Shko te përmbajtja

KFOR

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Ridrejtuar nga Kosovo Force)
KFOR

Stema e KFOR-it në shkronja Latine dhe Cirilike
Aktive 1999 – sot
Shteti 31 shtete
Pjesë e NATO

Forca e Kosovës (KFOR) janë një trupë e armatosur e formuar nga bashkësia ndërkombëtare pas luftës së Kosovës me qëllim të sigurimit të Kosovës.

Formimi i kësaj trupe nën komandën e NATO-s është thirrur nga OKB-ja më 10 qershor 1999rezolutën 1244 me qëllim të krijimit të një hapësire sigurie për kthimin e refugjatëve të luftës. Qendra komanduese e trupës gjendet në kryeqytetin e Kosovës.

Në fillim (1999) trupa përbëhej nga kontingjentet e 40 kombeve me një fuqi ushtarake prej 50,000 ushtarakëve. Që prej 30 Nëntorit 2012 në përbërjen e kësaj trupe janë rreth 5,565 ushtarakë nga 31 kombe anëtare të OKB-së.

Sipas mandatit fillestar:[1]

  • të pengojë çdo armiqësi dhe kërcënim të krijuar ndaj Kosovës nga forcat Jugosllave dhe Serbe;
  • të krijojë dhe të mbajë një ambjent të sigurtë në Kosovë, duke përfshirë sigurinë publike dhe rendin civil;
  • të çarmatosë UÇK-në;
  • të mbështesë misionet humanitare ndërkombëtare;
  • të koordinohet dhe mbështesë popullsinë civile ndëkombëtare në Kosovë;

Detyrat e KFOR-it sot:[2]

  • ndihma me kthimin apo zhvendosjen e personave të zhvendosur dhe refugjatëve;
  • rindërtim dhe çminim;
  • asistencë mjekësore;
  • siguria dhe rendi publik;
  • siguria e minoriteteve;
  • mbrojtja e pasurive kombëtare;
  • siguria e kufirit;
  • ndalimi i trafikimit të armëve në kufi;
  • zbatimi i një programi për armët, armatimin dhe eksplozivët;
  • shkatërrimi i armëve;
  • mbështetje për themelimin e institucioneve civile, ligjit dhe rendit, sistemit gjyqësor dhe penal, procesit zgjedhor dhe aspekte të tjera të jetës politike, ekonomike dhe shoqërore të shtetit.
Rezoluta 1244
Kosova
Gjen. Maj. Valeri Evtoukovitich (majtas) komandant i forcave Ruse në Kosovë përshëndete me Gjen. Bri. John Craddock (dyti nga e djathta) komandantin e Trup. Forc. Falcon më 7 qershor 1999.

Trupa e KFOR-it komandohet nga komanda e përgjithshme në krye me një Gjeneral të shkalës së tretë (me tre yje) i cili vije nga radhët e kombeve prijëse të misionit dhe që kanë komandën në njërën nga pesë batalionet e stacionuara në Kosovë. Edhe pse kjo nuk është e kushtëzuar deri në fund vitin 2006 ka qenë kështu.

Deri në vitin 2006 postin e komandantit të përgjithshëm (COMKFOR) e kanë ndërruar 12 Gjeneralë. Duke filluar nga:

Struktura e trupës

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Struktura e Vjetër

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Zonat e KFOR-it.

Për qëllim të kryerjes së misionit, hapësira e sigurisë është e ndarë në të ashtë quajtura pesë sektorë të cilat komandohen nga pesë kombe të forcave ndërkombëtare (MNTF). Këto zona në terminologjinë e ushtarakëve ndahen sipas orientimit në hapësirë por përdoren edhe emërtime tjera. Kështu në sipas gjendjes më 15 maj 2006:

  • Zona jugore: Gjermania, Turqia apo Austria MNTF S
  • Zona perëndimore: Italia MNTF W
  • Zona veriore: Franca MNTF N
  • Zona qendror: Republika Çeke, Finlanda apo Suedia MNTF C
  • Zona lindore: SHBA MNTF E

Po ashtu gjendet edhe një batalion rezervë nën komandën e COMKFOR-it, Batalioni Rezervë Taktike-Manovrues (KFOR Tactical Reserve Manoeuvre Battailon [KTM]). Për luftimin e kriminalitetit është Njësia Ndërkombëtare Speciale (KFOR MSU-Multinational Specialized Unit) e udhëhequr nga italianët dhe stacionuar në Prishtinë.

Në fazën e dytë të tranzicionit të KFOR dhe me ardhjen e EULEX u ndryshuan dhe strukturat duke filluar nga Tetori 2010.[3]

Kombet pjesëmarrëse

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Qendrat civile.
Të gjithë shtetet pjesëmarrëse në KFOR dhe të vrarët [4]
Nr. Shteti Komanda Numri fillestar
i trupave
Numri i tanishëm
i trupave
Numri i
të vrarëve
Totali500005134168
1Britania e Madhe Britania e MadheNATO1900028
2Gjermania GjermaniaNATO850074913
3 SHBA NATO700077318
4 FrancaNATO70003235
5Italia ItaliaNATO50005536
6Holanda HolandaNATO360071
7Kanadaja KanadajaNATO14705
8Greqia GreqiaNATO10001201
9Polonia PoloniaNATO8001625
10Turqia TurqiaNATO7523762
11Danimarka DanimarkaNATO308351
12Hungaria HungariaNATO223197
13flamuri PortugaliaNATO1741
14Sllovenia SlloveniaNATO2931
15Republika Çeke Republika ÇekeNATO9711
16Rumania RumaniaNATO62591
17Luksemburgu LuksemburguNATO2322
18Kroacia KroaciaNATO20
19Bullgaria BullgariaNATO11
20Norvegjia NorvegjiaNATO431
21Shqipëria ShqipëriaNATO10
22Estonia EstoniaNATO1
23Armenia Armenia-35
24Ukraina Ukraina-13001643
25Suedia Suedia-1100487
26Austria Austria-5615701
27Finlanda Finlanda-39520
28Irlanda Irlanda-27912
29flamuri Zvicra-2202101
30 Maroku-168
31Spanja Spanja171204
32Belgjika Belgjika11000
33Lituania Lituania301
34Letonia Letonia200
35Islanda Islanda?0
36 Emiratet e Bashkuara Arabe150001
37Rusia Rusia4000012
38India India8000
39Sllovakia Sllovakia?042
41Bosnja dhe Hercegovina Bosnja dhe Hercegovina7500
42Argjentina Argjentina2000
43Gjeorgjia Gjeorgjia1820
44Mongolia Mongolia400
45Azerbajxhani Azerbajxhani340
46Kili Kili?0
47Malajzia Malajzia?0
48Filipinet Filipinet?0

Personalitete të KFOR-it

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
  1. "KFOR objectives". Arkivuar nga origjinali më 30 prill 2013. Marrë më 23 prill 2013. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!) Arkivuar 30 prill 2013 tek Wayback Machine
  2. "Mission". Arkivuar nga origjinali më 21 maj 2013. Marrë më 23 prill 2013. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!) Arkivuar 21 maj 2013 tek Wayback Machine
  3. "Facts & Figures". Arkivuar nga origjinali më 30 prill 2013. Marrë më 23 prill 2013. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!) Arkivuar 30 prill 2013 tek Wayback Machine
  4. "Troop Numbers & Contribution Nations". Arkivuar nga origjinali më 30 maj 2013. Marrë më 23 prill 2013. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!) Arkivuar 30 maj 2013 tek Wayback Machine