Jump to content

Potenciali arkeologjikë në Kosovë

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Dokumentacioni në literaturën shqipe dhe atë botërore për historinë e territorit të Kosovës është i mangët dhe i paktë. E vërtet që në kohët e fundit në literaturën botërore janë paraqitur punime të shumta propagandistike. Kjo dukuri ka marr hovë edhe më të madhe pas ngjarjeve të quajtura "trazirat e Marsit" gjatë të cilave ka ndodhur dëmtimi i disa objekteve fetare. Por siç është puna e propagandës ajo duhet bazuar në diçka. Kjo propagandë me moto shqiptarët i kthyen kishat në Xhami i sjell shkencës edhe potenciale të reja. Kështu dukuria e kthimit të monumenteve fetare nga një fe në tjetrën për shkencën është e njohur por problemi i historisë së Kosovës deri më tani ka qenë mëshefja e dokumentacionit, dokumentacion që tani nga propaganda është duke u përdorur. Kompromisi i kosovarëve me Kishën Serbe në moton "Populli paqen, Kisha sekretin" në fakt e dëmton shkencën.

Si do që të jetë shkencës i mbetet të filtrojnë propagandën derisa të vijë qetësimi i shpirtrave dhe të arkeologët të hynë në "zonat e kompromisit". Kusht i fitores së shkencës në këtë rast është durimi si dhe civilizimi apo saktësisht demilitarizimi i Kishës Serbe.

Në faqen e internetit të kishës ortodokse serbe kosovo.net/shrines.html është paraqitur një listë e monumenteve fetare krishtere nga shek XIII - XX në Kosovë e bazuar në punimet e Milan Ivanoviqit. Edhe pse kjo listë politike e krijuar nga "gjurmuesi" Dragan Jovanoviq në Prizren-Beograd 1987 d.m.th në valën e propagandës serbe për të arsyetuar okupimin e Kosovës, jep disa shënime të cilat lënë të kuptohet për ekzistencën e dokumenteve që e bëjnë më transparente historinë e Dardanisë në territorin e Kosovës.

Për të shpjeguar fenomenin e ekzistimit të Kishave Ortodokse për nga numri më shumë në një vend të banuar me popullsi myslimane siç është Kosova se në një vend me popullsi ortodokse siç është Rashka, Toplica e pjesë të tjera të Serbisë na ndihmon më së miri shpjegimet e dhëna nga Mark Krasniqi kur thotë se: kishat ortodokse mesjetare që sot gjenden në Kosovë, të ndërtuara në kohën e Bizantit, kur serbet ende nuk kishin filluar të depërtojnë në këto anë, nga aspekti fetar janë sa të serbëve, aq edhe të shqiptarëve. Madje, ato i kanë ruajtur dhe mbrojtur shqiptarët gjatë shekujve. Bile, ka ekzistuar edhe institucioni i posaçëm zyrtar si vojvodë të kishave, i pranuar si i tillë nga autoritetet osmane dhe kishtare serbe. Sikur të mos t’i kishin ruajtur këto kisha shqiptarët gjatë sundimit osman në Ballkan, sot nuk do të dihej as ku i kanë pasur themelet e tyre. Vetëm në saje të tolerancës, bujarisë, kujdesit e respektit ndaj objekteve sakrale, që është traditë shekullore e shqiptarëve, sot janë në këmbë këto monumente të kulturës mesjetare në Kosovë.[1] Këto shpjegime hynë në fuqi kur citohet miku i serbëve, historiani Konstantin Jireçek i cili e vërteton shpjegimin e Mark Krasniqit me : Në realitet serbët vetëm kanë bërë ndonjë meremetim të vogël në shek. XIV, ose ndonjë shtesë para derës kryesore të tyre (priprata), (është fjala për Graçanicën)

Është interesante se meodat e shëndrimit të Kishave katolike në Kisha Ortodokse e më vonë të titulluara edhe si Kisha ortodokse serbe hasim edhe në pjesë tjera të Dalmacisë nga osmanët, austriakët dhe venecian të njohur si Shqipërisa Venetiane [2]. Kjo dukuri ka ndodhur deri në ditët tona. Këtë pohim e ilustrojnë më së mirë vetë fjalët përhapësit të gjuhës serbe në territoret e Ballkanit Vuk Ste. Karagjiqi i cili shkruan se si banorët e ritit grek të Kotorrit vijen deri tek marrja përsipër e Kishës së vjetër.[2]

Punime shkencore të deritanishme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Kishat ortodokse mesjetare që gjendën sot në Kosovë (Graçanica afër Prishtinës, Levishk në Prizren, Patrikana në Pejë, dhe kisha e Deviqit në Drenicë), janë ndërtuar para ardhjes së sllavëve në këto treva, kurse më vonë, kishën e Deçanit e ka projektuar dhe e ka mbikëqyrur zbatimin e projektit prifti katolik shqiptar fra Vita Kuçi nga Kotorri. Këtë e sqaron mirë edhe shkencëtari serb, Pero Slijepçeviq, i cili ka botuar më 1934 në një revistë shkencore studimin e tij mbi manastiret (kishat) e vjetër ortodoksë, ku thotë se këto kisha nuk janë vepër e atyre sundimtarëve serbë, emrin e të cilëve e kanë ato, sepse në atë kohë ‘’Serbët nuk kanë pasur kurrfarë tradite të vetën në ndërtimtari, as në pikturim. Nemanjiqët kanë ndërtuar (financuar) edhe larg kufijve të shtetit serb, me qëllim të afirmimit të dinastisë së tyre. Monumentët shpirtërorë të tyre, janë para së gjithash përmendore dhe gurë kufitarë të fitoreve. Manastirë të tillë kanë financuar edhe në Jerusalem, në Stambol, në Greqi’’ etj.[3].

Monumentet kryesore të kultit të krishterë në Kosovë, të cilat sot konsiderohen kisha apo manastire ortodokse serbe, në shumicën e rasteve janë ndërtuar, rindërtuar, apo meremetuar mbi themelet e monumenteve të moçme të periudhës romake e bizantine’’.[4]

Kur car Dushani filloi rindërtimin e kishës së Deçanit, ai u detyrua të mbante një njësi ushtarake për vendasit (shqiptarë katolikë), sepse ata nuk lejonin që mjeshtrit të punonin në faltoren e tyre’’. Raste të tilla ka shumë, madje edhe kisha e sotme e Shna Prendës në Prizren, (Levishka), është ndërtuar mbi themelet e bazilikës së vjetër.[5].

Lista e prezantuar nga kisha ortodokse

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Sipas kësaj liste në vendet e paraqitura më poshtë gjenden objekte të ndryshme fetare. Shënimet për emërtimet në mesjetë janë nga perspektiva e propagandës serbe të vitit 2007.

Ajkobila (E njohur në mesjetë si Prozdrikobila afër Prishtinës)

  1. është shkatërruar kisha që ishte aty ku sot është xhamia

Ajnovcë (E njohur në mesjetë si Hainovci, Komuna e Dardanës):

  1. Janë gërmadhat e manastirit me kishë të ndërtuar në shek. XIV mbi gërmadhat e bazilikës Bizantine
  2. Gërmadha të në kishe të vjetër në pjesën e quajtur Ravanë.

Alagina Rijeka (Pejë)

  1. Gërmadhat e një kishe te Bregu i Kishës
  2. Mbeturina të një Kishe afër vendit të quajtur nga serbet Izvorski Laz.

Ariljaca (E njohur në mesjetë si Arhidijaca, Prishtinë)

  1. Gërmadha të një Kishe antike dhe mbishkrimeve të kishës së Rashkës

Babaloç (E njohur në mesjetë si: Babe, Deçan)

  1. Sipas legjendës pranë një kishe të vjetër është ngritur një xhami

Babljak (Ferizaj)

  1. Kishë e vjetër (restaurua më 1966)

Baçka (Dragash)

  1. Kisha e Shën Barbarës , pjesë të saja janë të zëna nga Vakëfi

Badovcë (Prishtinë)

  1. Mbeturina të një kishe të vjetër në pjesën e quajtur serbisht "Crkvine"
  2. Mbeturinat e Kishës të rindërtuar në Belograb
  3. Gërmadhat e manastirit të Vojsilovicës (shek. XIV) në breg te Androvacki, gurët e tij janë përdorur për ndërtimin e kishës së Shën Nikollës në Janjevë, mullirit otoman pran lumit në Graçanicë dhe janë përdor nga shqiptarët për nevoja personale.
  4. Kisha e vjetër në pjesën e quajtur nga serbët Krstaç

Bajçinë (E njohur në mesjetë si: Bajcino, Podujevë)

  1. Ka ekzisuar një kishë serbe (prifti duket të ketë qenë që nga 1455)

Bajgorë (E njohur edhe si Bela Gora, Mitrovicë)

  1. Mbeturina të kishës në pjesën e njohur si Baçka

Baks (Skenderaj)

  1. Toponimet "Crkva" dhe "Crkveni Do" janë indikator të ekzistimit të një kishe në këtë fshatë.

Balabanë (Prishtinë)

  1. Gërmadhat të një kishe antike pranë livadheve të quajtura livadhet e kishës

Balançe (Vushtrri)

  1. Mbeturina të kishës së Shën Helenes
  2. Mbeturina të manastirit të Shën Eliah-së mbi fshatë

Banov Do (E njohur në mesjetë si: Banje Polje, Mitrovicë)

  1. Në fondamente të një kishe serbe është ngritur një kishë më 1950 pran saj janë varreza antike

Banjë (Mitrovicë)

  1. Pran vendit të mbeturinave të një kishe të vjetër është ngritur një kishë e re, e rrethuar nga varreza të vjetra dhe të ditëve tona.
  2. Mbeturinat e një manastiri me kishë dhe kullën e kumonës (shek. XIII apo XIV), restarar më 1492. Përreth rrafshit të këtij objekti gjenden gradime të ndryshme.

Banjë, Banjë Rudnika (Skenderaj)

  1. Kisha e Shën Nikollës e ngritur nga serbët diçka para 1432-ës, rindërtuar në vitet 1900
  2. Varreza të vjetra serbe në bregun e Shën Paraskevës
  3. Varreza të vjetra serbe pran fshatit Suho Grlo.

Banjicë (Gllogovc)

  1. Sipas legjendes dhe disa mikro toponimeve kanë qenë kisha e Shën Savës dhe gradime.

Banjicë (Lipjan)

  1. Duke u referar ekzistences së një prifti në vitin 1455 dhe toponimit "Crkvena Njiva" duhet të ketë ekzistuar edhe një Kishë

Banjskë (Mitrovicë)

  1. Manastiri i Banjskës
  2. Mbeturinat e Kishës së Shën Elijah-ut (paraqitur në literaturë më 1313) në Jelice
  3. Mbeturina të një Kishe të vjetër në Stenovcë
  4. Mbeturina të një strukture, ndoshta një kishe të vjetër në Kozareva Rijeka

Banjskë (Vushtrri)

  1. Kishë e vjetër e Shën Nikollës
  2. Gërmadha të Kishës së Shën Stefanit në Seliste

Barainë (E njohur në mesjetë si: Barajino apo Borajno, Komuna e Podujevës)

  1. Sipas burimeve të shkruara, aty në shk XV ka ekzistuar një kishë serbe

Baranë (E njohur në mesjetë si: Barani, Komuna e Pejës)

  1. Manastiri i Baranit (në dokumente të shek. XV dhe XVI)

Bardhoshan (Serb. Bardosan) , Gjakovë

  1. Gërmadhat e një Kishe të vjetër Serbe si dhe gradime (të regjistruara në shek. XIX)
  2. Gjurmime arkeologjike të prezencës së kulturës së sllavëve para mesjetës

Bare (Leposaviq).

  1. Gradime të vjetra serbe

Barilevë (Prishtinë)

  1. Kisha e Shën Samodrezhës (prifti i kishës paraqitet më herët se 1455); Osmanët përdoren materialin për ndërtimin e mullirit pran lumit Llap në fillim të shek. XIX

Bataire (E njohur në mesjetë si: Batahire, Mitrovicë)

  1. Toponimi "Crkva" le të supozohet për ekzistencën e një kishe serbe

Batushë (Gjakovë)

  1. Si burim janë disa shkrime më 1330 që ju referohen kishës së Shën Nikollës në fshat (sipas traditës është okupuar nga Xhamia)

Lugun e Begollve (Serb. Begov Lukavac, Istog)

  1. Mbeturina të një kishe të vjetër Serbe si dhe varreze dhe gurë të gravura të tyre në bregun Vuçur; nga 1643 ka shënime për Kishë e Shën Gjergjit në fshatë.

Beguncë (Viti)

  1. Ka ekzistuar një kishë e vjetër

Bela Cërka (Rahovec)

  1. Meturina të një bazilike të hershme bizantine dhe një necropolis
  2. Kisha e Shën Elijah-së paraqitet në shkrime
  3. Kisha e Shën Helenës, ka ekzistuar në rrugë për fshatin Sopniç; në shkrime paraqitet që nga 1330
  4. Kisha e Engjëllit të shenjtë në pjesën e quajtur Listenol

Belajë (Deçan)

  1. Përkujtimorja e Mbretit Stefan Deçanit
  2. Përkujtimore e Shën Helenes (ndërtuar)
  3. Përkujtimorja qendrore (në mes së strukturës së vjetër)
  4. Përkujtimorja Shën Ephraim (shek. XIV)
  5. Përkujtimorja e Belajes (Kisha e së Virgjër) (shek. XIV)

Belasica Vrhlab Podujevë

  1. Sipas legjendës popullore në shat dhe rreth tij ka pasur disa gërmadha të kishave

Belica, Istog

  1. Kisha e Lazarit kushtuar Shën Gjergjit (rreth shek. XIV dhe riparuar në shek. XVI, XVII, XVIII)
  2. Gërmadha të një kishe të vjetër

Belinçe, Ferizaj

  1. Gërmadha në pjesën e quajtur Kisha

Belo Brdo, (E njohur në mesjetë si: Belogradicë, Kaçanik)

  1. Thuhet të kenë qenë gërmadha një herë

Belo Polje, Istog

  1. Gërmadha të Kishës, sipas legjendës dedikuar Shën Savior-ës dhe një gradim në anën e quajtur Crkvenjak

Belo Polje, Pejë - Regjistrimet flasin për dy priftërinë dhe një murgë më 1456

  1. Ekziston kisha kushtuar së Virgjrës (XIX) ndërtuar në fondamentet e një Kishe antike të rrethuar me varreza
  2. Varreza në bregun e quajtur kryqi (? kryqi nuk oshtë vetëm "Kryq")
  3. Vendi i quajtur Careva Stolica apo Razboj (Sipas legjendës duhet të ketë qenë përkujtimore)

Belo Polje, Podujev

  1. Ka ekzistuar një Kishë në shek. XV

Beluçe, (E njohur në mesjetë si: Bencuj në Vuçitërnë tani pjesë e Leposaviqit)

  1. Gërmadhe të një kishe të vjetër dhe varreza të vjetra
  2. Gërmadha të Kishës dhe përkujtimores së Dushanit

Berevce, Ferizaj 1. Kisha e Shën Paraskevit me kumbon (regjistruar nga 1353) 2. Gërmadhat e kishës së Shën Dhimitrit në pjesën e quajtur Crkvica Berivojcë, Kriva Reka afër Novo Bërdës

  1. Kisha e Gloaricës, dedikuar Shën Gjonit (prifti është regjistruar më 1455)

Bërkovac apo Bërkovica nuk është lokalizuar (regjistruar në shek. XV diku në nahinë e Lapit) Bërkovo, Klinë

  1. Kisha e Shën "Archangels" gjindet në pjesën e quajtur Crkvste, shkatërruar nga osmanët

Besinje, Prishtinë

  1. ka qenë një Kishë në pjesën e quajtur Crkviste Do si dhe varreza të vjetra në pjesën e quajtur Babino Groblje, Manastiri Pustinja Leskovac (regjistruar 1456)

Binaç, Viti

  1. Gërmadha të një vendbanimi të vjetër përreth fshatit e në fshat, aty janë gërmadhat e Kishës Shën Paraskevit, Shën Stefanit dhe Shën Nikollës
  2. Manastiri i Mihajlit (Buzukut), në jug të fshatit (shek. XIV-XVI)

Bishtazhin (E njohur në mesjetë si: Bisazina, Gjakovë)

  1. Kisha e re, ndërtuar mbi themelet e kishës së shkatrruar më 1941, varrezat e kishës së vjetër dhe t resë janë përreth

Bistrica, Leposaviq

  1. Gërmadha të kishës dhe varrezave të vjetra

Bistrica e Shalës, Leposaviq

  1. Gërmadha të kishës së vjetër në anën e quajtur Crkviste

Bivoljak, Vuçitërnë

  1. Varreza të vjetra të njohura si të Vllahëve

Blagajë, Pejë

Burim i ë dhënave

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
  1. ^ Mark Krasniqi, Rojtarët e kishave në Kosovë, ‘’Gjurmë e gjurmime’’, Prishtinë, 1979
  2. ^ a b Boka Kostorska - Vuk Ste. Karagjigj Arkivuar 12 mars 2007 tek Wayback Machine Извор: Ковчежић за историју језик и обичаје Срба сва три закона у Бечу у штампарији јерменскога манастира 1849
  3. ^ Pero Slijepçeviq, Stare srpske zaduzhbine, ‘’Ogledi’’, faqe 92-122, Beograd 1934
  4. ^ Dr. Jahja Drançolli, Monumentet e kultit katolik në Kosovë, ‘’Koha Ditore’’, Prishtinë, 14 prill 2001
  5. ^ (Sherif Delvina, Kishat në Kosovë, ‘’Pasqyra’’, Prishtinë, 9 qershor 2000)

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]