Oda e Fevzi Hoxhës
Oda e Fevzi Hoxhës | |
---|---|
Lloji | Arkitekturore |
Vendndodhja | Cërnicë, Gjilan, Kosovë |
Ndërtuar | Shek.XX |
Emri zyrtar: Monument /Ansambël | |
Lloji | Nën mbrojtje |
Nr. i referencës | 108/01.10.2014 |
Oda e Fevzi Hoxhës është një monument i kulturës i cili ndodhet në fshatin Cernica të Gjilanit.
Historiku
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Në fshatin Cernicë, rreth 8 km në jug-perëndim të Gjilanit, gjendet Oda e Mulla Vehbiut, tani pronë e nipit të tij Fevzi Hoxhës (1932). Sipas Fevziut, oda është ndërtuar në vitin 1928, nga gjyshi i tij, mulla Vehbi Hoxha. Mjeshtër për ndërtimin e saj kanë qenë djemtë e Hysen Hoxhës. Oda ka planimetri drejtkëndëshe dhe është e ndërtuar në përdhese dhe kat. Përdhesja për një kohë është shfrytëzuar si mejtep (shkollë e fshatit). Kurse në katin e parë është vendosur oda. Oda paraqet hapësirën ku mblidhen meshkujt e një familjeje apo fshati për diskutime të ndryshme shoqërore, familjare, e politike, dhe si dhomë e mysafirëve. Hyrja në odë bëhet nga shkallët e drurit që janë vendosur në përdhese, në pjesën lindore. Para hyrjes është edhe hajati i gjysmë hapur. Sipërfaqja e odës është rreth 50 m2. Në enterier janë ruajtur elementet origjinale, jyklyku -që përdorej për vendosjen e dyshekëve dhe jorganëve, dy trapazanë të vendosur në dy anët e fillimit të odës aty ku është edhe hyrja. Oda ka qenë e rrethuar me mindere të cilët janë shkatërruar nga koha, janë edhe dy dollapë ku janë mbajtur takëmet e kafesë: sheqeri, kafeja, duhani etj. Dy dritare të vogla shikojnë kah lindja, ndërsa ajo më e madhja shikon nga jugu. Materiali për ndërtimin e objektit, kryesisht është guri i punuar dhe i lidhur me llaç balte dhe trarët e drurit në formë hatullash. Konstruksioni mes-kat është punuar nga druri, nga trarët e vendosur në dy drejtime. Shtyllat në përdhese janë gjithashtu nga druri me kapitel të dekoruar në formë gjeometrike. Ndërtesa është e mbuluar me kulm katër ujor, të mbuluar me tjegulla argjile. Fasada është lineare e suvatuar me llaç balte. Hajati i vendosur në anën lindore krijon dinamikë të dritë-hijes. Në oborrin e odës gjenden edhe objekte tjera, shtëpia, hambari dhe koshi, të cilat së bashku e formojnë një kompleks të arkitekturës së banimit në zonat rurale. Në vitin 2013 MKRS dhe CHwB kanë realizuar projektin për itervenim emergjent.[1]
Galeria
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ "Oda e Fevzi Hoxhës (Gjilan)". Arkivuar nga origjinali më 23 janar 2016. Marrë më 12 nëntor 2016.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)
Lidhje të jashtme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Databaza e trashëgimisë kulturore të Kosovës Arkivuar 26 mars 2016 tek Wayback Machine
Ky artikull për historinë e Kosovës është i cunguar. Ju mund të ndihmoni Wikipedian duke e zgjeruar atë. |