Ollovo
Ollovo është një qytezë dhe komunë që ndodhet rreth 50 kilometra në verilindje të Sarajevës, në Bosnje dhe Hercegovinë.
Rreth Ollovos
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Qyteti Ollovo për herë të parë u përmend në vitin 1382 nën emrin "Plumbum" (emri latin për plumbin). Fjala Ollovo në gjuhën Boshnjake do të thotë të "Plumb". Ollovo shtrihet pranë autostradës M18 Sarajevë-Tuzlla, dhe është ndodhet 50 km në verilindje të Sarajevës, kryeqendër e Bosnjë dhe Hercegovinës si dhe bënë pjesë në Kantonin Zenica-Doboj. Kohët e fundit, ka pasur, ka pasur përpjekje me qëllim që Ollovo të bëhet një pjesë e Kantonit të Sarajevës, megjithatë deri më sot, Ollovo është ende brenda Kantonit Zenica-Doboj. Në Ollovo që nga mesjeta ka pasur miniera të njohura.
Demografia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Përbërja Etnike | |||||||||||||
Viti | Serbët | % | Boshnjakët | % | Kroatët | % | Jugosllavët | % | të tjerët | % | Gjithsej | ||
---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|
1961 | 3,635 | 32.07% | 5,903 | 52.09% | 314 | 2.77% | 1,402 | 12.37% | 11,333 | ||||
1971 | 3,601 | 23.68% | 10,546 | 69.36% | 930 | 6.11% | 46 | 0.30% | 80 | 0.55% | 15,203 | ||
1981 | 3,349 | 20.49% | 11,593 | 70.94% | 802 | 4.91% | 508 | 3.12% | 16,341 | ||||
1991 | 3,196 | 18.91% | 12,699 | 75.14% | 653 | 3.86% | 282 | 1.67% | 16,901 |
Vende të banuara
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Olovo ka shumë fshatra në afërsi, dhe ata janë: Boganovići, Čuništa, Solun, Hadre, Bukovdo, Milankovići, Kamensko, Jelaške, Careva Ćuprija, Lišći, Gurdići, Dugandžići, Čude, Petrovići, Klis, Kolakovići, Berisalići, Brda, Lluka, Lavšići, Ponijerka, Grabovica, Dreželj, Paklenik, majna, Radačići, Ajvatovići, Miljevići, Rudine, Ligatići dhe Bakići.
Lidhje të jashtme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Official website (Bosnian)
Koordinatat: 44°07'43"N 18°34'54"E / 44.12861°N 18.58167°D44°07′43″N 18°34′54″E / 44.12861°N 18.58167°E