Jump to content

Polimeri

Checked
Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Një polimer (nga greqishtja poli -'shumë' dhe meros-'pjesë') është një makromolekulë, shprehur ndryshe është një molekule me peshë molekulare të madhe. Këto molekula përbëhen nga 'njësi të përsëritura' të njëjta (ose të ndryshme) të cilat lidhen me njëra tjetrën në një 'zinxhir' me ane të lidhjeve kovalente. Termat 'njësi të përsëritura' dhe monomern nuk jane sinonime të njëra-tjetrës; një 'njësi e përsëritur' është një pjesë e një molekule ose e një makromolekulë ndërsa një monomer është një molekulë e përbërë nga një 'njësi e përsëritur' e vetme.

Për të përcaktuar një polimer duhet të dimë:

  • karakteristikat e 'njësisë së përsëritur'
  • karakteristikat e grupit fundor (terminal)
  • në qoftëse janë të pranishme degëzime apo 'crosslinking' çfarëdo defekti në renditjen strukturore, të cilat mund të ndryshojnë karakteristikat mekanike të polimerit.

Polimeret janë të dy tipeve të ndryshme, ato natyrale të quajtura ndryshe dhe biopolimere (ADN, proteina, etj) dhe ato sintetike (plastikat). Këto molekula kanë veti unike si pasojë e peshës së madhe molekulare të cilat janë: ashpërsia, vizkoelasticiteti dhe tendenca për të formuar më shumë qelqe dhe struktura semikristaline sesa ato kristaline.

Polimerizimi është procesi i kombinimit të dy apo më shumë molekulave të vogla (monomere) në nje rrjet apo zinxhir. Polimerizimi është reaksioni i formimit të molekulave vargore si rezultat i kombinimit të molekulave më të vogla (monomerët). Gjatë këtij procesi disa grupe kimike mund të largohen nga çdonjëri monomer duke formuar një tjetër molekulë 'të vogël'(H2O,ejt). Ky është rasti, për shembul, i PET (Polyethylene terephthalate). Polimerizimi mund të ndodhë sipas dy mënyra: me rritje të zinxhirit ose me rritje hap pas hapi. Ndryshimi thelbësor midis këtyre dy mekanizmave është se në rastin e rritjes hap pas hapi, monomerët i shtohen vargut(zinxhirit) njëri pas tjetrit ndërsa në rastin tjeter, dy ose më shumë vargje mund të lidhen me njëra tjetrën dhuke formuar molekula shumë më të mëdhaja.

Shembuj Polimeresh

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Shembuj të Polimerëve janë:
1.Polymere sintetike me base carbon(C)
PE(Polyethyleni)
RP(Polipropylen)
PVC(Polyvinylchlorid) ose lloj tapeti qe pedoret per dyshemen
PS(Polysterol) ose bukpeshku ne gjuhen e perditshme
PTFE(Polytetrafluorethylen)
PMMA(Polymethylmethacrylat)
PA(polyamid)
PC(Polycarbonat),PET(polyethylenterephtalat) te dyja jane Polyester
2.Polymere sintetike me basa te tjera
Silici i cili eshte ne gjendje te bashkohet lidhje stabile .nga kjo perbehet Silikoni.
3.Polimere naturore:
Proteinat(enzimat,floket ,litar)
DNA
RNA
Karbonhidrate(celuloz,druri,letra)
Polyhidroxilalkanoate(polyste bimor si enrgji edhe depozitus i karbonit nga bakteriet)

Polimeri është një material i bërë nga një sërë njësishë më të vogla (monomeri), që mund të jenë relhetrafluoretisht të thjeshta, siç është eteni (njësia e polietilenit), apo relativisht kompleks, siç është akriliki.

Reaksionet e perftimit te perberjeve polimere nuk jane te njejta. Per perftimin e tyre perdoren 2 lloje reaksionesh: polimerizimi me adicion (shtim) dhe polimerizimi me kondensim.

logo e WCUGA Ky artikull është pjesë e Code4Culture Albania 2018 .

Shiko edhe këtë

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]


Ky artikull nga Kimia është i cunguar. Ti mund të ndihmosh Wikipedian duke e përmirësuar këtë artikull.