Jump to content

Luani Aziatik

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Panthera leo persica)

Luani Aziatik
Një mashkull Aziatik në pyjet e Girit, Indi
Një femër (luaneshë) në pyjet e Girit
Statusi i ruajtjes
Klasifikimi shkencor e
Mbretëria: Animalia
Filumi: Chordata
Klasa: Mammalia
Rendi: Carnivora
Nënrendi: Feliformia
Familja: Felidae
Nënfamija: Pantherinae
Gjinia: Panthera
Lloji:
Nënlloji:
P. l. leo
Emri trinomial
Panthera leo leo
(Linnaeus, 1758)
Shtrirja e tanishme e luanit aziatik
Sinonimet
  • P. l. persica Johann Nepomuk Meyer, 1826)
  • P. l. asiaticus (Brehm, 1829)
  • P. l. bengalensis (Bennett, 1829)
  • P. l. indica (Smee, 1833)
  • P. l. goojratensis (de Blainville, 1843)

Luani Aziatik (Panthera leo leo), luani Persik ose luani Indian është një nënlloj i llojit të luanit. Ky nënlloj i luanit jeton sot vetëm në Indi ku edhe quhet luani indian. Kjo kafshë ka luajtur për më shumë se 2000 vjet një rol shumë të madh në simbolet dhe folklorin indian. Në kohërat antike konsiderohej dyluftimi me një luan si një provim shumë i mirë për të fituar pushtetin.

Luani aziatik është shumë i ngjashëm me luanin afrikan, por është në përgjithësi më i vogël se ai. Meshkujt arrijnë një peshë nga 150 kg deri në 250 kg kurse femrat nga 120 kg deri në 180 kg. Gjatësia e meshkujve është 1,7-2,5 m, ndërsa ajo e femrave 1,4-1,75 m. Lartësia e krahëve të tyre është përafërsisht 1 m. Mashkulli më i gjatë i parë ndonjëhrë kishte një gjatësi prej 2,9 m. Ata jetojnë 16-18 vjet.

Në kohërat e lashta ishte edhe banor i Evropës juglindore. Dikur shtriheshin nga Maqedonia e Greqisë deri në Indinë e sotme duke përfshirë Iranin, Afganistanin dhe Pakistanin dhe nga Kaukazi deri në Jemen. Tani ka 250-350 individë të këtij lloji, kurse sot ata jetojnë të lirë vetëm në parkun kombëtar Gir në Indi. Ky park ka 1153,42 km² hapësirë për këtë nënlloj të luanit. Luani aziatik për një kohë ishte pothuajse i zhdukur, kishte përafërsisht vetëm 100 individë, por pas ndërhyrjes së shtetit u ndalua gjuajtja e tyre dhe prapë filloi të rritet numri i tyre.