Policia Ushtarake

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Jump to navigation Jump to search
Policia Ushtarake
Albanian Military Police.svg
Stema e Policia Ushtarake
Aktive 1 shkurt 1992
Shteti FlamuriShqipëria
Pjesë e Shtabi i Përgjithshëm
Komandantët
Komandanti
në detyrë
Kolonel Xhevdet Zeneli
Stema
Indentifikim Albanian Military Police insignia.svg

Misioni:[redakto | redakto tekstin burimor]

Ruajtja e rendit ushtarak në FARSH, zbulimi, parandalimi, ndjekja e veprimtarisë kriminale, angazhimi në luftën kundër terrorizmit, marrja pjesë në operacionet paqeruajtëse dhe humanitare, si dhe mbrojtja e pronës shtetërore në administrim dhe përdorim të Forcave të Armatosura nga veprimet e kundraligjshme.

Detyrat:[redakto | redakto tekstin burimor]

  • Siguron rendin ushtarak jashtë reparteve ushtarake në mjediset publike e jopublike.
  • Mbron jetën, shëndetin dhe dinjitetin e ushtarakut nga çdo veprim i paligjshëm kur ato cenohen për shkak të detyrës.
  • Mbron pronën shtetërore në administrim dhe përdorim të FA nga veprimtari të kundërligjshme.
  • Ndërhyn për të mënjanuar aktet e terrorizmit në FA.
  • Punon për zbulimin, parandalimin dhe ndjekjen e veprimtarisë kriminale ndaj pjesëtarëve të FA, pronës dhe objekteve ushtarake.
  • Zbaton vendimet e gjykatës, aktet e Prokurorisë Ushtarake për kërkimin, kapjen dhe sjelljen forcërisht të ushtarakëve që i fshihen procedimit penal ose i shmangen vuajtjes së dënimit.
  • Kontrollon dhe siguron transportin ushtarak.
  • Kontrollon lëvizjen dhe shfrytëzimin e mjeteve dhe teknikës ushtarake.
  • Kontrollon e merr masa për zbatimin e legjislacionit të Masat e Ndërhyrjes kundra Zjarrit (MNZ).
  • Siguron zbatimin e rendit ushtarak gjatë zhvillimit të stërvitjeve, veprimtarisë dhe ceremonive ushtarake të organizuara nga SHPFA.
  • Shoqëron e siguron personalitetet e larta ushtarake të FA, si dhe delegacionet e huaja të njehsuara me to.
  • Kryen detyra në interes të forcave ushtarake shqiptare që kryejnë misione jashtë shtetit, si dhe të forcave të huaja ushtarake që veprojnë në Shqipëri në përputhje me legjislacionin në fuqi.
  • Kryen e mbështet operacionet humanitare.

Historiku[redakto | redakto tekstin burimor]

Policia Ushtarake (PU) e Forcave të Armatosura (FA), u formua më, 1 shkurt 1992, pas miratimit në Parlament të Ligjit nr. 511, datë 08.08.1991, “Për Policinë Ushtarake në Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë”. Pas viteve ’90, ashtu si në të gjithë vendin edhe në FA u kryen një sërë reformash. Ndër to mund të përmendim: miratimin e akteve ligjore, nënligjore, si dhe ndryshime strukturore, ku pjesë e këtyre ndryshimeve ishte dhe krijimi i PU në përbërje të FA. Formimi i kësaj strukture kishte si qëllim forcimin e rregullit dhe të disiplinës në FA dhe u pa si domosdoshmëri për transformimin e ushtrisë sipas standardeve të vendeve të NATO.

Me krijimin e PU, objekti i punës së saj ishte kontrolli i trafikut ushtarak, ruajtja e rendit ushtarak në FA, me synim forcimin e disiplinës ushtarake në FA. Në dhjetor të vitit 1994, me Urdhër nr. 482, datë 10.12.1994 të MM, “Për organizimin e Policisë Ushtarake”, strukturës së PU ju bashkëngjit struktura e Policisë Kriminale dhe ajo e Mbrojtjes nga Zjarri. Në fillim të vitit 1995, me Urdhër nr. 205, datë 10.04.1995 të MM, “Për vartësinë dhe funksionimin e Policisë Ushtarake”, dega e PU në SHP u transformua në drejtori të PU, me drejtor gjeneral brigade Bajram Malaj. Me mbështetje ligjore, nënligjore si dhe me profesionalizëm gjithnjë në rritje, PU u radhit ndër repartet më të mira të FA. Pas ngjarjeve të vitit 1997, drejtori i Drejtorisë së PU ishte kolonel Piro Lutaj. Duhet theksuar se pas ngjarjeve të vitit 1997, PU pati një rritje të jashtëzakonshme mbi bazën e një projekti me Delegacionin Italian të Ekspertëve (DIE). Në këtë kohë për herë të parë, me asistencën e specialistëve italianë u krijua batalioni i PU në Tiranë, i cili u kompletua me bazën materiale e logjistike të nevojshme dhe u konceptua sipas modelit të batalioneve të karabinierisë italiane. Krijimi i batalionit të PU në Tiranë, shënon një hop cilësor në veprimtarinë e kësaj strukture moderne dhe nga më cilësore të kohës, gjë që u duk qartë në ngjarjet e vitit 1998, kur PU jo vetëm që nuk u dëmtua por ajo mori në ruajtje disa nga institucionet kryesore të shtetit si: Radio Televizioni Shqiptar, Telecom-in, Prokurorinë e Përgjithshme si dhe disa institucione ndërkombëtare.

Në këtë periudhë, PU ishte një nga institucionet e pakta moderne që ishte ndërtuar deri në atë kohë dhe që ka luajtur një rol të pazëvendësueshëm në rivendosjen e shtetit ligjor në Shqipëri.

Kompletimi i batalionit të PU në Tiranë, me teknikën e nevojshme dhe automjete të blinduar tip IVECO-90, luajti një rol të jashtëzakonshëm në ngjarjet e vitit 1998 në Shqipëri. I pamohueshëm mbetet roli i kësaj strukture në vitin 1999, në kohën e krizës së Kosovës, ku PU mbajti peshën kryesore në pritjen, shoqërimin, trajtimin e refugjatëve pranë kampingjeve të ngritura në Kukës, Tiranë, Durrës dhe qytete të tjera të vendit, mbajtjen nën kontroll të situatës në zonat Kukës, Krumë, Tropojë, sidomos pranë postave kufitare, duke zgjidhur mjaft situata të vështira, shoqërimin e mjaft autokolonave dhe personaliteteve që lëviznin për në veri dhe kthim, si dhe mbajtjen nën kontroll të rrjetit rrugor në të gjithë vendin e veçanërisht në veri. Ngjarjet e vitit 1997, 1998 dhe ato të krizës kosovare janë ngjarjet më të rëndësishme në historinë e PU.

Për kryerjen e këtyre detyrave, PU u mbështet dhe në miratimin e Ligjit nr. 8404, datë 15.09.1998, për një shtesë në Ligjin nr. 7978, datë 26.07.1995, “Për Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë”.

Në fund të vitit 2000, me suprimimin e strukturës së Drejtorisë së Policisë Ushtarake, me Urdhër nr. 1, datë 05.01.2001 të MM, “Për  organizimin e regjimentit të Policisë Ushtarake”, u krijua regjimenti i PU me komandant nënkolonel Namik Goga.Kjo strukturë e ushtroi aktivitetin e saj deri në shtator të vitit 2003, duke bërë ruajtjen dhe sigurimin e të gjitha stërvitjeve që zhvilloheshin në territorin e vendit tonë.

Në shtator të vitit 2003, mbi bazën e Ligjit nr. 8930, datë 25.07.2002, “Strategjia Ushtarake e RSH”, struktura e PU me Urdhër nr. 214, datë 21.08.2003 të MM, “Për organizmin e Regjimentit të Policisë Ushtarake”, kjo strukturë u transformua në strukturën e batalionit me qendër në Tiranë, me komandant batalioni nënkolonel Xhevahir Abdia, i cili e ushtroi detyrën deri në vitin 2005.Në vitin 2005 komandant batalioni u emërua nënkolonel Drini Nikolla, i cili e ushtroi ketë detyrë deri në vitin 2008. 

Në korrik të vitit 2007, në bazë të Urdhrit nr. 15, datë 17.01.2007 të MM, ”Për ristrukturimin e Forcave të Armatosura”, batalioni i PU ishte pjesë organike e Komandës Mbështetëse,me varësi drejtimi administrativ në Komandën Mbështetëse dhe Komandim Operacional nga SHPFA. Në përbërje të këtij batalioni ishin 4 seksione ë PU në rrethet Shkodër, Durrës, Berat, Vlorë dhe 5 nënseksione të PU, në rrethet Kukës, Burrel, Elbasan, Korçë dhe Gjirokastër, ku ushtrojnë veprimtaritë e tyre edhe sektorët e Policisë Kriminale, Policisë Gjyqësore, Qarkullimit Rrugor dhe Policisë së Mbrojtjes nga Zjarri e Shpëtimi.

Në vitin 2008, komandanti i batalionit të PU emërohet kolonel Xhevdet Zeneli. Në maj të vitit 2010, me Urdhër nr. 151/5, datë 24.12.2009 të MM, “Për kalimin në strukturën e re të FARSH”, struktura e Policisë Ushtarake kaloi në Policia Ushtarake e Forcave të Armatosura, në përputhje të plotë me Ligjin nr. 9069, datë 15.05.2003, “Për Policinë Ushtarake në FA”, strukturë e cila vazhdon të funksionojë dhe në ditët e sotme.

Në qershor të 2012, komandant i PU emërohet kolonel Syrja Gjoka.

Në gusht të 2012, komandant i PU emërohet kolonel Ylli Zyla.

Në shtator të 2013, komandant i PU emërohet kolonel Xhevdet Zeneli.

Veprimtaria e PU përcaktohet nga misioni dhe detyrat që parashikohen në ligjin, “Për Policinë Ushtarake në FARSH” dhe “Kodi Penal Ushtarak”. Hartimi dhe miratimi në Kuvend i këtij ligji në vitin 2003, shënon një ristrukturim të plotë të kësaj strukture.

Gjatë kësaj periudhe është punuar për kompletimin e PU me personel të motivuar, arsimuar në vendet anëtare të NATO, si në Turqi, Itali, Gjermani. Realizimi i misionit dhe detyrave funksionale është mbështetur në aktet ligjore e nënligjore.

Gjatë këtyre viteve PU, është trajnuar nga specialist të karabinierisë italiane, policisë ushtarake amerikane, gjermane dhe turke

Prej vitesh, njësia e PU po përgatit me një program të veçantë një nënrepart të nivelit togë NRF (NATO Response Force), si forcë e gatshme për të vepruar në përbërje të strukturës përkatëse të NATO, e aftë dhe e pajisur përshtatshmërish për të përmbushur detyrat.

Deri tani, PU me rreth 50 efektiva, ka kryer misione të ndryshe jashtë vendit në Irak dhe Afganistan, në mbështetje të FA dhe në shtabe të ndryshme ndërkombëtare. Gjithashtu, PU ka kryer një mision në operacionin ushtarak “ISAF”, në Kabul, Afganistan. Kontingjenti i kësaj toge përbëhej nga një efektiv prej 22 vetash.

Një kontribut të madh, efektivi i PU ka dhënë në emergjencat civile, ku kanë treguar gatishmëri dhe profesionalizëm në kryerjen e detyrave të marra.

Tashmë, struktura e PU është e përgatitur për të vepruar në të gjithë spektrin e misionit, detyrave, si edhe të marrë pjesë në operacione paqeruajtëse dhe humanitare.

Policia Ushtarake është njësi në varësi të Shtabit të Përgjithshëm[redakto | redakto tekstin burimor]

Policia Ushtarake (PU) ka në misionin e saj ruajtjen e rendit ushtarak në FARSH,  zbulimin, parandalimin, ndjekjen e veprimtarisë kriminale, angazhimin në luftën kundër terrorizmit, marrjen pjesë në operacionet paqeruajtëse dhe humanitare, si dhe mbrojtjen e pronës shtetërore në administrim dhe përdorim të FA nga veprimet e kundraligjshme. Struktura e (PU) bën të mundur plotësimin e detyrave dhe objektivave që dalin nga ky mision. Gjatë këtyre viteve të fundit PU, është trajnuar nga specialist të huaj si ata të karabinierisë italiane, policisë ushtarake amerikane, gjermane dhe turke. Gjithashtu ajo po përgatitet edhe si forcë e gatshme për të vepruar në përbërje të strukturës përkatëse të NATO, e aftë dhe e pajisur përshtatshmërish për të përmbushur detyrat.

Një kontribut të madh, efektivi i PU jep në emergjencat civile[redakto | redakto tekstin burimor]

Tashmë, struktura e PU është e përgatitur për të vepruar në të gjithë spektrin e misionit, detyrave, si edhe të marrë pjesë në operacione paqeruajtëse dhe humanitare

Paisjet dhe Armët e Përdorura[redakto | redakto tekstin burimor]

Modeli Foto Kalibri Origjina
Beretta ARX 160 Interpolitex 2012 (482-31).jpg 5.56x45 mm Italia Italia
Modeli Foto Origjina
Iveco VM 90 Italia Italia

Teksti Burimor[redakto | redakto tekstin burimor]