Pjetër Damiani

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shën Pjetër Damiani
Kardinal, Doktor i kishës
Lindi 1007Ravena, Itali
Vdiq 21 shkurt, 1072Faenca, Itali
Nderohet nga Kisha katolike romake
Shenjtërimi 14 mars,1058 nga Papa Stefani X.
Shpallur doktor kishe 1828 nga Papa Leoni XII
Festa 21 shkurt
Shenjat paraqitet si një kardinal i veshur si murg shtetgtar me një brerore, kësulë peshkopi, penë, shkop, dhe dekret papnor .
Shenjt mbrojtës kundër dhimbjeve të kokës
Vita Beati Romualdi

Shën Pjetër Damiani (lat. Petrus de Honestis dhe Petrus Damianus) (1007, Ravena Itali - 21/22 shkurt, Faenca, Itali) ishte një murg katolik e më vonë peshkop dhe kardinal i kishës katolike, e cila e nderon atë si shenjt dhe e ka shpallur mësues të saj në vtin 1823.

Jeta[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Pjetër Damiani ishte një reformator dhe moralist i kishës së kohës së tij, autor shkrimesh të rëndësishme liturgjike, teologjike dhe morale.

Emrin Damianus ose Damiani e mori prej vëllait të tij më të madh Damianus, i cili u kujdes për të në vegjëlinë e tij. Pjetri studio artet e lira dhe drejtësi në Ravena, Faenca dhe Parma, dhe fitoi famë si mësues i retorikës.

Veprat[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  • Vita Romualdi
  • Liber Gratissimus kundër simonisë
  • Disceptatio Synodalis në mbrojtje të Papa Aleksandrit II kundër antipapës Onorio II
  • Liber Gomorrhianus kundër sodomisë, mbi të gjitha në klerin katolik, shkruar 1049, pas KëshillitRemsit.
  • De sancta simplicitate
  • De divina omnipotentia, rr. 1067