Portal:Gjilani/Artikulli i muajit

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Skeda:Zija Shemsiu.jpg

Zija Shemsiu lindi në vitin 1950 në Përlepnicë të Gjilanit , vritet në 5 maj 1985 në burgun e Beogradit, ishte veprimtar politik.

Zija Shemsiu ishte anëtarë i organiztës ilegale Lëvizja për Republikën Socialiste Shqiptare, e cila veç aktiviteteve propagandistike kishte filluar që nga Perëndimi të sillte armatim. Zija Shemsiu ishte organizator i blerjes dhe transportit të armëve nga Perëndimi në Kosovë.[1]

Më 9 tetor të vitit 1983, kur Zija Shemsiu dhe bashkëpunëtori i tij Sami Kurteshi nga Gjilani u arrestuan në afërsi të Beogradit, te këta dy veprimtarë u gjet armatim kryesisht i destinuar për kryerjen e aksioneve diversante, të cilat janë veprimet e para luftarake parapërgatitore për kryengritje të përgjithshme në vendet e pushtuara. Ky armatim përbëhej nga një automatik italian i kalibrit 9 mm, një pistoletë Browning e kalibrit 9 mm, një pistoletë Walther, një revolver Smith & Wesson i kalibrit 38 special, 1.000 fishekë, si dhe sasi të konsiderueshme të eksplozivit plastik. Gjithashtu edhe armatimi i gjetur nga policia serbe në shtëpinë e familjes Shemsiu, si dhe ai i cili ishte shpërndarë, kryesisht ishte armatim i të njëjtit lloj. Arrestimi edhe i tetë anëtarëve të tjerë të këtij rrjeti (pesë nga familja Shemsiu) dhe dënimi i tyre me burg të rëndë, e gjymtoi në masë të madhe lëvizjen ilegale të asaj kohe, si dhe e ndërpreu nismën e organizimit ushtarak të popullatës shqiptare[2].>>>....


Arkiva

Muharrem Ibrahimi, u lind në një familje 9 anëtarëshe qytetare , prej nënës Xhemile dhe babait Raifit, familje kjo që ka prejardhjen prej fshatit Ivajë të Rrethit të Leskocit, e cila ishte shpërngulur me dhunë qysh në vitin 1878. Shkollimin fillor dhe të mesëm i kreu në vendlindje gjegjësisht në Gjilan.

Qysh si fëmijë kishte shpreh dëshirën të bëhej ushtarak. Babai i tij Raifi, duke e parë dëshirën e tij të madhe dhe i vetëdijshëm se edhe shqiptarëve iu nevojiten ushtarakët, e dërgoi në Akademinë Ushtarake, dega e Këmbësorisë, të cilën me sukses e kreu në Beograd dhe në Sarajevë.

Atë botë, ishte nder që një shqiptar të bëhej oficer i Armatës, sepse ishin shumë të rrallë të rinjtë që përcaktoheshin për studimin e artit ushtarak.



{{PortaljeminjëArkiva|Myderriz Haki ef. Sermaxhaj lindi më 14 tetor 1914 në Hogosht të Dardanës

Myderriz Haki ef. Sermaxhaj lindi më 14 tetor 1914 në Hogosht të Dardanës (Kamenicë), në një familje me tradita fetare e atdhetare, i edukuar dhe i formuar si intelektual i guximshëm për çështjen e Besimit fetar, për kombin dhe Atdheun Pasi kreu shkollën fillore në vendlindjen e tij në gjuhën serbe me sukses të shkelqyeshëm në vitin 1925/26,Hakiu regjistrohet në “Meddah” medresen e Shkupit në vitin 1927/28 për t'u shkolluar nga Myderrizi dhe patrioti i shquar Ataullah Kurtishi. I porsa kthyer nga përfundimi i medresesë “ Meddah” të Shkupit ku merr titullin Myderizz në vitin 1940, Haki Efendiu fillon aktivitetin e tij fetar e patriotik, në Mdresenë “ATIK” të Gjilanit si Myderriz dhe drejtor i saj. Gjatë kësaj kohe ai bënë reformimin e medresesë . Ajo që është më e rëmdësishmja e që do të luaj rol të rëndësishëm në zgjimin e ndërgjegjës kombëtare dhe të bashkimit kombëtar është futja e gjuhës shqipe si lëndë mësimi për herë të parë në Medrese . Pas Luftës së Dytë Botërore , inkuadrohet në përpjekjet e popullit shqiptar për liri, demokraci e dinjitet kombëtar. Duke mos u pajtuar me riokupimin sllavo-komunst të viseve etnike Shqiptare, Haki Sermaxhaj do të gjendet në vorbullën e L.p.L.T.Sh. ( Lëvizja për lirimin e Tokave Shqiptare), gjegjësisht ONDSH dhe “Besa Kombëtare”, si organizata legale politike të organizuara mirë dhe të krijuara në prag të përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, me degët e shtrira në të gjitha viset shqiptare të ish-Jugoslavisë, që kishin program dhe aspirate politike kmbëtare, qëllimi i të cilave ishte çlirimi dhe bashkimi i trojeve shqiptare. Këtu Haki Semaxhaj shquhet si udhëheqësdhe>>>|-- Planeti 7 Tetor 2009 10:36 (CEST)

  1. ^ [[1]]
  2. ^ [Shemsiu]