populluara nga goranet qe i takojnë besimit islam dhe flasin një dialekt sllav te përzier me turqisht.Nga ky vend kane dale burra shume te shquar te pushkës e penës. Nuk mohohet fakti qe kufijtë e sotshëm te Shqipërisë ne atë zone janë caktuar me zgjuarsinë e hoxhe Islam Bashes, i cili beri komisionin ndërkombëtare te kufijve te besojnë se edhe fshatrat me gorane ishin plotësisht shqiptare. Gjate periudhës 1900 deri ne 1944 Novosejasit bene jetën e tyre duke u marre me bujqësi e blegtori me emigrim por rralle e braktisen përfundimisht fshatin e tyre. Ata morën pjese edhe ne luftën nacionalçlirimtare duke pasur edhe dy dëshmore e disa partizane. Pas kësaj lufte, novosejasit te pakënaqur nga regjimi i ri komunist filluan ca te emigrojnë kryesisht Belgjike Kosove, Amerike e deri ne Suedi dhe shume te tjerë te shfaqim mendimet e tyre ne kundërshtim me komunizmin. Janë shume prej tyre te dënuar për politike. Ja disa prej tyre ; Abdullah Nebi Mata, Muhamet Gafurr Mata, Avdi Feriz Bakalli e shume e shume te tjerë. Novoseja ne kohen e diktaturës është quajtur ; Berlini i vogël, kjo për mendimet demokratike qe ata shfaqnin ne kundërshtim me interesat e qeverise. Burri me i shquar qe ka dale nga ky fshat ne këtë periudhe është ; Rrahman Parllaku ish gjeneral dhe shef i shtabit te përgjithshëm te ushtrisë popullore te Shqipërisë. nga ky fshat kane dale gjithashtu disa drejtues te ndryshëm te nivelit lokal si ; Ajdin Mata, Mehmet Tocilla, Islam Bakalli e shume e shume te tjerë. Pas vitit 90 Novoseja u çlirua përfundimisht por duke paguar dhe nje harac ; shume e shume djem te këtij fshati emigruan, shume e shume familje te këtij fshati u shpërngulen për një jete me te mire. nga 400 familje qe ishin ne Novosej ne 1990 sot janë rreth 150. Mendohet se ne gjithë boten jetojnë rreth 800 familje novosejase me rreth 4000 banore. Ne këtë periudhe nga Novoseja dalin disa njerëz te talentuar. Qemal Parllaku kryetar bashkie i qytetit Kukes, shume e shume djem drejtues te ndryshëm neper zyra e institucione. Patjetër qe vendin me te veçante e zë Flamur Noka deputet ne parlament dhe ministër i brendshëm e qeverise Berisha ne ne vitet 2009-2013. Ka nxjerre ky fshat mjeke, inxhiniere, avokate etj. te tille janë : Gezim Basha (gjinekolog), Sajmir Mata (neurolog i shkëlqyer ne Gjermani), Mirdash Bakalli (kërkime shkencore ne Gjeneve )Naim Disha (kuader i larte i ushtrise Shqipetare dhe me gjere). Kane shume me çfarë te mburren novosejasit me djemtë e vajzat e tyre. Nga novosej nuk ka asnjë te dënuar me burg për trafik droge apo tutor femrash.

Ky fshat i ka te shperndare bijte dhe bijat e tij ne gjithë boten, te cilët shërbejnë me se miri si përfaqësues te tij duke i ngritur emrin dhe prestigjin kudo qe shkojnë. Këta djem e vajza janë ne ; Amerike, Kanada, Angli, Belgjike, Holande, Gjermani, Itali, Austri, Suedi, Greqi e vende te tjera qe mund te mos i di. Novoseja ka lidje miqësore me te gjithë fshatrat për rreth dhe me gjere pra ka nipa e mbesa ose janë nipa e mbesa ne fshatrat rrotull tij dhe ne Sarande, Vlore, Durrës, Tirane, Lushnje, Rrogozhine, Kavaje, Shkodër, Tropoje, Diber, Has si dhe ne qytetin e Kukesit. Shënim ; Kjo faqe është krijuar nga Rozafat Mata për çdo vërejtje apo sygjerim do te doja te me kontaktono ne fcb-un tim (rozafat mata) apo ne e-mailin tim (rozi.mata@yahoo.com).