Pavllo Gjidede
Pavllo Gjidede (14 maj 1937 - 9 maj 2013) ishte arsimtar, shkrimtar, publicist dhe gazetar-redaktor i gazetës "Zëri i popullit".
Pavllo Gjidede | |
---|---|
U lind më | Ilias, Himarë, Shqipëri | 14 maj 1937
Vdiq më | 9 maj 2013 Tiranë, Shqipëri | (75 vjeç)
Kombësia | Shqiptar |
Edukimi | Universiteti i Tiranës |
Gjinitë letrare | publicist, biograf, prozator, skenarist |
Punët e shquara |
Jeta
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Lindur në fshatin Ilias, pranë fshatit Vuno të Himarës, shkollën fillore e kreu në fshat dhe atë shtatëvjeçare në Dhërmi deri më 1953. Shkollën e mesme e filloi në shkollën ushtarake "Skënderbej" në Tiranë e më pas në gjimnazin "Asim Zeneli" të Gjirokastrës.
Studimet e larta i përfundoi në Fakultetin Histori-Filologji të Universitetit të Tiranës, ku u diplomua për gjuhë ruse dhe gjuhë-letërsi shqipe. U specializua për filozofi dhe mbrojti gradën "Doktor i shkencave filozofike". Për një kohë punoi mësues dhe pedagog i gjuhës ruse dhe i letërsisë shqipe. Përgjatë kësaj kohe iu përkushtua mbledhjes së të dhënave të folklorit në shumë krahina të Shqipërisë.
Në fushën e gazetarisë dhe publicistikës hyri në gjysmën e dytë të viteve '60-të, si korrespondent i së përditshmes "Zëri i popullit" për zonën Vlorë-Fier. Më 1972 u transferua në Tiranë, në redaksinë e gazetës "Zëri i popullit", në fillim si korrespondent për rajonin e Tiranës, më pas redaktor dhe përgjegjës i sektorit publik. Në vitet 1979-1983 ishte sekretar i kolegjiumit të revistës "Studime politiko-shoqërore" dhe nga viti 1984 deri më 1987 drejtor i Shtëpisë Botuese "8 Nëntori".
Më pas u rikthye sërish në gazetën "Zëri i popullit" si gazetar-redaktor përgjegjës i sektorit të çështjeve politiko-shoqërore, ndërsa në vitet 1991-1996 ishte korrespondent i kësaj gazete në Sofje, Bullgari. Në vitin 1999 u caktuar kryeredaktor i gazetës "E ardhmja".
Krijimtaria
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Në veprën e tij lëvroi tre grupllojet e shkrimeve gazetareske e publicistike, atë informative, analitike dhe letraro-publicistike, përshkrimin, artikullin publicistik dhe editorialin. Krahas punës në lëmin e gazetarisë, ka qenë gjithashtu bashkëpunëtor i jashtëm i Institutit të Kulturës Popullore dhe Institutit të Gjuhësisë e Letërsisë [1].
Tituj të veprave
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Fletë nga një ditar, 1980; [2]
- Midis nëntë maleve: portrete dhe reportazhe letrare, 1977; [3]
- Pas-al-kontroll, 2013; [4]
- Zaho Koka: Hero i Popullit, 1969; [5]
- Nga Gorbaçovi te Ramiz Alia, 2000; [6]
- Dashuri dhe plumba, 2002; [7]
- Lamtumirë çajka ime!, 2006; [8]
- Çajka dhe trëndafili i bardhë, 2013; [4]
- Raisa Gorbaçova (pelegrine e paqes), 2013; [4]
- Pranverë vrastare, 2015; [4]
- Këngë arvanite, 2012; [4]
- Shtegëtim në lashtësi, 2013; [4]
- Më lër të tregoj: Përralla popullore (3 vëllime), 2013; [4]
- Studime folklorike;
- Studime etnografike;
- Prozë e artë popullore;
- Legjenda, proverba dhe gjëegjëza, 2012; [4]
- Fjalor i fjalës së rrallë;
- Legjenda himariote;
- Rrugë të mbarë nëpër Vlorë!;
- Sentimente dhe ndryshe, 2013; [4]
- Brunhilda, dashuri e vrarë;
- Intervistë me vetveten;
- Nostalgjikë dhe të përmalluar;
- Përse kaq urrejtje në "ndershmërinë e re"?;
- E bukura e dheut, 2013; [4]
Skenare dokumentarësh
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Nëpër Turqi me ansamblin e këngëve dhe valleve, Kinostudio “Shqipëria e re” (1979) [9]
- Blerim në bregdet, Kinostudio “Shqipëria e re” (1982)[10]
Referimet
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ "Historiku - Akad" (në anglishte amerikane). 2024-03-05. Marrë më 2025-01-03.
- ^ "Fletë nga një ditar". Goodreads (në anglisht). Marrë më 2025-01-03.
- ^ Gjidede, Pavllo (1977). Midis nëntë maleve: portrete dhe reportazhe letrare. Shtëpia Botuese "Naim Frashëri".
- ^ a b c d e f g h i j "Facebook". www.facebook.com. Marrë më 2025-01-03.
- ^ "Zaho Koka : Hero i Popullit". Goodreads (në anglisht). Marrë më 2025-01-03.
- ^ Gjidede, Pavllo (2000). Nga Gorbaçovi te Ramiz Alia. Botimet Erik.
- ^ Gjidede, Pavllo (2002). Dashuri & plumba: Ramize Gjebrea & Zaho Koka : ditari & giyqi partizan. Himara Press.
- ^ OpenLibrary.org. "Lamtumirë Çajka ime! by Pavllo Gjidede | Open Library". Open Library. Marrë më 2025-01-03.
- ^ "Blerim në Bregdet (1982), Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit".
- ^ "Nëpër Turqi me Ansamblin e Këngëve dhe Valleve (1979), Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit".