Plus Communication
![]() | |
Industria | Telekomunikacion |
---|---|
Themeluar në | 10 qershor 2009, në treg që më 6 dhjetor 2010 |
Zyrat qendrore | Tirana |
Njerëzit kyç | Matilda Shehu |
Prodhimi | Programe me parapagesë,programe me kontratë, shërbime të ndryshme |
Numri i punëtorëve | 312 (në 2016) |
Faqja e internetit | www.plus.al |
Plus Communication SH.A (e njohur me emrin PLUS), është e para dhe e vetmja kompani 100% shqiptare e telekomunikacionit në vend.Plus Communication u themelua në qershor të vitit 2009, pas marrjes së Autorizimit Individual (liçensës) nga AKEP për të ofruar shërbime të telefonisë së lëvizshme, si ofertuesi me vlerën më të lartë.
Shërbimet e para kompania i hodhi në treg në 6 dhjetor 2010 dhe brenda një kohe shumë të shkurtër arriti të mbulojë me sinjal cilësor deri në 99 % të territorit shqiptar.Pajtimtarët e PLUS shfrytëzojnë rrjetin, produktet dhe shërbimet cilësore e të shumëllojshme, duke plotësuar çdo nevojë të tyre për komunikim të plotë dhe ekonomik.
Plus Communication zgjeron vazhdimisht rrjetin e saj të shpërndarjes në të gjithë vendin, duke qenë sa më pranë kërkesave të pajtimtarëve, me qëllim përmbushjen më së miri të tyre. Përmbushja e nevojave të konsumatorëve mbetet në fokus të kompanisë, duke u ofruar jo vetëm produkte dhe shërbime cilësore, por edhe transparencë e të drejtën e zgjedhjes.
PLUS, si kompania më e re në tregun e telekomunikacionit, shfrytëzoi avantazhin e përdorimit të teknologjisë më të avancuar, si dhe një rrjet të konsoliduar për të përballuar çdo sfidë teknologjike të së ardhmes, duke bashkëpunuar me shumë kompani prestigjoze ndërkombëtare, si:
- Nokia Siemens, si furnitori i rrjetit të mbulimit me sinjal (Radio Access Network) dhe pajisjeve të Core Network (centralit qendror).
- NEC, i përzgjedhur si furnitori i rrjetit backbone (rrjeti bazë i mbulimit).
- Comverse, i përzgjedhur për të ofruar pajisjet BSS / VAS (sistemi i tarifimit, shërbimet e të dhënave dhe mesazheve të shkruara, si edhe për shërbimet me vlerë të shtuar).
- SAP, i përzgjedhur për sistemin financiar
PLUS është unik, duke qenë i vetmi biznes shqiptar në tregun e telekomunikacionit. Ky është një privilegj për PLUS, që në ndryshim nga operatorët e tjerë të tregut me kapital të huaj, do të ri-investojë fitimet e tij në Shqipëri, duke nxitur në këtë mënyrë shpërndarjen e përfitimeve për të gjithë dhe zhvillimin ekonomik te vendit.
Aksionerët e PLUS[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Plus Communication është një kompani e zotëruar 100% nga aksionerë shqiptarë:[1]
- ALBA-TRADE Handles
- UNION GRUP SH.P.K
- Vjollca Hoxha
- Albanian Distribution & Development
- Geront Çela
- Aci Mobile
- Genc Turku
- Armand Duka
- Bukurosh Stafa
- Lutfi Nuriu
- EURO-ALBA-EA
- Matilda Shehu
- Ahmet Muçaj
- JON INVESTMENT
- ENERGYSOLUTION
- Edevaldo Haxhiu
- Post Telekomunikacioni i Kosovës
- Moni Buchnik
- Punonjës të PLUS
Shiko edhe[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
- ^ "Aksionerë". Arkivuar nga origjinali më 2 maj 2013. Marrë më 10 maj 2013.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)