Jump to content

Pain aux raisins

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Pain aux raisins

  Pain aux raisins ( shqiptimi frëngjisht[pɛ̃ o ʁɛzɛ̃]  ( dëgjoni)), e quajtur edhe escargot ( shqiptimi: [ɛskaʁɡo]  ( dëgjoni); Shqip: kërmill) ose pain russe, është një pastë spirale që hahet shpesh për mëngjes në Francë. Emrat e saj përkthehen përkatësisht si "bukë rrushi", "kërmilli" dhe "bukë ruse". Është një anëtar i familjes së pâtisserie viennoise të ushqimeve të pjekura.

Në Francë, është zakonisht një variant i brioshit ose pain au chocolat, i bërë me një pastë gjalpi me maja me rrush të thatë të shtuar dhe të formësuar në një spirale duke patur si mbushje krem pastiçerie . Sidoqoftë, në shumë zona të Europës Veriore dhe Amerikës së Veriut, zakonisht bëhet me brumë buke të ëmbël ose brumë briosh, në vend të pastës. Shpesh konsumohet për mëngjes si pjesë e një mëngjesi kontinental .