Përdoruesi:Klubi Karrieres Kuvendi i Arberit

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Pamje e Kishës dhe Xhamisë në Ferizaj (foto nga Andi Neziri)

Kisha dhe Xhamia - Ferizaj[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Kisha dhe Xhamia janë simbolet më të njohura në qytetin e Ferizajt. Është një simbol i tolerancës fetare, i tillë që simbolizon bashkëpunimin në mes qytetarëve, e sidomos në qytetin e Ferizajt. Janë objekte të cilat u ndërtuan kohë më parë duke përfaqësuar më së miri revolucionet mendimtare, ku vendoset barazi në gjithë përfshirjet fetare. Këto krijuan lidhje të forta popullore, kulturore dhe tradicionale duke eliminuar përkatësinë fetare e duke ngritur lartë intelektualitetin shoqëror, në mënyrë që të drejtojnë funksionet shtetërore drejt zhvillimit të sipërm.

Historia e shfrytëzimit të oborrit të njejtë[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Në vitin 1912, kur Serbia po shfrytëzonte çdo rast për të dominuar në Kosovë, u mundua që t'ia humbte autencitetin shqiptarëve në disa mënyra si: ndërrimi i emërtimeve të tokave dhe ujërave apo ndërtimi i kishave ortodokse. Lidhur me këtë, në fshatin Jezerc në anën e djathtë të lumit Nerodime përballë një kodre ku gjendet kalaja e Jezercit, filloi ndërtimi i një kishe ortodokse. Ky fakt shfaqi pakënaqësi tek banorët e fshatit dhe ata u munduan të zgjidhnin këtë "problem" të ashtuquajtur. Kjo pakënaqësi rezultoi në fatalitet, ku mbikqyrësi i ndërtimit të kishës u vra nga një banor i vendit. Sipas ligjit të kishës, "Aty ku derdhet gjak, nuk bën të ndërtohet kisha", prandaj u ndaluan ndërtimet e saj. Materiali që ishte porositur nuk mund të kthehej, kështu, popi kërkoi nga myftiu (Ahmet Pllana), që ti siguronte një vend në oborrin e Xhamisë së Madhe për të sistemuar materialin. Myftiu pranoi, por me kërkesë që të mos vonoheshin. Mes viteve 1926 dhe 1927 popi pati mbështetje nga mbreti serb i asaj kohe dhe së bashku e detyruan myftiun të nënshkruante një letër ku i'u lejua kishës që ta ndërtonin kishën në oborrin e xhamisë. Tani Kisha e Shën Uroshit dhe Xhamia Mulla Veseli ndajnë një oborr, me të drejta të barabarta pronësie.[1]

Kisha e Shën Uroshit[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Marrëveshja për themelimin e Kishës Ortodokse në oborrin e Xhamisë filloi nga viti 1920 dhe u përfundua në vitin 1933, ku më vonë u quajt Kisha e Perandorit të shenjtë Uroš dedikuar Perandorit serb Stefan Uroš V. Arkitekti i Kishës ishte Josif Mihajlović Jurukovski nga Shkupi.

Kisha fillimisht u ndërtua me pesë kupola dhe bazamenti i saj ishte i ndërtuar kryesisht nga betoni, guri dhe përzierje me tulla, ku pas disa viteve janë bërë disa rregullime në të. Kupolat janë të ndërtuara me motive lulesh, kryqe dhe tulla. Janko Kuzmanović nga Galičnik së bashku me Viktorija Puzanova nga Mitrovica pikturuan muret e Kishës nga viti 1932 deri në vitin 1936. Në to pikturuan ikona mesjetare serbe dhe u bënë dekorime ikonostasi të gdhendur me shumë pasuri.

Në fund të qershorit të vitit 1999 me ardhjen e KFOR-it në qytetin e Ferizajt, Kisha ishte plaçkitur dhe djegur. Në trazirat e vitit 2004, kisha ishte sulmuar dhe në vitin 2013, në të u pikturuan mbishkrime nacionaliste shqiptare, ku më pas në vitin 2015 filloi puna për pjesën e jashtme ku ish-banorët serb morën pjesë në liturgjin e kishës.[2]

Xhamia Mulla Veseli[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Xhamia "Mulla Veseli'' njihet ndryshe edhe si Xhamia e Madhe, punimet e së cilës filluan në vitin 1890, gjatë sundimit të Perandorisë Osmane dhe falë donacionit të Sulltanit Abdülhamid II, Xhamia u përfundua në vitin 1894.[3]

Kjo xhami u ndërtua afër hekurudhës, e cila u renovua dhe u zgjerua në vitet 1957, 1993, 2003 dhe në vitin 2006 është njohur zyrtarisht me emrin e imamit, patriotit, humanistit dhe poetit Mulla Veseli Guta.[4]

Gjatë Luftës së Dytë Botërore kjo xhami u shfrytëzua edhe si mburojë nga ushtarët serb, ajo është bombarduar nga ushtarët e Austro-Hungarisë. Xhamia e Madhe ka qenë përfaqësi e shqiptarëve prej ku janë inicuar shumë nga nismat kombëtare si

Kuvendi i Ferizajt, 5 korrik 1908 e deri te ndihmat dhe kontributi në Luftën e Fundit të UÇK-ës dhe pikërisht se xhamia ka përfaqësuar shqiptarët, serbët lokal kanë uzurpuar oborrin e këtij objekti, duke ndërtuar Kishën e Shën Uroshit në vitin 1929, diku 45 vite prej kur xhamia kishte nisur për herë të parë.[5]

Ibrahim Hyseni Goga një veteran arsimi në librin e tij për historinë e Ferizajt, në pjesën ku flet për jetën fetare tregon se në bazë të të dhënave që ka mundur të mbledhë, thuhet se në vitin 1929 Mbretëria e atëhershme Serbe i mori me dhunë një pjesë të tokës xhamisë për të ndërtuar kishën krejt afër saj, dhe kjo ngjarje thuhet të ketë ndodhur mes viteve 1928-1931.

Megjithatë, vite më vonë kjo do të bëhet një objekt simbol i ‘tolerancës dhe bashkëjetesës fetare dhe ndëretnike’ sepse myslimanët shqiptarë në rrethana ideale nuk e kanë inicuar kthimin e oborrit të uzurpuar duke e lënë në të kaluarën një incident të tillë dhe duke vijuar me respekt në të ardhmen.[6]

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ E rrëfyer nga Isa (Ahmet) Çerkini, e bartur nga Azem (Isa) Çerkini
  2. ^ "St. Uroš Cathedral, Ferizaj". {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  3. ^ "GRAND MOSQUE AND CHURCH OF ST. UROŠ (XHAMIA E MADHE DHE KISHA E SHËN UROSHIT - VELIKA DŽAMIJA I CRKVA SVETOG CARA UROŠA)". {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  4. ^ vendbanimet e kosoves:vellimi I qendrat urbane. Prishtina: Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosoves. 2018. fq. 270. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  5. ^ "Histori e pa thënë e Ferizajt". {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  6. ^ "135 vjet të Xhamisë së Madhe të Ferizajt". {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)