Misioni i OSBE-së në Kosovë
Misioni i OSBE-së në Kosovë (OMiK) është një mision në terren i Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë që vepron në Kosovë. Misioni u vendos në korrik 1999 për të mbështetur Misionin e Administratës së Përkohshme të Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNMIK) në fushën e demokratizimit, ndërtimit të institucioneve dhe të drejtave të njeriut në Kosovë.[1]
Mandati
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Mandati i misionit është përcaktuar në Vendimin e Këshillit të Përhershëm të OSBE-së nr. 305 të datës 1 korrik 1999.[2] Misioni përbën një nga shtyllat e Misionit të Administratës së Përkohshme të Kombeve të Bashkuara në Kosovë lidhur me demokratizimin, ndërtimin e institucioneve dhe të drejtat e njeriut. Objektivat kryesore të mandatuara ishin themelimi i një shkolle policore për të trajnuar oficerët për Shërbimin e ri Policor të Kosovës, për të trajnuar anëtarët e gjyqësorit, për të organizuar dhe monitoruar zgjedhjet, për të mbështetur zhvillimin e shoqërisë civile, organizatave joqeveritare dhe partive politike, të themelojë një institucion të Ombudsmanit dhe të monitorojë dhe mbrojë të drejtat e njeriut.
Shefat e Misionit
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Shefi aktual i misionit është Michael Davenport.[3]
Shefi | Vendi | Mandati i detyrës |
---|---|---|
Dan Everts | Holanda | 1999–2001 |
Pascal Fieschi | Franca | 2001–2005 |
Werner Wnendt | Gjermania | 2005–2007 |
Tim Guldimann | Zvicra | 2007–2008 |
Werner Almhofer | Austria | 2008–2012 |
Jean-Claude Schlumberger | Franca | 2012–2016 |
Jan Braathu | Norvegjia | 2016–2020 |
Michael Davenport | Britania e Madhe | 2020–tani |