Jump to content

Prefekturat e Shqipërisë

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Prefekturat ishte një njësi administrative e Shqipërisë në vitet 1913 – 1953, si dhe 1992 – 2002. Që nga viti 2002, çdo qark ka edhe prefektin e qarkut, misioni i të cilit është përmbushja e detyrimeve për të garantuar zbatimin e programit politik të Këshillit të Ministrave, në nivel qarku.[1]

Pas shpalljes së pavarësisëShqipërisë, me anë të ligjit "Kanuni i Përtashëm i Administratës Civile të Shqipnies" të shpallur më 22 nëntor 1913, vendi u nda në 8 prefektura, me në krye prefektin. Prefekturat ishin: Berati, Dibra, Durrësi, Elbasani, Gjirokastra, Korça, Shkodra dhe Vlora. Më tej prefekturat ishin të ndara në nënprefektura, të drejtuara nga nënprefekti.[2]

Në vitin 1927 Shqipëria kishte 10 prefektura, 39 nënprefektura, dhe 69 krahina me 2351 fshatra.[3] Në vitin 1934 kishte 10 prefektura, 30 nënprefektura, 160 komuna me 2351 fshatra, ndërsa në vitin 1940 kishtë 10 prefektura dhe 30 nënprefektura.[2]

Në vitin 1945 u ruajt ndarja administrative me 10 prefektura dhe 61 nënprefektura, por u suprimuan komunat dhe bashkitë, ndërsa në vitin 1946 u bë ndarja e re administrative me 10 prefektura, 39 nënprefektura dhe u fut në mënyrë të pjesshme lokaliteti. Në vitin 1947 lokaliteti mori përparësi duke zëvendësuar komunën. Kështu, ndarja përbëhej nga prefektura, rrethi, lokaliteti me fshatra e qytete.[2]

Më 13 shtator 1953 qarku zëvendësoi prefekturën.[3]

Më pas në bazë të ligjit 7608, datë 22.09.1992 "Për Prefekturat" u krijuan 12 Prefektura si Njësi që drejtohen nga Këshilli i Ministrave. Me ligjin nr.8927, datë 25.7.2002, “Për prefektin” u hoqën prefekturat përsëri. Që nga viti 2002, çdo qark ka edhe prefektin e qarkut, misioni i të cilit është përmbushja e detyrimeve për të garantuar zbatimin e programit politik të Këshillit të Ministrave, në nivel qarku. Me ligjin nr.107/2016 “Për prefektin e qarkut” u përcaktuan për herë të fundit rolit i prefektit të qarkut dhe misioni i tij.[1]

Prefekturat në Tokat e Liruara

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Hartë e ndarjes administrative të Shqipërise në vititn 1943 (e përafërt)

Në tokat e liruara gjatë Luftës së Dytë Botërore u themeluan prefekturat: Dibër, Pejë, Prishtinë, Prizren. Këto prefektura përbëheshin nga nënprefektura, të cilat janë:[4]

  • Prefektura Dibër: Qendër Dibër, Gostivar, Kërçovë, Rekë, Strugë, Tetovë
  • Prefektura Pejë: Qendër Pejë, Drenicë, Istok, Plavë, Rozhaj, Tutin
  • Prefektura Prishtinë: Qendër Prishtinë, Gjlian, Ferizaj
  • Prefektura Prizren: Qendër Prizren, Dragash, Gjakovë, Rahovec, Suharekë

Prefekturave të Korçës dhe Shkodrës u shtuan këto komuna dhe nënprefektura nga tokat e liruara:[4]

  • Nënprefekturës Qendër Korçe të Prefekturës Korçë u shtuan komunat: Carizvor, Lubinjë, Podmoçan.
  • Nënprefekturës Qendër Shkodër të Prefekturës Shkodër u shtua komuna: Tuz.
  • Prefekturës Shkodër u shtua nënprefektura Ulqin.
  1. ^ a b "LIGJ Nr. 107/2016 PËR PREFEKTIN E QARKUT" (PDF). prefektitirane.gov.al. 3 qershor 2022. Marrë më 3 qershor 2022.{{cite web}}: Mirëmbajtja CS1: Gjendja e adresës (lidhja)
  2. ^ a b c "Historik i Shkurtër i Ndarjes Administrativo-Territoriale të Shqipërisë". reformaterritoriale.al. 3 qershor 2022. Marrë më 3 qershor 2022.{{cite web}}: Mirëmbajtja CS1: Gjendja e adresës (lidhja)
  3. ^ a b Qeverisje lokale e pas 21 qershorit: 61 bashkite do te drejtohen dhe sherbejne sipas modelit 1958 Arkivuar 3 maj 2015 tek Wayback Machine – telegraf.al
  4. ^ a b "Ethnic/religious composition of Liberated areas". pop-stat.mashke.org (në anglisht). Marrë më 2022-06-04.{{cite web}}: Mirëmbajtja CS1: Gjendja e adresës (lidhja)

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]