Yves de Kermabon

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Gjeneral Lejtnant Yves de Kermabon lindi më 4 nëntor 1948Marvejols (Lozère). Ai hyri në Akademinë Ushtarake Franceze Saint-Cyrit më 1970 dhe zgjodhi të shërbejë në Forcat e Blinduara dhe të Kalorësisë.

Si oficer i Kalorësisë, ai pjesën më të madhe të karrierës e kaloi në Regjimentin e Parë të Legjionit të Huaj. Në këtë njësit ai shërbeu në pozita komanduese të njëpasnjëshme si: udhëheqës toge me gradën e togerit, komandant kompanie me gradën e kapitenit, dhe së fundi si komandant i regjimentit me gradën e kolonelit. Duke shërbyer si komandant kompanie, ai mori pjesë në tri udhëtime operative në Afrikë: Çad, më 1978 dhe 1979, dhe në Republikën Qendrore Afrikane1981. Si komandant i Regjimentit të Parë të Kalorësisë të Legionit të Huaj, së bashku me legjionarët e tij ai mori pjesë në Autoritetin Tranzicional të Kombeve të BashkuaraKamboxhia, për një periudhë gjashtë mujore.

Gjatë karrierës së tij, Gjeneral Lejtnanti Yves de Kermabon ka shërbyer gjithashtu edhe në detyra komanduese të tjera në ushtrinë franceze duke përfshirë: këshilltar i Inspektorit të Përgjithshëm të Ushtrisë franceze (1984-1987), zëvendës i seksionit të ushtrisë në kabinetin ushtarak të Ministrit të Mbrojtjes (1989-1991), Shef i Shtabit të Divizionit të 6-të të Motorizuar (1994-1997) dhe shef i kabinetit të Drejtorit të Përgjithshëm në Drejtorinë e Personelit të Ushtrisë franceze (1997-1998).

Gjatë detyrës së tij në Divizionin e 6-të të Motorizuar, ai pati dy turne operative në ish-Jugosllavi: turneu i parë, janar-maj 1995 si zëvendëskomandant i SektoritSarajevës pranë Forcave Mbrojtëse të Kombeve të Bashkuara (UNPROFOR), dhe i dyti, dhjetor 1995- maj 1996 si shef i Shtabit të Divizionit Shumëkombësh të Juglindjes të IFOR-it (Forcës Implementuese).

Ai u promovua në gradën Gjeneral Brigade në tetor 1998 dhe u emërua zëvendës-drejtor për rekrutim në Drejtorinë e Personelit të ushtrisë franceze. Ai komandoi Brigadën e 6-të të Motorizuar nga gushti 2000 deri në tetor 2002. Gjatë kësaj periudhe ai pati një turne operativ në Kosovë me detyrën e komandantit të Brigadës Shumëkombëshe Veri në Mitrovicë.

Atij iu dha grada e Gjeneral Majorit më 1 tetor 2002 dhe komanda e Shtabit Nr. 4 të Forcave të Dislokimit. Prej aty, në mars 2003, u dërgua sërish në Kosovë si zëvendëskomandant i KFOR-it për gjashtë muaj. Më 1 shtator 2004, ai mori komandën e KFOR-it. Gjeneral Lejtnant De Kermabon është i martuar dhe ka pesë fëmijë.