Jump to content

Prishta

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Prishtë)
Prishta
Noimage.png

Prishta është një fshat në Shqipëri.

Fshat në kufi me rrethin e Përmetit, në jug kufizohet me fshatin Zhepovë dhe Shelq, në perëndim me fshatin Kajcë, në veri Rehovicë, Dorës dhe në lindje nga fshati Çepan, Siticë dhe Muzhak.

Izolimi gjeografik dhe largësia nga qendrat e mëdha urbane kanë bërë që shumica e familjeve të zhvendosen me banim të përhershëm nga këto zona. Nga rreth 120 familje që kishte në fillim të viteve '90, kanë ngelur rreth 15 familje me banim në fshat.

Është kryesisht blegtorale; prodhimet bujqesore dhe nenproduktet artizanale te tyre janë djathi, gjalpi dhe rakia. Fshati Prishtë karakterizohet nga burime të shumta ujore, kultivohen shumë pemë frutore ku mbizotërojnë rrushi, molla dhe arra. Prodhim karakteristik është rakia e famshme e Skraparit, nënproduktet e mushtit të rrushit, pekmezi dhe rehania e rrushit. Një tjetër prodhim karakteristik është pastermaja (mishi i kripur dhe i tharë në dhoma me ngrohje).

Sipas "Fjalori Enciklopedik", viti 1985, faqe 866: "..Prishta është fshat në rrethin e Skraparit. Ka bere pjesë në fshatin e bashkuar Grepskë (tashmë bën pjesë në komunën e Çepanit ). Në perendim të fshatit Prishtë është Kalaja e Prishtës, qëndër qytetare ilire e fortifikuar. Gërmimet arkeologjike janë bërë më 1972. Në kohën antike lidhte luginën e Apsit (Osumit ) me atë të Aosit (Vjosës), përmes lumit (ose luginës) të Dishnicës. Në gjysmën e dytë të shekullit të 4-tërt parë erës së re, u rrethua me mur me blloqe katëkëndëshe të përforcuara me kulla dhe u bë qëndra më e rëndësishme qytetare e luginës së mesme të Apsit. U shkatërrua gjatë luftërave iliro–romake dhe u ribanua vetëm në periudhën e vonë antike , në shekullin e 4 – 6-të të erës sonë……”….. Sipas një legjende që na e përcjell Neritan Ceka tek libri i tij " Ilirët " faqe 272 , rezulton se qyteti ilir i Prishtës ka qënë rrënuar nga fiset barbare të goteve kur u dyndën në vendin tonë ne shekullin e IV-tërt pas lindjes së së Krishtit.

Kongresi i parë i Bektashinjve

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Në kongresin e tyre të parë kombëtar, të mbajtur në Teqen e Prishtës ne Skraparit në janar 1922, bektashinjtë e shpallën veten të pavarur nga bektashinjtë e Turqisë dhe, pas ndalimit të të gjitha tarikatevedervishëve në Turqi në vjeshtën e vitit 1925, bektashinjtë turq e shpërngulën selinë e tyre botërore dhe e prunë në Tiranë. Në Shqipëri ata ngritën një bashkësi të pavarur e të njohur nga të tjerët, e cila ekzistoi deri më 1967. Bashkësia e bektashinjve u sistemua e u nda në gjashtë rrethe të vendit:

Kruja, me seli në teqenë e Fushë Krujës;

Elbasani, me seli në teqenë e Krastës; Korça, me seli në teqenë e Melçanit;

Gjirokastra, me seli në teqenë e Baba Asimit në Gjirokastër;

Prishta, që përfaqësonte Beratin e një pjesë të Përmetit;

Vlora, me seli në teqenë e Frashërit.

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]