Paulin Sterkaj

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Jump to navigation Jump to search
Paulin Sterkaj

Paulin Sterkaj (* 5 korrik 1961, në periferinë industriale të Shkodrës), në vendin që shkodranët e quajnë “Fabrika e Vjetër e Sapunit”, një lagje, me afër 50 shtëpi, e populluar me të ardhur nga malësitë përreth qytetit. Babai i tij ishte nga Dedajt e Shkrelit, ndërsa nëna është nga Hoti. Është njëri ndër nëntë fëmijët e familjes, i martuar dhe ka dy djem. Sterkaj është bërë i njohur që në të ritë e tij si kampion i mundjes. Është Mjeshtër Sporti dhe Mjeshtër i Merituar i Sportit. Ka kryer Institutin e Kulturës Fizike “Vojo Kushi”. Gjatë viteve 1985-1991 shërbeu si oficer në Gardën e Republikës. Gjatë periudhës 1991-1994 jetoi në Gjermani ku e vazhdoi edhe aktivitetin sportiv. Nga 1994 e deri në 1997 ishte komandant i “Briskut”. Më pas, për një vit u kthye në jetën private. Gjatë periudhës 1998-2000 punoi si shef policie në Dibër dhe Lezhë. Është zgjedhur dy herë deputet i Kuvendit të Shqipërisë. Aktualisht ushtron edhe aktivitet privat.

Lidhe të jashtme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]