Pandi Stratobërdha
Ky artikull ose seksion duhet të përmirësohet sipas udhëzimeve të Wikipedia-s. |
Pandi Stratobërdha | |
---|---|
Lindi | 11 korrik, 1929 |
Vdiq | 2 shtator, 2011 (82 vjeç) |
Kombësia | shqipëtar |
Shkollimi | Universiteti Shtetëror Politeknik Platov South Russia |
Profesioni | Inxhinieri hidroteknike |
Njohur për | Universiteti i Tiranës, Akademia e Shkencave e Shqipërisë |
Bashkëshorti/ja | Loreta Ballauri (m. 1962) |
Fëmijë | 2 vajza |
Pandi Stratobërdha[1] (11 korrik 1929 - 8 shtator 2011) ishte profesor shqiptar dhe inxhinier hidroteknik.
Stratobërdha ka patur funsione si 35 vjet anëtar i komisionit të ujërave kufitare me fqinjët, Anëtar i Shoqatës Ndërkombëtare të kërkimeve hidraulike (1966-1989), Anëtar i Komitetit Kombëtar të digave të mëdha dhe përfaqësues i Shqipërisë në qendrën e kërkime dhe ujërave në rajonin e Detit të Zi, në Kiev. Gjithashtu është fituesi i shumë titujve si Docent, Doktor dhe Profesor (1963-1993), Çmimi i Parë e i Dytë i Republikës (1964, 1974), Urdhri “Naim Frashëri” i Klasit të Parë (1986) dhe Mjeshtër i Madh i Punës (1999).
Ndërroi jetë në moshën 82 vjeҫare për shkak të një gjëndjeje të rëndë gripale. Sot e kësaj dite konsiderohet si një ndër pionerët e akademisë shkencore shqipëtare.
Jeta e hershme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Vitet e Para dhe Edukimi
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Profesor Pandi u lind në qytetin e Korçës, më 11 korrik 1929, në një familje me origjinë nga Stratobërdha e krahinës së Vakëfeve. Që në fëmijëri, në bankat e shkollës, shquhej për talentin e tij në fushën e shkencave ekzakte, matematikë, fizikë etj.. Pasi mbaron Politeknikumin 7 Nëntori Tiranë, në vitin 1948, vazhdon studimet e larta në Novoçerkask të ish -Bashkimit Sovjetik, në vitet 1948-1953, dega Inxhinieri hidroteknike për Hidrocentrale, me rezultate të shkëlqyera.
Me t’u kthyer në atdhe (1953) i përvishet punës për themelimin e hidraulikës dhe hidroteknikës shqiptare, në Institutin Politeknik dhe më pas në Fakultetin e Inxhinierisë së Ndërtimit, ku për 36 vjet rresht (1953-1989) ishte shef i katedrës së Hidraulikës. Ai ka qenë një ndër 6 themeluesit e Universitetit të Tiranës më 1957, dhe anëtar i Akademisë së Shkencave që me krijimin e saj më 1973.
Karriera
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Karriera Akademike dhe Profesionale
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Prof. Pandi është autor i katër laboratorëve mësimorë shkencorë të Hidraulikës, në Shqipëri e Kosovë, si dhe themelues (më 1968) i Laboratorit të madh, QKH, Qendra e Kërkimeve Hidraulike të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, ku nën drejtimin e tij u eksperimentuan (dhe morën garanci) të gjitha veprat e mëdha hidroenergjetike mbi lumin Drin, Vau i Dejës, Fierza, Komani etj. Me të drejtë ai quhet nga kolegët dhe bashkëkohësit e vet, babai i hidroteknikës dhe hidraulikës shqiptare.
Si pedagog, prej afro 55 vjetësh, ka nxjerrë nga duart e tij mbi 10 mijë studentë inxhinierë, ka udhëhequr mbi 50 diploma shkencore e 12 doktoratura, është autor i mbi 14 000 faqeve botime shkencore, 74 vëllimeve; mbi të gjitha është autor i teorisë dhe praktikës së modelimeve të shtretërve me shtatë tregues, nga tre që njeh praktika botërore, duke i bërë një sfidë të plotë asaj. Përveç këtyre, ai ka kryer me korrektesë e profesionalizëm të lartë edhe detyra të tjera të shumta shtetërore e shoqërore si; 35 vjet anëtar i komisionit të ujërave kufitare me fqinjët, anëtar i Shoqatës Ndërkombëtare të kërkimeve hidraulike (1966-1989), anëtar i Komitetit Kombëtar të digave të mëdha, përfaqësues i Shqipërisë në qendrën e kërkime dhe ujërave në rajonin e Detit të Zi, në Kiev, anëtar Nderi i Shoqatës së Ndërtuesve të Shqipërisë, Nënkryetar i Shoqatës Atdhetare të krahinës së Vakëfeve të Korçës, kryetar i Shoqatës Dega Tiranë, si dhe bashkëpunëtor i gazetës së përmuajshme “Tradita”.
Në vlerësim të këtij kontributi, janë të shumtë titujt, gradat, urdhrat dhe dekoratat që ai mban: Docent, Doktor dhe Profesor (1963-1993), Çmimin e Parë e të Dytë të Republikës (1964, 1974), Urdhrin Naim Frashëri i Klasit të parë (1986), Mjeshtër i Madh i Punës (1999), Personalitet i Shquar i Qarkut të Tiranës (2003), Nderi i Trevës së Vakëfeve (2001), Pena e Artë e gazetës “Tradita” (2010). Prof. Pandi u martua, më 1962, me Loreta Ballaurin nga qyteti i Korçës (ing kimiste), me të cilën lindi dy vajza, Dianën dhe Anilën, edhe këto të diplomuara për inxhinieri, të martuara e me fëmijë. Përveçse një shkencëtar i madh, ai ishte dhe një familjar e shok i shkëlqyer, shumë i dashur dhe i përkushtuar me gruan, fëmijët nipër e mbesa; i pandarë asnjë çast nga vëllezërit, tepër i thjeshtë, modest e miqësor me shokët e bashkëpunëtorët, i pastër në ndërgjegje e i papërlyer në asnjë lloj veprimtarie të paligjshme. Me ndarjen nga jeta të këtij prindi model, bashkëshortja dhe vajzat ruajnë prej tij si të vetmet trashëgimi, emrin e madh e të nderuar për gjithë kombin shqiptar si dhe një bibliotekë mjaftë të pasur me libra në gjuhë të ndryshme, si një vlerë e paçmueshme. Edhe pas daljes në pension, Profesor Pandi nuk e ndali asnjëherë punën e tij në fushën e mësimdhënies, pranë Fakultetit, si dhe atë kërkimore duke shtuar intensivisht numrin e botimeve. Ai punoi në firma të njohura shqiptare në fushën e projektimeve hidroteknike, deri para disa muajsh, para se të ndahej nga jeta, ku shquhej për energjitë, rendimentin dhe kthjelltësinë e mendimit.
Vitet e Fundit dhe Vdekja
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Vetëm një gjendje gripale e papritur dhe një temperaturë e lartë, bënë që ai “të mposhtet” e largohet nga puna, e së fundi edhe nga jeta, që e donte shumë dhe e jetoi intensivisht deri sa mbylli sytë. Në ceremoninë e përcjelljes së tij ndodheshin bashkëpunëtorë, kolegë dhe personalitete të shquara të mësimdhënies dhe shkencës shqiptare në fushën e ndërtimit si: - Prof. Dr. Kiço Negovani, Akademik Prof. Dr Jorgaq Kaçani, Prof. As. Sotiraq Pandazi, Prof. Dr. Gjergji Ikonomi, Prof. As. Milahim Dokle, Prof. Dr. Kristo Goga dhe Profesorë e kolegë të tjerë si Niko Pojani, Violeta Kola, Agim Selenica, Stavri Lame, Sulejman Xhelepi, Alket Kumaraku, Vladimir Gjino, Sadik Zotaj, Dr. Elidiana Canaj, përfaqësues të Shoqatës Tirana, studentët Flori Xhako e Aida Zeneli.. etj.
Figura të shquara të inxhinierisë dhe firma ndërtimi me emër në vend, në pamundësi për t’u gjendur aty, dërguan kurora me lule. Në fjalën e lamtumirës para varrit, Prof. Kiço Negovani, koleg dhe mik i ngushtë i tij, që nga koha e diplomimit si studentë (jashtë shtetit) e deri sot, mes dhimbjes dhe emocioneve të forta, evokoi gjithë kontributin e “këtij shkencëtari të niveleve botërore, i cili me veprat që la pas mbetet i pavdekshëm për jetë. Vetëm logjika e jashtëzakonshme, talenti i rrallë dhe lapsi i mprehtë i një fenomeni si Prof. Pandi, mund të zgjidhnin ekuacione të një shkalle vështirësie tepër të lartë, që s’arrihej edhe nga matematicienët më në zë, brenda e jashtë vendit” – theksoi veç të tjerash ai. Çuditërisht në varrimin e tij nuk u gjendën asnjë përfaqësues i pushtetit dhe politikës në vend, që më e pakta duhej të ishin aty atë çast, pasi nderi ja u donte që homazhet Prof. Pandit t’ia organizonin në një institucion shtetëror ose shkencor, për t’i kthyer 0,01 për qind të asaj që ai la pas në fushën e energjetikës e me të cilën mburren biznesmenë vendas e të huaj.
Veprat
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Ka nxjerrë nga duart e tij mbi 10 mijë studentë inxhinierë
- Ka udhëhequr mbi 50 diploma shkencore e 12 doktoratura
- Është autor i mbi 14 000 faqeve botime shkencore në 74 vëllime
- Është autor i teorisë dhe praktikës së modelimeve të shtretërve me shtatë tregues, nga tre që njeh praktika botërore, duke i bërë një sfidë të plotë asaj.
- Autor dhe drejtues i Laboratorit të madh, QKH, Qendra e Kërkimeve Hidraulike të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, ku nën drejtimin e tij u eksperimentuan (dhe morën garanci) të gjitha veprat e mëdha hidroenergjetike mbi lumin Drin, Vau i Dejës, Fierza, Komani etj.
Funksionet
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- 35 vjet anëtar i komisionit të ujërave kufitare me fqinjët
- Anëtar i Shoqatës Ndërkombëtare të kërkimeve hidraulike (1966-1989)
- Anëtar i Komitetit Kombëtar të digave të mëdha
- Përfaqësues i Shqipërisë në qendrën e kërkime dhe ujërave në rajonin e Detit të Zi, në Kiev
- Anëtar Nderi i Shoqatës së Ndërtuesve të Shqipërisë
- Nënkryetar i Shoqatës Atdhetare të krahinës së Vakëfeve të Korçës
Grada dhe tituj
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Docent, Doktor dhe Profesor (1963-1993)
- Çmimi i Parë e i Dytë i Republikës (1964, 1974)
- Urdhri “Naim Frashëri” i Klasit të Parë (1986)
- Mjeshtër i Madh i Punës (1999)
- Personalitet i Shquar i Qarkut të Tiranës (2003)
- Nderi i Trevës së Vakëfeve (2001)
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ "Pandi Stratobërdha". telegraf.al. Marrë më 3 gusht 2017.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)