Prishtina Film Festival 2011
Pri Film Fest Prishtina Film Festival | |
---|---|
Zhanri | Festival filmik |
Datat | gusht |
Vendndodhja | Prishtinë |
Vitet aktiv | 2009 - tani |
Themeluar nga | Vanessa Redgrave, Vjosa Berisha |
Organizuar nga | OJQ |
Prishtina Film Festival i njohur gjithashtu si Festivali i Filmit në Prishtinë dhe PriFilmFest, është një festival filmi që mbahet çdo vit në Prishtinë, Kosovë, që shfaq prodhime të njohura ndërkombëtare të kinemasë në rajonin e Ballkanit dhe më gjerë, dhe tërheq vëmendjen në industrinë e filmit kosovar. Ajo u krijua pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës në vitin 2008 . Festivali i parë u mbajt në vitin 2009 dhe prezantoi aktoren Vanessa Redgrave.
PriFest 2011
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Edicioni i tretë i festivalit u mbajt nga 24 shtator deri më 1 tetor, 2011. U hap me filmin "Falja e Gjakut", një film nga regjisori Amerikan Joshua Marston, dhe u mbyll me tepihun e kuq në një mbremje gala në Sheshin 21. President i jurisë ishte Gadeon Burkhard (Inglourious Basterds), i cili gjithashtu kishte konkuruar me filmin e metrazhit të mesëm të quajtur Urat.[1] Moto-ja e festivalit u ndryshua në "Miqësia. Përgjithmonë."
Edicioni i dytë i Forumit të PriFest-it, u mbajt më 25 dhe 26 shtator, duke lidhur regjisorë dhe producentë anëmbanë botës me ata të Kosovës. Prezantues ishin: Sarah Calderon (Karma Films), Satu Elo (EAVE), Bernd Buder (Festivali i filmit në Berlin), Roshanak Behesht Nedjad (Hëna Fluturuese), David Grumbach (Film-bëres Francez), dhe Elma Tataragic (Përzgjedhese e programit në festivalin e filmit të Sarajevës).[1][2]
Çmimet
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Të marrura nga Webfaqja e Prifestit [3]
Çmimi | Aktori | Personi |
---|---|---|
Filmi më i mirë | Djaloshi i dashur (Dashnori) | Cătălin Mitulescu |
Çmimi special i jurisë | Punk-i nuk ka vdekur | Vladimir Blazevski |
Regjia më e mirë | Streha | Dragomir Sholey |
Aktori më i mirë | Djaloshi i dashur (Dashnori) | George Piştereanu |
Aktorja më e mirë | Amnistia | Luli Bitri |
Hyjnesha e Artë - Filmi më i mirë i metrazhit të mesëm | Babi | Umut Dag |
Çmimi mirënjohës i jurisë | Dhoma 304 | Birgitte Stærmose |
Çmimi i publikut | Amnestia | Bujar Alimani |
Çmimi i medias | Dëshprimi ynë i madh | Seyfi Teoman |
Shih edhe
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Referimet
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ a b http://www.prifilmfest.org/english/ Arkivuar 18 maj 2012 tek Wayback Machine, Hapet edicioni i trete i PriFest.
- ^ http://www.prifilmfest.org/english/prifilmforum.html Arkivuar 15 prill 2013 tek Archive.today, Forumi i PriFilmFest.
- ^ http://www.prifilmfest.org/english/ Arkivuar 18 maj 2012 tek Wayback Machine, Cmimet e edicionit te trete te PriFest.