Organizata Shqiptaro-Amerikane Çamëria
Organizata Shqiptaro-Amerikane Çamëria është një organizatë joqeveritare, me seli në Çikago, Illinois, Shtetet e Bashkuara, e cila punon dhe kryen kërkime për të drejtat dhe çështjet e shqiptarëve çamë që janë shtetas amerikanë.
Çamët në SHBA
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Pas pushtimit të Janinës në vitin 1913 dhe për shkak të presioneve të rënda të imponuara nga Reformat Agrare në vitet 1920, shumë shqiptarë çamë u larguan nga Çamëria pas pushtimit të Epirit. Më pas, ata u dëbuan nga Greqia duke filluar nga viti 1944 dhe duke përfunduar në pranverën e vitit 1945, duke u dërguar me forcë në Shqipëri. Gjithashtu, shumë çamë u persekutuan edhe nga regjimi komunist shqiptar[1] duke i detyruar të largohen. Shumica e shqiptarëve çamë që u larguan nga Shqipëria dhe Greqia, migruan në Shtetet e Bashkuara.[2] Vala e parë e emigrantëve çamë u përqendrua kryesisht në Hartford, CT, ku krijuan Shoqërinë Çamëria, Çikago, si dhe Boston dhe New York City.[3] Ata arritën të ruanin traditën dhe gjuhën e tyre,,[2] dhe botuan gazetën e parë shqiptare çame, në vitin 1966, me emrin "Çamëria - Vatra amtare", redaktuar nga Bilal Xhaferri.[3]
Shqiptarët çamë në Shtetet e Bashkuara janë popullsia e katërt më e madhe e çamëve, pas Shqipërisë, Turqisë dhe Greqisë,[2] që nga themelimi i Lidhjes Çame në fillim të viteve 1970.[4]
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ Vickers, Miranda. The Cham Issue - Albanian National & Property Claims in Greece. Paper prepared for the British MoD, Defence Academy, 2002.ISBN 1-903584-76-0
- ^ a b c Vickers, Miranda. The Cham Issue - Where to Now? Paper prepared for the British MoD, Defence Academy, 2002.
- ^ a b Sali Bollati, president of Chameria association, interview on newspaper "Illyria", June 2005
- ^ AAOC mission (http://www.blogger.com/profile/04277583063115840630)