Jump to content

Ibrahim Pashë Pargaliu

Checked
Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Pargalı İbrahim Pasha)

Pargali Ibrahim Pasha (1493 ose 1494 nga Parga e Greqisë–1536), gjithashtu i njohur si Frenk Ibrahim Pasha (perëndimori), Makbul Ibrahim Pasha ("i preferuari"), që më vonë ndryshoi në Maktul Ibrahim Pasha ("i ekzekutuari") mbas ekzekutimit të tij në Pallatin Topkapı, ka qenë i pari Vezir i Madh në Perandorinë Osmane i emëruar nga Sylejmani i Madhërishëm (r. 1520 deri 1566).

Pikturë për Ibrahim Pasha në një shtyp gjerman të kohës, me një përkthim të një letre të dërguar nga Ibrahim për komandantin e Vjena gjatë beteja e 1529. Shtypur nga Sebald Beham.

Ibrahim pashë Pargalliun disa nga historiografët progrek e kanë paraqitur si grek[1][2][3][4][5][6], por ne te vertete ai eshte shqiptare ortodoks dhe duke qenë se e ka pasur prejardhjen nga Parga e Çamërisë ai është shqiptarë i pastër[nevojitet citimi]. Ai morri postin e Vezirit te Madh për 13 vite nga viti 1523 e deri në vitin 1536 kur u ekzekutua. Që i vogël do të rrëmbehej nga piratët dhe do t'u shitej si skllav osmanëve në Stamboll. Ibrahim Pasha do to blihej nga shtëpia sulltanore e Sulltan Selimit I dhe do të kalonte fëmijërinë e tij në Manisa, të Anadollit Perëndimor. Gjatë fëmijërisë së tij ai do të miqësohej me Sulltan Sulejmanin e Madhërishëm dhe do të mirëmbante shqiponjat e tij.Duke qenë se kishin të njëjtën moshë, dhe kur ky i fundit u emërua zyrtarisht Sulltan, pas vdekjes së babait të tij, Ibrahimit iu dhanë poste të larta të Perandorisë Osmane duke u kulminuar me emërimin e tij si Kryevezirin e Madh(Grand Vezir) të Perandorisë Osmane. . Edhe pse kishte kohë që ishte konvertuar në Islam, ai ka mbajtur disa lidhje me rrënjët e tij të krishtera, madje edhe sjelljen e prindërve të tij për të jetuar me të në kryeqytetin osman. Ibrahim Pasha jetonte në një pallat të vetin në Hipodrom, në atë vend ku ndodhet sot Muzeu i Artin Turk dhe Islamik. Që kur Hyrremi erdhi në fron, Ibrahim Pargalliu (atë kohe pa u bërë pasha)e urreu shumë sulltaneshën e re.

Dihet se Ibrahim Pasha ishte shumë i afërt me Sulejmanin për vet faktin se njiheshin qysh ne kohën kur ky i fundit ishte vetëm një pasardhës për këtë arsye populli e shihte atë si të preferuarin e Sulltanit. Mbi një dashuri të fuqishme dhe me vullnetin e Sulejmanit,Ibrahimi martohet me motrën e madhe të Sulltanit, Hatixhen. Duke u bërë kështu dhëndërri i Sulejmanit përveç martesës ai përfitoj edhe privilegje të tjera pasi që në vitin 1523 zëvendësoj Piri Pashain si Vezir i lartë, duke mbajtur këtë post për 13 vite. Me Sulltaneshën Hatixhe ai kishte dy fëmijë, Osmanin dhe Hurixhihanën, mirëpo gjatë kësaj periudhe atij i kishte lindur një dashuri e fsheht dhe e paligjshme me nje nga kallfat e haremit me të cilën më pas pati nje vajzë, dashuri kjo e cila më pas u zbulua dhe edhe përkundër shumë dhimbjeve që i kishte sjellur Hatixhes ajo vendosi që ta falte. Ibrahimi ishte një njeri shumë i zgjuar për këtë arsye ai kishte filluar te bëhej arrogant dhe të kishte synime të mëdha e të pa menduara ndonjëherë, kjo arrogancë dhe shumë veprime të tjera të pa pranueshme për një vezir e të zbuluara edhe nga sulltansha Hyrrem e zvogëluan besimin e sulltanit karshi Ibrahimit. Përndryshe ai qysh herët ishte armiqësuar me gruan e sulltanit Hyrremin pasiqë Ibrahimi njëherësh ishte mbështetës i fuqishëm i pasardhës Mustafa-s i vetmi djalë i Sulejmanit i cili nuk ishte i Hyrremit por i Mahidevranit. Me rritjen e ndikimit të tij në politikat e jashtme shumë ambasadorë sëpari i dërgonin kërkesat tek Ibrahimi e më pas tek sulltani pasiqë e shihnin Ibrahimin si më të rëndësishëm se sa Sulltanin. Kështu nga frika për një grushtshtet Sulejmani ftoi Ibrahimin ne iftarin e fundit të muajit ramazan duke kërkuar më pas nga ai që të qëndronte në sarajet e tij per fjetje e me pas përfundimisht ne vitin 1536 gjersa Ibrahimi ishte duke fjetur ai ekzekutohet, lajm ky i cili perhapet shpejt ne tere perndorinë .Ibrahimi ne detyren e tij me pas u zevendesua nga Ajas pashai.

  1. ^ Margaret Rich Greer, Walter Mignolo, Maureen Quilligan. Rereading the Black Legend: the discourses of religious and racial difference in the Renaissance empires., University of Chicago Press, 2007. ISBN 978-0-226-30722-0, p. 41: "Ibrahim Pasha, his intimate and grand vezir, a Greek from Parga in Epirus"
  2. ^ Willem Frederik Bakker.Studia Byzantina et Neohellenica Neerlandica. BRILL, 1972. ISBN 978-90-04-03552-2 ,p. 312
  3. ^ Roger Bigelow Merriman.Suleiman the Magnificent 1520-1566. READ BOOKS, 2008. ISBN 978-1-4437-3145-4, p. 76
  4. ^ Walter G. Andrews, Najaat Black, Mehmet Kalpaklı.Ottoman lyric poetry: an anthology. University of Washington Press, 2006. ISBN 978-0-295-98595-4, p. 230.
  5. ^ Machiel Kiel. on the Ottoman architecture of the Balkans. Variorum, 1990. ISBN 978-0-86078-276-6, p. 416.
  6. ^ Ostle, Robin (2008-10-14). Sensibilities of the Islamic Mediterranean: self-expression in a Muslim culture from post-classical times to the present day. I.B. Tauris. fq. 75. ISBN 978-1-84511-650-7. Marrë më 11 dhjetor 2011. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
Parardhësi 
Piri Mehmed Pasha
Grand Vizier
27 June 1523-14 mars 1536
Pasardhësi 
Ayas Mehmed Pasha

Stampa:Grand Viziers of Ottoman Empire