Pastor

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Pastor - Fjala Pastor rrjedh nga gjuha latine, Dhjata e Re, pastor dhe pascere që do të thotë bari, bariu. Shumë kisha ungjillore e përdorin titullin pastor për të emërtuar drejtuesin kryesor të bashkësisë. Shembulli kryesor i pastorit është vetë Jezusi, kryebariu i mirë (Gjoni 10:11;1 Pjetri 5:4) i cili e dha jetën e vet për delet.

Ungjillorët zakonisht nuk përdorin fjalën prift, për shkak se prifti - në Dhjatën e Vjetër si dhe në fetë pagane - i çon sakrifica Perëndisë, dhe sakrificat tashmë kanë pushuar. Puna e drejtuesit të krishterë është mësimdhënia, përkujdesja morale dhe qeverisja, gjëra që nuk ishin pjesë e punës së priftit. Pra, biblikisht nuk është i mbrojtshëm titulli prift për drejtuesin e krishterë.[1] [2]

Lista e Pastorëve Shqiptar[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  • Femi Cakolli, shërben në Prishtinë si pastor i kishës Bashkësia Ungjillore e Mesisë që nga 1994.
  • Artur Krasniqi, shërben në Prishtinë si pastor i kishës Bashkësia e Popullit të Zotit.
  • Driton Krasniqi, shërben në Gjakovë.
  • Jeton Sokoli, shërben në Gjakovë si pastor i kishës Rilindja që nga paslufta.
  • Pastor Akil Pano, pastor i Kishës "Ungjilli i Krishtit" në Shqipëri. Shërben si pastor që prej vitit 1995.

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ Hellsten, David. Fjalor ungjillor. Vernon Publishing, Tiranë, 2009, fq. 58 - 59. ISBN 978-99943-55-61-7
  2. ^ "Pastor". Merriam Webster. Marrë më 23 mars 2017. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)