Peter Prifti

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Peter Prifti (Rehova, 24 nëntor 1924 - San Diego, 17 gusht 2010)[1] ka qenë studjues dhe akademik shqiptar në Shtetet e Bashkuara, anëtar i departamentit të gjuhësisë në Universitetin e Kalifornisë, San Diego. Veprimtar i organizimeve dhe shtypit shqiptar në Amerikë, si editor i Diellit dhe sekretar i Vatrës.[2]

Biografia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

U lind në Rehovë më 24 nëntor 1924, shkollimin plotor e ndoqi dhe kreu në Ersekë. Më 1940 emigroi drejt Shteteve të Bashkuara ku kishte të atin dhe vëllanë e madh, në Filadelfia.[2][3] E filloi punën e tij akademike më 1969, me studimin monografik: "Kosovo in Ferment ", ndërsa punonte në Institutin Teknologjit të Masaçusets (MIT). Më pas ai do të radhitej krahas studiuesve anglisht-folës me libra të tjerë të shkencave politike si: Socialist Albania Since 1944, botuar më 1978, Confrontation in Kosova: The Albanian-Serb Struggle, 1969-1999, librin e vetëm në shqip; Mozaik shqiptar, botuar më 2003 dhe më 2005, monografinë nëm anglisht "Unfinished Portrait of a Country" një portret rreth të kaluarës, së tashmes dhe të ardhmes së Shqipërisë.

Prifti erdhi në Amerikë në vitin 1940, në moshën 15-vjeçare për të banuar me të atin dhe vëllain e madh, të cilët për arsye ekonomike kishin emigruar nga Shqipëria vite më parë. Në vitin 1949, Peter Prifti diplomohet nga Universiteti i Pensilvanisë dhe vendoset në Boston. Aty njihet personalisht me Fan Nolin dhe fillon të punojë si sekretar i federatës pan shqiptare Vatra, dhe si redaktor i gazetës Dielli, së bashku me atdhetarin e njohur Qerim Panariti. Profesor Prifti ka shkruar e bashkëpunuar në fusha të ndryshme, si çështja e Kosovës, demokratizimi i Shqipërisë, dhe studime rreth historisë dhe letërsinë shqipe.

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ "Obituary: Peter Ralph Prifti". dignitymemorial.com (në anglisht).{{cite web}}: Mirëmbajtja CS1: Gjendja e adresës (lidhja)
  2. ^ a b Greca, Dalip (17 gusht 2020). "Kujtojmë editorin e Diellit dhe sekretarin e Vatrës, Peter R. Priftin". gazetadielli.com.{{cite web}}: Mirëmbajtja CS1: Gjendja e adresës (lidhja)
  3. ^ Prifti, Peter (2 korrik 2014). "Shqiptarët e Greqisë, arvanitët, flasin një toskërishte të vjetër". telegraf.al.