Shko te përmbajtja

Paul Verner

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Paul Verner

Paul Verner (26 prill 1911 12 dhjetor 1986) ishte një politikan komunist gjerman. Ai iu bashkua lëvizjes komuniste në moshë të re dhe shkoi në mërgim gjatë sundimit të Adolf Hitlerit . Verner u bë një personalitet i shquar politik në Republikën Demokratike Gjermane pas Luftës.së Dytë Botërore

Verner lindi në Chemnitz në vitin 1911. Babai i tij ishte punëtor metali ndërsa nëna e tij punonte në industrinë tekstile. Verner u trajnua si punëtor metali njëlloj si babai i tij. Në moshë të re, Verner iu bashkua organizatës komuniste të fëmijëve Jungspartakusbund (Lidhja e Spartakut të Ri).[1][2]

Aktivizmi politik

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Në vitin 1925 ai u bashkua me Lidhjen e Re Komuniste të Gjermanisë (KJVD). Në vitin 1929 u bë anëtar i Partisë Komuniste të Gjermanisë (KPD). Ai punoi si vullnetar në shtëpinë botuese komuniste Kämpfer-Verlag në Chemnitz. Ai u bë anëtar i udhëheqjes rajonale të KJVD në Saksoni. Në vitin 1932 ai u bë redaktor i Junge Garde ('Garda e Re').[1]

Me marrjen e pushtetit nga nazistët në Gjermani, Verner e la Gjermaninë. Nga fundi i vitit 1933, ai u bë anëtar i Byrosë Skandinave të Internacionales së Re Komuniste dhe ishte një ndër redaktorët e Jugendinternationale (botimin në gjuhën gjermane të Internacionales së Re Komuniste). Në vitin 1934 ai u zhvendos në Paris, ku u bë kryeredaktor i Junge Garde, një post që e mbajti deri në pranverën e vitit 1935. Ai u transferua në Belgjikë, pasi KJVD u riorganizua.[1]

Verner luftoi si vullnetar në Brigadat NdërkombëtareLuftën Civile Spanjolle .[2] Pas mbarimit të saj, ai emigroi në Suedi .[2] Ai u arrestua nga autoritetet suedeze në Smedsbo, Värmland, dhe mbeti nën arrest mes marsit 1940 dhe 1942. Pasi u lirua nga Smedsbo filloi të punonte si metalpunues në Suedi nga gushti 1943.[1]

Karriera politike në RDGJ

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, ai u kthye në Gjermani. Gjatë vitit 1946 ai ishte një bashkëthemelues, së bashku me Hermann Axenin dhe Erich Honeckerin, i Rinisë së Lirë Gjermane ( <i id="mwPA">"Freie Deutsche Jugend"</i> / FDJ),[1][2]

Në vitin 1958 Verner u bë anëtar kandidat i Byrosë Politike të Partisë së Unitetit Socialist të Gjermanisë (SED).[1] Ai ishte gjithashtu një nga sekretarët e Komitetit Qëndror të partisë. Në mars 1959 Verner u bë Sekretar i Parë i organizatës së rrethit të Berlinit të SED, një institucion i fuqishëm në RDGJ. Në atë kohë, distrikti i partisë përfshinte edhe Berlinin Perëndimor . Verner mori kritika për performancën e zymtë të partisë në Berlinin Perëndimor. Nën udhëheqjen e Verner, organizatat e Berlinit Perëndimor u ndanë nga SED në 1961 (dhe do të bëheshin Partia e Unitetit Socialist të Berlinit Perëndimor ).[2]

Verner u bë anëtar i plotë i Byrosë Politike në 1963.[3] Për pjesën më të madhe të viteve 1970 dhe fillim të viteve 1980, ai ishte anëtari i dytë në rangun e hierarkisë së SED dhe de fakto njeriu i dytë më i fuqishëm në vend pas liderit të partisë Erich Honecker .

Ai vdiq në Berlin më 12 dhjetor 1986.[1]

  1. 1 2 3 4 5 6 7 Michael F. Scholz. "Verner, Paul * 26.4.1911, † 12.12.1986 Mitglied des Politbüros des ZK der SED, 1. Sekretär der Bezirksleitung Berlin der SED". Wer war wer in der DDR?. Ch. Links Verlag, Berlin & Bundesstiftung zur Aufarbeitung der SED-Diktatur, Berlin. Marrë më 6 korrik 2018. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. 1 2 3 4 5 The Sed Leadership after the Sixth Party Congress (III) Arkivuar 17 korrik 2011 tek Wayback Machine Gabim te stampa Webarchive: Mungon adresa e arkivimit.
  3. The Sed Leadership After the Sixth Party Congress[lidhje e vdekur përfundimisht]