Jump to content

Nusret Pllana

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Nusret Pllana është i lindur më, 21 maj 1959, në Arbnesh të Prishtinës, është publicist kosovar.[1]

Dr.sc. Nusret Pllana shkollën filloren e kreu në vendlindje, kurse gjimnazin dhe Fakultetin Ekonomik në Prishtinë. Një kohë të gjatë është marrë me veprimtari kulturore-artistike. Në vitin 1984 themeloi Ansamblin Artistik ,”Hasan Prishtina”, të Prishtinës, të cilin e udhëhoqi deri më 1996. Derisa ndiqte studimet pasuniversitare të ekonomisë në Zagreb, me të kthyer në Kosovë, më 1986 burgoset për veprimtari patriotike ilegale dhe dënohet me gjashtë vjet burgim të rëndë, nga të cilat i vuan pesë. Pas daljes nga burgu themelon Ndërmarrjen private për prodhimin e qilimave Teuta në Prishtinë. Ndërkaq, më 1994 burgoset për të dytën herë, por kësaj radhe si anëtar i Këshillit Drejtues të Odës Ekonomike të Kosovës. Ishte pjesmarrës i luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, dhe folësi i parë i Radios ”Kosova e lirë”. Pas kthimit nga lufta, ishte redaktor përgjegjës i Radios ”Kosova e lirë”. Ishte zëvendës ministër dhe ministër i kulturës i Qeverisë së Përkohshme të Kosovës 1999-2000.[2]

Ka udhëhequr sektorin e Arkivit të UÇK-së nga viti 2002-2006. Aktualisht është ligjërues i Universitetit “Hasan Prishtina” të Prishtinës dhe Universitetit Shtetëror të Tetovës në Shkup dhe Tetovë. Ka magjistruar në Tiranë, në vitin 2005, me temën Masakrat serbe në Kosovë 1989-1997. Ka doktoruar në Universitetin e Evropës Juglindore në Tetovë, më 1 Shtator 2009, me temën: Intervenimi i NATO-s në Kosovë, në departamentin e shkencave politike dhe administrimit publik. Në vitin 2011 i botohet në gjuhën angleze, libri, NATO Intervention in Kosova, me recensentët: Ambasadorin amerikan William G.Walker, Prof.dr.Christopfer G.L.Hall dhe Prof.Julia Norrgard.

Libri i tij The Terror of Invading Serbia over Albanians 1844-1999, [3] i përkthyer në tetë gjuhë: shqip, anglisht, frengjisht, gjermanisht, turqisht, serbisht, japonisht e suedisht, deri tani është promovuar në këto qendra evropiane dhe botërore: Prishtinë, Tiranë, Tetovë, Shkupi, Oslo, Jovik, Stokholm, Kopenhagë, Katovicë, Budapest, Romë, Helsinki, Vjenë, Lion, Paris, Shtutgarti, Dortmund, Singen, Nyrnberg, Hechingen, Pforzheim, Hamm, Ludwigsburg, Helsingen, Heidelberg, Mannheim, Mynster, Gjenevë, Cyrih, Lugano, Ankara, Stamboll, Izmir, Bursa, New York, Washington, Florida, Detroid, Melbourne, Toronto, Bearry, Bruksel, Berlin, Bolzano, Braunschweig, Londër, Mynster, Dyzeldorf e Montreal.[4]

Është redaktor i librit A vriten Engjëjt, të autores, Hanëmshahe Ilazi, 2012. Recensent i librit Abdyl Krasniqi – frymëzues brezash, 2009, të autorit Prof.Bedri Tahiri, recensent i librit monografi Dëshmorët e Kombit – Mareci ‘99,të autorit Refik Gërbeshi, 2014, recensent i librit Familja Pllana – Halabak, 2012, të autorit, Prof.Shaban Pllana, recensent i librit monografi Masakra e Belegut, 2015, të autorit Mr.sc.Endrit Binakaj, redaktor i librit monografi Studenti martir – Arianit Ilaz Berisha, të autorit Argjend Hasani, 2013, recensent i librit monografi Spahijajt e Llashticës, Prishtinë, 2014, recensent i librit Kapërcimshekulli, 2015, të autorit Musli Kabashi.

Libri i tij Terrori i Serbisë Pushtuese mbi Shqiptarët 1844-1999, ka arritë të futet në Bibliotekat më të njohura evropiane e botërore, si: në Bibliotekën Botërore të Kongresit Amerikan, në Bibliotekën Botërore Victoria të Australisë, në selinë e Organizatës së Kombeve të Bashkuara, në Bibliotekën Botërore të Bajernit të Gjermanisë, në Akademinë Ushtarake të Bundesverit gjerman, në Tribunalin e Hagës, në Bibliotekën Botërore të Britanisë së Madhe në Londër, etj. Për librin Terrori i Serbisë Pushtuese mbi Shqiptarët 1844-1999, në vitin 2013 ka marrë mirënjohje nga Biblioteka Botërore e Kongresit Amerikan dhe Biblioteka Botërore e Britanisë së Madhe në Londër, në vitin 2015. Është autor i dhjetra punimeve shkencore.[5]

Veprat e realizuara

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
  • Filmin dokumentar: Për TY, 1996
  • Filmin dokumentar: Hajde vëlla se edhe vorret gëzohen për TY, 1998
  • Ekspozitën me fotografi dokumentare Rruga e Kosovës së Lirë, 1999
  • Ditar lufte, vepër publicistike dokumentare, 1999
  • Fimin dokumentar: Medreseja Alauddin shtëpi e zotit dhe e kombit, 2000
  • Luftoi për të jetuar të tjerët– monografi, kushtuar dëshmorit të kombit Agim Bardh Zeneli, 2001
  • Filmin dokumentar: Pas dymijë vjetësh rrugëtim, 2000(Fitues i çmimit të publikut në Festivalin Ndërkombëtar të Filmave dokumentar, 2001)
  • Rruga e lirisë, vepër dokumentare, e përkthyer edhe në gjuhën angleze, 2000
  • Hasan Prishtina, vepër publicistike, 2000
  • Gjenocidi serb në Kosovë 1840-1999, ekspozitë dokumentare, 2001
  • Filmin dokumentar: Gjenocidi serb në Kosovë -pa koment, 2001
  • Terrori i Serbisë pushtuese mbi shqiptarët 1844-1999, vepër dokumentare në tri gjuhë botërore, anglisht, gjermanisht e frëngjisht, 2001
  • Terrori i Serbisë pushtuese mbi shqiptarët 1844-1999, vepër dokumentare në tri gjuhë botërore, anglisht, gjermanisht e frëngjisht, ribotim i plotësuar, 2002


  • Terrori i Serbisë pushtuese mbi shqiptarët 1844-1999, vepër dokumentare në tri gjuhë botërore, anglisht, gjermanisht e frëngjisht, 2011, ribotim i plotësuar.
  • Terrori i Serbisë pushtuese mbi shqiptarët 1844-1999, vepër dokumentare në tri gjuhë botërore, anglisht, gjermanisht e frëngjisht, 2012, ribotim i plotësuar.
  • Filmin dokumentar: Nëna e vetmisë së madhe – kushtuar Nënë Ajshe Gërvallës, 2006
  • Qëndroi shqiptarisht – Selim Berisha, monografi, 2001
  • Filmin dokumentar: Medreseja Alauddin – shtëpi e zotit dhe e kombit, 2001
  • Krimet që kërkojnë drejtësi I, dokumentar, 2002
  • Krimet që kërkojnë drejtësi II, dokumentar, 2002
  • Dallgë në jetë (përgatitur sipas rrëfimit të Haxhi Çekut), 2002
  • Dallgë në jetë (përgatitur sipas rrëfimit të Haxhi Çekut), 2004, ribotim i plotësuar.


  • Filmin dokumentar : Profesori që u bë pjesë e Historisë , 2003
  • Filmin dokumentar : Kur masakrohen fëmijët (Masakra e Llashticës), 2003
  • Filmin dokumentar : Lajmëtaret e Lirisë, 2004
  • Filmin dokumentar: 4 Janar 1999, 2004
  • Filmin dokumentar: Nga Arkivi i UÇK-së, 2004
  • Filmin dokumentar: Zëri i Lirisë, 2004
  • Filmin dokumentar: Shpendi i UÇK-së, kushtuar dëshmorit të kombit Basri Canolli, 2004
  • Ekspozitën dokumentare: "Batalioni Atlantiku i UÇK-së”, 2004
  • Filmin dokumentar: Vetëm gjaku i dëshmorëve i ka hije lirisë, 2005
  • Filmin dokumentar: Rifat Mëziu-luftëtar emblematik i UÇK-së, 2005
  • Filmin dokumentar: Mehë Uka-simbol i bashkimit, 2005
  • Dokumentarin: Viset që nuk harrohen-rrëfim i Dr. Sabit Ukës, 2006
  • Filmin dokumentar: Gjeneralët e Haradinajve, 2006 (fitues i çmimit special në Festiv.Ndërkombëtar të filmave dokumentar, 2006)
  • Ekspozitën dokumentare: Maska lufte, fytyra paqeje, Romë, Itali , 2007
  • Filmin dokumentar: Veç ditëlindje kanë dëshmorët, 2009
  • Intervenimi i NATO-s në Kosovë, vepër publicistike dokumentare, 2010
  • NATO Intervention in Kosova, vepër publicistike dokumentare (në gjuhën angleze), 2011
  • Filmin dokumentar: Familja Elshani dhe rruga e gjatë e lirisë, 2012
  • Filmin dokumentar: Agim Matoshi – Udhërrëfyes i lirisë, 2012
  • Filmin dokumentar: Rrugëtimi i një libri nëpër botë, 2012[6][7]
  • Librin: Terrori i Serbisë Pushtuese mbi Shqiptarët 1844-1999– ribotim i pestë i plotësuar, në shtatë gjuhë: shqip, anglisht, frëngjisht, gjermanisht, turqisht, serbisht e maqedonisht, 2013
  • Filmin dokumentar: Flakadani i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, kushtuar heroit të kombit, Ing.i diplomuar Feriz Guri (Komandant Shpata), 2014
  • Librin Monografi: Uragani i UÇK-së, -kushtuar dëshmorit të kombit Feriz Guri, 2014
  • Ekspozitën me fotografi dokumentare: Gjurmët e një libri nëpër botë, 2014
  • Filmin dokumentar: Liria e atdheut ishte jeta e tij, kushtuar dëshmorit të kombit Enver Aliaj, 2015

Filmin dokumentar:* Një fshat i tërë në shërbim të lirisë, kushtuar dëshmorëve të kombit të Fsh.Samadraxhë, 2015[8]

  • Librin: The Terror of Invading Serbia over Albanians 1844-1999, ribotimi i gjashtë i plotësuar, në 8 gjuhë: shqip, anglisht, frengjisht, gjermanisht, turqisht, serbisht, japonisht e suedisht, 2015
  • Filmin dokumentar: Dëshmitë e Heshtura, kushtuar masakrës së Krushës së Madhe”, 2016
  • Filmin dokumentar: SHHB Nëna Terezë, 2016
  • Filmin dokumentar: Shoqata kulturore atdhetare KOSOVA – Shkodër, 2015
  • Librin universitar (në dorëshkrim): Edukata qytetare, bashkëautorë Dr.Sabri Rexha e Dr.Nusret Pllana, 2016
  • Ndërhyrja e NATO-s në Kosovë kishte karakter humanitar, Diskutime, viti II – nr.7, shtator, 2013, Tetovë

55. *Lufta çlirimtare në Kosovë dhe roli i KFOR-it, Diskutime, viti II, nr.3/4, prill – maj, 2013, Tetovë


  • Diskriminimi i shqiptarëve dhe i shkollës shqipe në Kosovë gjatë viteve 1981-1992, Diskutime, viti III- nr.12, vëllimi 1, Korrik, 2014, Tetovë
  • Programet srbe për shfarosjen kolektive të shqiptarëve, Diskutime, viti IV, Nr.15, shkurt, 2015, Tetovë
  • Vrasjet dhe krimet e vazhdueshme mbi shqiptarët, shkas i intervenimit të NATO-s në Kosovë, Vizione, Nr. 11&12, Shkup, janar, 2009
  • Ndërhyrja e NATO-s në Kosovë ishte imperativ i kohës, Vizione, Nr.15/2010, Tetor, 2010, Shkup,
  • Nusret Pllana – Maschere di guerra volti di pace, I Mille Volti Della Pace( a cura di Filippo Bettini e Blerina Suta), Provincia di Roma – 4 Edizione, 5 giugno-21 luglio, Roma, 2007
  • Strategjia gjeopolitike Amerikano-Evropiane dhe Kosova, (Drejtësia dhe Sfidat e Proceseve Euro-Atlantike), Justicia – International Journal of Legal Sciences, 18-19 Nëntor, Tetovë, 2016


  • Për temën: Gjenocidi serb mbi shqiptarët 1844-1999, ka ligjëruar në këto Universitete dhe vende të Evropës dhe botës:


  • Universitetin Ndërkombëtar Profesional René Cassin të Lionit, në Francë
  • Universitetin Monroe College, në New York
  • Universitetin e Grazit , të Austrisë
  • Universitetin RMIT, në Melbourne të Australisë
  • Universiteti MAIL, të Gjenevës
  • Universitetin Lyngby, të Kopenhagës
  • Në Kongresin Amerikan, në Washington DC
  • Në Hotel OPERA në Oslo, të Norvegjisë
  • Në Pallatin e Kongreseve në Llugano, të Zvicres
  • Universitetin Regent’s, në Londër
  • Universitetin Middel East Technical, në Ankara
  • Në Muzeun Historik të Tiranës, në Tiranë
  • Universitetin e Tetovës, në Tetovë
  • Në Markland Wood Golf Club, në Toronto
  • Në Hotel RAMADA, në Bruksel
  • Universitetin La Sapienza, në Romë
  • Në Qendrën e Shën Palit dhe Zoja Pajtore, në Detroit
  • Në Hotel REGINA, të Vjenës
  • Në Shëpinë e Kulturës, në Mynhen
  • Në Volkshause, në Cyrih[9]

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

https://www.youtube.com/watch?v=bnhD6EftUGE

https://www.youtube.com/watch?v=7PkejCYPkGA&t=130s

https://www.youtube.com/watch?v=lfOFrHhC-7A

https://www.youtube.com/watch?v=ufslgOZ2OlI

  1. ^ "Kopje e arkivuar". Arkivuar nga origjinali më 18 dhjetor 2015. Marrë më 3 shkurt 2018. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja)
  2. ^ "Kopje e arkivuar". Arkivuar nga origjinali më 14 gusht 2018. Marrë më 3 shkurt 2018. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja)
  3. ^ "Kopje e arkivuar" (PDF). Arkivuar nga origjinali (PDF) më 8 janar 2020. Marrë më 3 shkurt 2018. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja)
  4. ^ http://www.radiokosovaelire.com/dr-nusret-pllana-terrori-i-serbise-pushtuese-mbi-shqiptaret-1844-1999-botimi-i-gjashte/
  5. ^ "Kopje e arkivuar". Arkivuar nga origjinali më 14 gusht 2018. Marrë më 3 shkurt 2018. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja)
  6. ^ "Kopje e arkivuar". Arkivuar nga origjinali më 18 dhjetor 2015. Marrë më 3 shkurt 2018. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja)
  7. ^ https://shkoder.net/fjala/2007/dhebibi5.htm
  8. ^ https://www.youtube.com/watch?v=x0OpYoDbI-I
  9. ^ "Kopje e arkivuar". Arkivuar nga origjinali më 14 gusht 2018. Marrë më 3 shkurt 2018. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja)