Pilaf dhe fasule
Pilafi dhe fasulet, ose fasulet dhe orizi, është një kategori e pjatave nga shumë kultura në mbarë botën, ku ushqimet kryesore të orizit dhe fasuleve kombinohen në një farë mënyre. Kombinimi i drithërave dhe bishtajoreve siguron disa lëndë ushqyese të rëndësishme dhe shumë kalori, dhe të dyja ushqimet janë gjerësisht të gjetshme në treg. Fasulet zakonisht janë të stazhonuara, ndërsa orizi mund të jetë i thjeshtë ose i shtazhonuar. Të dy përbërësit mund të përzihen së bashku, të shërbehen të ndarë por në një pjatë ose të shërbehen veçmas.
Rëndësia ushqyese
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Fasulet dhe orizi janë të dy përbërës ushqyes. Orizi është i pasur me niseshte, duke e bërë atë një burim të mirë energjie. Orizi gjithashtu ka hekur dhe disa proteina. Fasulet përmbajnë gjithashtu hekur dhe një sasi më të madhe proteinash në krahasim me orizin. Së bashku ata përbëjnë një proteinë të plotë, e cila siguron sasi të mëdha të secilit prej aminoacideve që trupi nuk mund ti sintetizojë vetë. [1]
- ^ Schacter, Illana (2021-08-28). "The Role of Rice and Beans: Nutrition as Medical Treatment". The Cornell Healthcare Review. Cornell University. Marrë më 2023-05-04.
Forming a complete protein and supplying all nine essential amino acids, rice and beans have been a staple food for millennia.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)