Prapaformimi

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

etimologji, prapaformimi është procesi i krijimit të një fjale të re nëpërmjet eptimit, zakonisht duke hequr ose zëvendësuar ndajshtesat aktuale ose të supozuara nga një njësi leksikore, në një mënyrë që zgjeron numrin e leksemave që lidhen me fjalën rrënjësore përkatëse.[1] Rezultati quhet një prapaformim, një term i krijuar nga James Murray[2] më 1889. (Oxford English Dictionary Online ruan përdorimin e tij të parë të fjalës 'back-formation' nga viti 1889 në përkufizimin e to burgle; prej burglar.)[3]

Për shembull, nga emri gjeografi është prapaformuar emri gjeograf, duke hequr prapashtesën -i.

Dukuri të ngjashme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Prapaformimi mund të jetë i ngjashëm me rianalizat ose etimologjitë popullore kur mbështetet në një kuptim të gabuar të morfologjisë së fjalës më të gjatë.

Prapaformimi dallon nga këputja – prapaformimi mund ta ndryshojë pjesën e ligjëratës ose kuptimin e fjalës, ndërsa këputja krijon fjalë të shkurtuara nga fjalë më të gjata, por nuk ndryshon pjesën e ligjëratës ose kuptimin e fjalës.

Fjalët ndonjëherë mund të fitojnë kategori të reja leksikore pa ndonjë ndryshim ndajshtesor në formë (për shembull, ship (në kuptimin detar) fillimisht ishte një emër dhe më vonë u përdor si folje). Ky proces quhet konversion ose fjalëformim pa ndajshtesa (zero-derivation). Ashtu si prapaformimi, ai mund të prodhojë një emër të ri ose një folje të re, por nuk përfshin prapaformim.

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ Crystal, David. A Dictionary of Linguistics and Phonetics, Sixth Edition, Blackwell Publishers, 2008.
  2. ^ Booty, O.A. (24 gusht 2002). Funny Side of English (në anglisht). Pustak Mahal. ISBN 9788122307993. Marrë më 8 prill 2018 – nëpërmjet Google Books.
  3. ^ "Oxford Dictionaries Definition of burgle in English". Oxford Dictionaries Online (në anglisht). Oxford University Press. Arkivuar nga origjinali më 21 prill 2017. Marrë më 20 prill 2017.